Krimi në Bllok/ Truproja i Elvana Gjatës vrau atë të pronarit të basteve Ervis Martinaj

TIRANE - Zbardhen detaje të reja nga përplasja me armë në zonën e ish-bllokut ku u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë. Policia ka arrestuar dy nga të plagosurit, Ervis Martinaj, 36-vjeç dhe Eljon Hato, 28-vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim si të përfshirë me ngjarjen tre persona Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë, Fabjol Alushi, 42 vjeç, banues në Tiranë dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë, ky i fundit bodygard i Elvana Gjata.

Burime për Report Tv konfirmojnë se Merviol Bilo është specialist xhenjo në batalionin e Forcave Komando të Zall-Herrit. Bilo ka qene 3 here ne misione ne Afganistan dhe ka kaluar te gjitha testet profesionale me rezultate maksimale. Siç bejne shume komponente te forcave te rendit, kur jane jashte sherbimit, punojne si bodigard, pasi ligji aktual nuk e pengon.

I vetmi detyrim  eshte ai i te mosmbajturit me vete te armes se sherbimit. Ai dyshohet se ka ekzekutuar me një plumb në kokë Fabjol Gaxhën, truprojën e Ervis Martinajt si dhe plagosi këtë të fundit bashkë me Eljon Haton. Në një lidhje telefonike, gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, tha se qitjet në lokal janë kryer nga komandoja i cili ka qëlluar në kokë Fabiol Gaxhën duke e lënë të vdekur.

Në pjesën e qafës ka qëlluar edhe Ervis Martinajn e Eljon Haton. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës pasi predhat nga arma e zjarri pistoletë e komandos, i kanë prekur organet jetike.

Autori i ngjarjes Merviol Bilo


Edhe Ervin Mata është një emër i njohur në Tiranë, i cili mendohet se është i dashuri i Elvana Gjatës, ngacmimi i të cilës nga viktima Fabjol Gaxha solli edhe ngjarjen e rëndë brenda ambienteve të lokalit "Monopol" ku mes disa personave pati shkëmbim zjarri "Far West".

Policia njofton se personat e përfshirë në këtë ngjarje, mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri - tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi Fabjol Gaxha, dhe u plagosën shtetasit Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. 

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë zjarri tip “Glock”, 11 gëzhoja, 10 000 euro, tre automjete, aparate celular. 

Në kërkim për ngjarjen: 

Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë 

Fabjol Alushi, 42 vjeç, banues në Tiranë

Merviol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë 

Deklarata zyrtare e policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova”, u plagosën me armë zjarri shtetasit E. M., 36 vjeç dhe E. H., 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë shtetasi F. G., 28 vjeç.

Arrestohen në flagrancë dy të plagosurit dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale armë zjarri “Glock”, gëzhoja, shumë në euro, automjete e aparate celular.

Grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga Specialistë të Taks Forcës Qëndrore, Specialistë të Policisë së Shtetit, Specialistë të Hetimit të Krimeve ndaj jetës dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e një grupi Prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

- Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë

- Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit :

- E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë
- F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë
- M. B., 41 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri - tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

- armë zjarri tip “Glock”
- 11 gëzhoja
- 10 000 euro
- tre automjete
- aparate celular

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, të parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278 të Kodit Penal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:37
Në kërkim pas vrasjes në Bllok, ja kush është Fabjol Alushi

REPORT TV siguron foton e Fabjol Alushit. 42-vjeçari banues në Tiranë është në kërkim së bashku me Ervin Matën 31 vjeç, që është i dashuri i Elvana Gjatës dhe Merviol Bilon, komandoja që vrau truprojën e Ervis Martinajt.  Fabjol Alushi ishte në tavolinë me Matën dhe Bilon në momentin që ndodhi përplasja me Ervis Martianjn.




Fabjol Alushi
Ora 18:27
Vrasja në Bllok, ja kush i dashuri i Elvana Gjatës në kërkim

Personi që shihni në foto është biznesmeni Ervin Mata, 31-vjeçari i shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lokalin Monopol në ish-Bllok ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato dhe Laert Hata. Ervin Mata është gjithashtu i dashuri i këngëtares së njohur.

