Vrasjet e shqiptarëve në Greqi, i ftuar Ardi Bido

10 Dhjetor 2018, 07:29

Vrasja e një shqiptari në Korfuz të Greqisë dhe dëmtimi i memorialit të të ashtuquajturit komandanti i çështjes së Vorio-Epirit, Thimio Loli në Finiq ishin në fokus të emisionit "45 minuta" të gazetarit Denis Minga në Report Tv ku i ftuar ishte kreu i Arkivave të Shtetit, Ardit Bido. Bido tha se "heroi grek" ka qenë një figurë antishqiptare. Sipas tij, Thimio Loli ishte pjesë e bandave që dogjën Borshin si dhe masakruan e dëbuan mijëra shqiptarë nga Çamëria.