Reforma Zgjedhore, Opozita e re i ftuar Myslim Murrizi

10 Janar 2020, 18:49

TIRANE- Deputeti i opozitës së Myslim Murrizi ka folur për një pakt të fshehtë Rama-Basha në studion e emisionit 45 Minuta me gazetarin Denis Minga, nisur nga retorikat e përdorura prej tyre një ditë më parë lidhur me Reformën Zgjedhore. Murrizi tha se kreu i qeverisë Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë bërë bashkë, pasi nuk duan listat të hapura në Reformën Zgjedhore. Ai tha zbuloi se në një mbledhje të bërë ditën e sotme 7 deputetë të opozitës së re kanë vendosur se nuk do të votojnë asnjë reformë që nuk prek sistemin zgjedhor, i cili sipas tij është kthyer në një sistem bolshevik të dy emigrantëve që e duan karrigen për të vjedhur.

"Ata të dy janë njëlloj. Nuk duan t'i lejojnë qytetarët shqiptarë që të marrin pjesë në zgjedhje. I shohin vetëm si votues. Nuk do të votohet asnjë arnim tjetër pa u prekur thelbi i pazareve të votës. Shqiptarët votojnë klloun, servilë që nuk kanë asnjë lidhje. Kjo nuk është pakënaqësi e opozitës së re por e të gjithë shqiptarëve. Sot kemi bërë një mbledhje 7 deputetë të opozitës, nuk votojmë asnjë reformë që nuk prek sistemin zgjedhor. Vetëm sistem bolshevik të dy emigrantëve që e duan karrigen për të vjedhur, nuk votojmë. Komisioni mund të shkojë me një draft të njëanshëm në seancë. Duhet një konsesus brenda këtij komisioni prandaj ka dy bashkëkryetarë", tha Murrizi.

    No videos found.