Protesta/ Xhafaj sfidon Bashën: Nëse përgjimi rezulton i vërtetë unë do largohem, në të kundërt ti do ikësh?

TIRANE-Opozita do të zhvillojë nesër protestën para Kryeministrisë. Kauza e opozitës është ngritur mbi një përgjim misterioz të publikuar nga PD ku pretendohet se Albert Veliu, një eksponent i njohur i botës së krimit në Vlorë, bisedon me Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për sigurimin e një sasie kanabisi për trafikim drejt Italisë.

Një ditë para protestës, ministri i Brendshëm ka sfiduar kryetarin e PD, Lulzim Basha. Xhafaj përmes një postimi në Twitter u shpreh se nëse audio-përgjimi rezulton i vërtetë, ai do të largohet nga posti i ministrit të Brendshëm, por në të kundërt duhet të largohet Basha dhe të dalë para ligjit.

Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot : Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim.

Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?

E vërteta është vetëm një, dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve. #Drejtësiderinëfund

Fatmir Xhafaj

Një ditë pasi prokuroria njoftoi zyrtarisht se si po zhvillohen hetimet për audio përgjimin e transmetuar nga PD, Report TV mëson detaje të reja për vendin se ku është dërguar materiali për ekspertizë. Një burim pranë hetimit të kësaj çështjeje deklaroi se audio përgjimi është dërguar për ekspertizë në Itali. Për opozitën audio-përgjimi është i vërtetë dhe për këtë arsye kërkojnë që Xhafaj të largohet nga posti, pasi sipas tyre ka mbrojtur vëllanë, ndërsa shumica dhe kryeministri Rama e kanë mohuar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • opinion.: 26/05/2018 08:36

    PS me Ramen Xhafaj e Gramoz Ruçin kane bere terrore ne drejtesi e kushtetuten e Republikes se Sbqioeris. qdo parameter shteti kane kriminalizuar,Driguar e tritolizuar me krime e terrore tritoli.

    Përgjigju
  • Era: 26/05/2018 08:18

    Po me toni e di qe dhe sala ashtu ka qene dhe te ikin per dreq te gjithe edhe xhafa edhe sala edhe luli, mos e befshin piken e hajrit asnjeri

    Përgjigju
  • Maks: 26/05/2018 07:36

    Ti marrish nji nga nji keta pd ista te pasur pasurit qe kan I kan ber o me korupsjon o drog e prostitucion o me tradheti si ne luften e bosnjes ku i conin naft molloshit

    Përgjigju
  • Era: 26/05/2018 05:01

    Fatmir xhafa te largohet nga posti i ministrit te brendshem se nuk e meriton ... komunist i vjeter . E futi policine ne vetting po veten pse nuk e futi??????ben sikur eshte i ndershem shume !!te zhduket , plehra , mos e befte piken e hajrit... ja ku po i del prej hundesh e se shpejti do largohet se ju duk vetja se kapi qellin me dore

    Përgjigju
    • Toni: 26/05/2018 08:04

      Sa pa tru jeni ju Shqup-istet! Edhe po ti bente veting vetes Xhafa do e kalonte! E ke pyetur veten c’do ndodhte me Sali Gerdec&company dhe Lulush-hajdutin(i pafajshem me raport mjekesor)!!!!!

    • Toni: 26/05/2018 07:57

      E di ti Era qe Sali Gerdalla ka qene sekretar partie ne spitalin ku punonte dhe ka qene aq komunist i zellshem sa qe nxirte jashte studentet qe kishin favorite te gjata kur jepte mesim ne universitet?

  • Latifi: 26/05/2018 02:12

    Kujdes ben tironci dardha e ka bishtin prapa

    Përgjigju
  • Cim kombinatsi: 26/05/2018 02:10

    XHAFAJ kercenon njelloj si ne diktature ne enverit

    Përgjigju
    • Shullazi: 26/05/2018 10:06

      O Cim e ke pa ndonjehere Saje Qorrin me Shullazin? Une e kam pa vete. Kete peshqesh PS-ja e ka nga Saje Qorri qe eshte bere aleat ,e qelbesirat.

  • Ben Tironci: 25/05/2018 22:57

    Luli te shkoje e te haje nje m!!!ut te madhnese pergjimi del bllof

    Përgjigju
  • Fredi: 25/05/2018 21:38

    Cfare po e vini ne bast? Cfare eshte ne mes? Jeta e popullit? Basha ne burg dhe ti jep doreheqjen Z. Minister. Posti huk eshte i perjetshem. Nese dikush do ishte ne vendin e vellait tend do e kishin kapur si kelysh ku**e policet dhe nuk do e linin te shkonte vete ne burg ne itali si Pablo Escobari. Norma morale dhe dinjiteti te detyrojne te japesh doreheqjen pasi ti plasesh ne burg falsifikatoret.

