Si do të funksionojë Paketa anti-KÇK? I ftuar Plarent Ndreca

31 Janar 2020, 21:58

 

TIRANE-Vetëm pak orë pasi kaloi me akt normativ paketa anti-KÇK, Policia e Shtetit e ka bërë gati listën me 250 subjektet e para për të ndërhyrë. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca i ftuar në emisionin "45 Minuta" në Report Tv sqaroi se si do të funksionojë, ku do të ndërhyhet dhe çfarë parashikon kjo paketë. Akti normativ do të jetë në fuqi deri në fund të vitit 2020, afat kur mendohet se të gjitha organet e reja të reformës në drejtësi janë ngritur.

Dy janë pikat kryesore të kësaj pakete. E para lidhet me goditjen e pasurive të grupeve kriminale apo individëve, që janë hetuar dhe dënuar, por pasuria nuk është kontrolluar si e kanë vendosur. Me këtë paketë, policia synon që të godasë financat e tyre. E ndërsa paketa ishte në përgatitje, policia ka vijuar punën për identifikimin e rasteve dhe deri tani është bërë gati një listë me 250 persona, të cilët është vetëm cështje ditësh përpara se të përballen me strukturat e shtetit dhe nëse nuk e justifikojnë pasurinë u sekuestrohet.