Në foto Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjatës

Fotoja është sigurur nga Shqiptarja.com dhe Report Tv. Siç raportoi më herët gazetari Artan Hoxha edhe vetë këngëtarja Elvana Gjata ashtu si i dashuri biznesmen kanë qënë mbrëmë në lokalin ku ndodhi sherri që përfundoi me një të vdekur e dy të plagosur.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bet1nna: 07/10/2018 12:15

    Esht gjynaf tvritesh per nji k**v si puna elvana gjates

    Përgjigju
  • Anna: 06/10/2018 15:17

    Po ky i dashuri i Elvanes si tullumbac qenka. Nuk vrite njeriu per nje fjal goje o Shqiptar nuk e ka prekur me dor. Per Zoten turpi i madh qfare po ndodh.

    Përgjigju
  • opioninion: 06/10/2018 14:54

    aka lidhje MAMaqi ak lidhje TOPalli me kete aka LIdje ben gjate me kete aka lidhje po NONika mete aka lidhje partia demokratikeaka lidhe sportise kete persona ak lidhje televizjone me kete aka ALKETa VEJsiu mekete person dhe abasade dhe doganjere ka lidhje KUME dhe KULe

    Përgjigju
  • ashfak: 06/10/2018 13:15

    kjo oshte shqiperia pra me vipat e kriminelet qe na drejtojne e na frymezojne drejt zukseseve te medhe drejt Europes qe kena kerkuar

    Përgjigju
  • Edi: 06/10/2018 11:48

    Te gjithe te denuar, te gjithe te lidhur me krimin Vis dhe cunat, dhe te shohesh si i mbron policia, si eshte e mundur? Ai qe i vrau ishte USHTAR, keshtu qe skishte konflikt interesi dhe eshte vete mbrojtur, sepse ashtu suc tha dhe avokati i visit, nuk e njihnin njeri tjetrin pa nuk kish per te shkuar puna keshtu. Bravo komandos, i lumte dora.

    Përgjigju
  • Endri: 06/10/2018 11:37

    Te lumt dora Komando, mbase zoti don qe ky tjetri te rrij gjalle e te shoh vuajtje pa fund.

    Përgjigju
  • Katunari me Armani: 05/10/2018 21:59

    Shqipnia asht bo:- Pordhi kali në derë të hanit!

    Përgjigju
  • Kulmi: 05/10/2018 21:09

    Ky hato ka vra ne 2014 edhe ka porosit nji vrasje ne 20015 edhe esht I lir ??? Ky duhet te kishte qen burg perjet!! O ku jetojm mjer ne

    Përgjigju
  • Justice: 05/10/2018 20:34

    Ky stan kte bulmet ka.o ja fut o e ha

    Përgjigju
  • paralaci: 05/10/2018 19:30

    te lumte pushka!!!!!kur si palose te 3!!!njeri ne kerkim per tentative vrasje...tjetri vrasje ne kurriz por il lir... e ai legeni martini vrasje me 1 vit e gjys burg!!!!gjan e keqe nuk e gjen gje....te kishin shku per lesh te 3

    Përgjigju
  • Blenard: 05/10/2018 18:44

    Te lumte pushka o kapedan!

    Përgjigju
  • Fredi: 05/10/2018 18:26

    Te lumt o komando po mos te kishe lan asnjanin plagos ti kishe rahatuar

    Përgjigju
  • Sokol buzderi: 05/10/2018 18:09

    Me vjen keq vetem per kete komandon qe ju shkaterua jeta per nje hale qe vajti ne hale te gomerve.

    Përgjigju
    • Shijak: 05/10/2018 18:43

      Ju thaftë dora që nk ja preu bileten vetëm ardhje dhe atyre 2 shpellareve të tjerë. Për kët me vjen keq. Do pastrojë tironen dhe shqiptarët nga ato halet e tjerë.

  • CaBone: 05/10/2018 18:05

    O Fredi & Alb, me falni qe po ju drejtohem por dua nje pergjigje nga ju se pash qe ju kishit ven Enverit, se dhe un njelloj si Enveri mendoj. Po tju ngacmoj njeri gruan juve si do vepronit? Ose motren e mamin ska shum rendsi. Ju do i thonit flm se ne jemi te cilivizuar?