    Përgjigju
  • Miri: 25/05/2018 21:25

    Ik o faik e test partie ,,la nam tu ba propagant,,po vdesin njerzit per duk ti me propagant dhe me parti ik o shoku se la nam

    Përgjigju
  • Faik: 25/05/2018 20:31

    RESPEKTE Zoti FATMIR . NUK jam dokord me ju FATMIR , kur thua që në qoftëse NUK është e Vërtetë VIDJOJA , LUL KRIMINELI duhet të japi DORËHEQJEN!! LUL HAJDUTI duhet të Shkojë Njëherë në BURG për SHPIFJE dhe FALLSIFIKIME , dhe për DORËHEQJEN e LULIT as më RRUHET fare mua , sepse PDja është PARTI KRIMINELËSH dhe HAJDUTËSH , kshuqë , kushdo që të vijë ose do jetë si LUL TRADHTARI ose do jetë më i NDYRË sesa LULI !! PRANDAJ Prononcohu siç duhet ZOTI XHAFAJ !!! Pse duhet të dalin pa Lagur fare këta ZORRAXHINJTË e PDsë ?!!! JO ore JO , ata duhet të përballen me LIGJIN për SHPIFJE dhe SHANTAZH !! Të PËRSHËNDES ZOTI FATMIR XHAFAJ !! Edhe diçka tjetër , që NUK bëre mirë që e Dorëzove VËLLAIN tuaj tek DREJTËSIA ITALIANE , sepse AGRONI NUK ka bërë asnjë KRIM në SHQIPËRI dhe NUK ka NDIKUAR fare tek XHEPAT dhe EKONOMIA Shqiptare , Kurse BANDITËT e PDsë dhe LSIsë HAJDUTËRISË e kanë RRJEPUR , PLAÇKITUR Shqipërinë dhe kanë VRARË me MIJËRA SHQIPTARË , kshuqë NUK mund të Krahasohet KRIMI i AGRONIT para 15 VJETËSH , me MIJËRA KRIMET e PD DROGËS në këto 27 VJET !!

    Përgjigju
  • POSHTE komunizmi NE PUSHTET: 25/05/2018 20:15

    XHAFAJ eshte njeriu we MUND te BLEJE JO prokuroren POR DHE ITALINE TE GJITHE , PERFSHI GREQINE DHE HAHN GJITHASHTU .IKU DHE LU KU KISHIM CA SHPRESA TE MAJTA .KISHIM CA TE GODITUR TE PAGODITUR .

    Përgjigju
  • Miri: 25/05/2018 20:13

    Nuk keni turp ju komentus i thoni dhe zoti xhafa ,,,e verteta ka dal sheshit ,,ne ja dham ps PS per me mir kto po e bejn kabul ,,ik o zoti xhafa se je i lyrr kok e kemb,,,mbeshtesim protesten pa dallime politike

    Përgjigju
    • Shpellar vicidoli: 25/05/2018 20:34

      Ate te shqupistes e ke pare ndo1 her nga bira e çelsit??? Ti ja paske dhen voten, ti era jote e qelbur te tradhton qe je komunist shqupi, si adashi yt i udb-se

  • Osmani: 25/05/2018 20:04

    Po cfare e pyet Z. Xhafa. Urdheroje te iki horra!

    Përgjigju
  • Altintop: 25/05/2018 19:59

    o Xhafa, deri tani koha ka treguar qe drejtuesit e larte opozitare nuk u plas fare per Forcen e Ligjit... kjo tregon qe jane akoma me "pushtet". Prandaj, te lutem mos vazhdoni te beheni qesharake me deklarata bombastike...por futuni punes me seriozitet dhe jepni shembuj me vepra para shqiptareve...dhe jo me deklarata ne media!flm

    Përgjigju
  • Goca bukur: 25/05/2018 19:44

    Po tani ca do bej luli me vjen ndermend pyetja mua

    Përgjigju
  • Rei: 25/05/2018 19:42

    Ja njeriu qe ska frike nga asgje jo po bej der der kot neper tv si Basha.

    Përgjigju
  • Visi: 25/05/2018 19:39

    Ahaha cja ka fut bukur. Luli fjala per ty miku im.

    Përgjigju
  • kimi: 25/05/2018 19:39

    Po luli ndryshoj gjithe ate statut per tu bere mbret i PD ti thua te sfidoj.

    Përgjigju
  • Arturi: 25/05/2018 19:26

    O Fatmir, lëre fatkeqin në fatkeqësin e tij. Mori ne qaf opoziten.

    Përgjigju
  • erjon: 25/05/2018 19:19

    rrespekte fatmir

    Përgjigju
  • Populli: 25/05/2018 19:13

    Te lumt zoti minister kjo esht burreri cfare do thot tani plehrat e opozites ku ne te semes do futen kto kriminel te vertet qe duan luft e vllavrasje,kto duhen kalbur ne burg kto ordiner te ndyr e te pa cip

    Përgjigju
  • Drejtësia: 25/05/2018 19:03

    As ka për ti dhënë ndonjëher përgjigje asaj pyetje Luli. Mir do ishte ta provonte ç'do të thotë të gënjesh një popull të tërë. Po ky nuk ka burrëri.

    Përgjigju
  • Redi: 25/05/2018 19:00

    Pergjigje e sakte nga zoti Xhafa , por mos i bej sfide Bashes ,se dhe ai e di qe eshte pergjim i rreme , por ja ka kerkuar kupola me bacen ne krye . Ata nuk priten pergjigjen , por u shpejtuan per proteste, se ishte i vetmi motiv ( rrenc) per te thirrur militantet . Opozita kishte shume aresye te protestonte kindra qeverise ,por e luajti me nje plage qe e ka filluar vet sic eshte tragiku i narkotikeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD