Deputeti i Opozitës parlamentare Alban Zeneli e ka cilësuar tubimin e thirrur nga presidenti Meta më 2 Mars si një përplasje fiktive që bëhet për kapjen e Gjykatës Kushtuese, ndërsa thekson se qytetarët nuk duhet të përfshihen në këtë përplasje mes Qeverisë dhe Kreut të Shtetit. I ftuar në emisionin '45 minuta' i pyetur nga gazetari Denis Minga se çfarë synohet me tubimin e 2 marsit, Zeneli tha e Meta po përpiqet të bëhet një lidership i opozitës shqiptare duke luftuar në të dy krahët si majtas dhe djathtas. Sipas deputetit Zeneli, kreu i shtetit si një njohës i mirë i politikës, po mundohet të plotësojë boshllëkun që la opozita me largimin nga institucionet.
'Nuk besoj se kjo lloj përplasje për kapjen e Kushtetueses nuk duhet të jetë preludi për të nxjerrë njerëzit në shesh. Qytetarët nuk duhet të bëhen pjesë e një përplasje fiktive që bëhet për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Ne jetojmë në një sistem demokratik që ka institucionet që ndërtohen përmes rregullave dhe ligjeve. Janë këto rregulla që përcaktojnë mirëfunksionimin e tyre. Ne duhet të zbatojmë dhe të flasim vetëm në bazë të ligjeve të shkruara dhe të miratuara me dëshira apo jo, dhe jo të bëjmë retorika luftuese për interesat personale. Meta si nojhës i mirë i politikë po mundohet të jetë pjesë nevralgjike e politikës sidomos kur në të kishte një pjesë bosh e lënë nga opozita. Ai po mundohet ta plotësojë këtë dhe të behet dhe një lidershp i opozitës shqiptare. Meta po mundohet të jetë lidership edhe majtas edhe djathtë dhe se cilin rol do të fitojë më lehtë këtë unë nuk e di', tha Zeneli.
Alban Zeneli, i cili është dhe nënkryetar i komisionit të hetimit për shkarkimin e Presidenti Meta, foli dhe për mundësinë e shpërndarjes së parlamentit nga kreu i shtetit. Zeneli tha e presidenti nuk ka asnjë kompetencë të tillë dhe nëse e bën atëherë do të jetë një shkelje e rëndë kushtuese që do të shtohen si objekt hetimi për shkarkimin e tij.
'Për të qenë i sinqertë nuk besoj se Meta do shpërndajë parlamenti. E para nuk e ka në asnjë rresht të Kushtetutës mundësinë dhe tagrin për ta bërë këtë gjë. E dyta, nëse bën kjo është një shkelje shumë e rëndë. Dhe nëse e bën ky dekret do vijë për miratim në parlament që do rrëzohet nga Kuvendi. por kjo shkelje e rëndë e tij nëse bëhet do të futet në komisionin për shkarkimin e tij', tha Zeneli.