    Përgjigju
    • Alb: 05/10/2018 18:49

      Po dhe e vrave kush do ta punoj gruan pastaj , e rendesishme eshte te kesh nje neri te mir ne krah besnike qe vet nuk tregon interes ndaj ngacmimeve po sarrite kete motra kurv mbetet apo gruaja bej ca te duash ti vrit njerez bej si langaraq rrugeve

  • Artan Hoxha: 05/10/2018 16:01

    Edhe biznesmen, edhe me pistolete ne brez. Burri i Elvanes qe tundi vendin se u be 30 vjec. Kushedi me leket e kujt hallexhiu ju be koncerti se keta “buznesmene “ me gjoba mbahen

    Përgjigju
  • Bledi: 05/10/2018 14:45

    He mor vis te beri burri huj me hik me vrap me plumb ne qaf me u mcef ne banjo si lepur a dhe ti spaske qen askushi paske pas be si fmi mistrec kot si me ju ba zbor nje ushtar gjoja me njerz si te eleminojn ju e e ju zgerdhini shkoni beni prap kshu

    Përgjigju
  • titi: 05/10/2018 14:27

    Nuk dua te shkruaje banale, pore jam i detyruar se nuk gjeje dote fjale te mira ...shikoni grate e motrate qe keni neper shtepi pastaj shikoni te tjerat ....ghuna gjith keta te rije qe vdesin dhe mbyshin burgJhet se skan si te kalojne diten,se sduan TE POUNOJNE ......GHUNA MAMAT E SHKRETA...

    Përgjigju
  • luku 21 dhjetori: 05/10/2018 14:23

    eeee ku fle lepuri.

    Përgjigju
  • Myftiu bab Teqeja: 05/10/2018 14:23

    Ordinerllek sepse kur e tymon hashon per vite e vite, fillon e jeton pastaj si në filmat me Toni Montanen. Hahahahahahaha, ordinerllek maskarallek!

    Përgjigju
  • Saikeq tahiri: 05/10/2018 14:17

    U hap dhe nje front i ri lufte ne tirane se nuk kishte hic ne fakt.do kete ngjarje te tjera 100%

    Përgjigju
  • Enver hoxha: 05/10/2018 13:47

    Kush ngacmon femra te shoqeruara vetem vdekja i pret..

    Përgjigju
    • Alb: 05/10/2018 14:27

      Tamam mut paska ne kok kjo eshte arsye pse ky popull duhet sterilizuar se ka te tilla mendime se meritojne civilizimin

    • Fredi: 05/10/2018 14:05

      Hahahahah o Enver, paske m*t në kokë në vend të mendjes

  • Erik: 05/10/2018 13:35

    Barboni ne shpirt sado lek te kene ne xhep, mbetet perseri barbon ne sjellje. Te tjeret ne qejfin e tyre, ky shkon u shkaterron jeten dhe vet iken per lesh.

    Përgjigju
  • Fredi: 05/10/2018 13:06

    Dhjet mijë euro cash nëpër xhepa e brekë dhe me armë? Hahahahahah domosdo, qytetarë të thjeshtë e të pastër , rrogëtarë me punë të ndershme gjith djersë balli..

    Përgjigju
  • joy: 05/10/2018 12:01

    A di gje njeri pse jane jashte burgut keta te akuzuar per vrasje e te skeduar per disa krime... apo do e zgjidhi vettingu i leshit

    Përgjigju
  • Genci: 05/10/2018 11:40

    Hu më hu shkove Vis Martini por njëri të hyri. Të fala Genci.

    Përgjigju
    • Adem: 05/10/2018 19:32

      Ervis Martini esht mesu me rraf njerez neper clube me shishe 50 cerra me vete ashtu ka mendu dhe mbrem qe do i shkojn gjerat sic do vet si cdo her tjeter po u takua ne hundlesh

    • ne tiron: 05/10/2018 15:37

      Nuk I hyri tamam. E ky kur te rikthehet, do filloje avazin.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos dhe Klosit

Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos dhe Klosit