TIRANË- Mungesa e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore, por edhe propozimet e sjella sot nga Basha, për deputetin Ralf Gjoni nuk pengon në ecurinë e saj, sipas së cilit janë të gatshëm ta votojnë atë vetëm me PS-në. Në emisionin '45 minuta' në Report Tv Gjoni shprehet se manovrat e bëra nga PD-ja, pikërisht në ditën kur do të ndryshohet sistemi, kërkesë kjo e shumë kërkuar nga opozita e re, do të bëjnë që kjo reformë të vijohet pa PD-LSI.
"Nëse PD-ja është futur në tryezë për të dalë, i kam bërë thirrje PS të thirrë komisioni, të bien dakord dhe t'i japim fund kësaj çështje, se s'ka më kohë. Nëse opozita do dalin jashtë tryezës, duhet të vazhdojmë rrugën institucionale dhe të miratojmë paketën që u duhet shqiptarët. Kur del nga institucionet je jashtë çdo vendim marrje", tha Gjoni.