Tryeza politike për Reformën zgjedhore, i ftuar kreu i BD Astrit Patozi

27 Janar, 09:14

TIRANË- Bashkëfajtorë të ulur në një tryezë...kështu i sheh kreu i partisë 'Bindja Demokratike', Astrit Patozi,  Damian Gjiknurin, Petrit Vasilin dhe Oerd Bylykbashin, të përzgjedhurit politik për Reformën Zgjedhore. Shpresat i ka tek Rudina Hajdari, të cilën e veçon si njeriun që nuk ka asnjë përgjegjësi për krizën, por edhe si personin e duhur për ta zgjidhur atë. Në studion e "Repolitix" në  Report Tv, Patozi shprehet se është i lumtur që nuk ishte pjesë e asaj tryeze, teksa bashkohet me grupin e Hajdarit që e sheh problemin te sistemi politik.

"Jam shumë i lumtur që nuk jam pjesë e asaj tryezë. Aty në pjesë dërrmuese janë ulur bashkëfajtorët. Formalisht nuk na takonte të ishim, se janë ulur parlamenti ekzistues dhe opozita jashtëparlamentare. Për sa kohë që është për ndryshime të thella në Shqipëri, e sistemit aktual që është e keqja kryesore, ne na përfaqëson dhe këtu e kam fjalën dhe për nga e majta dhe e djathta. Nuk kam asnjë kompleksi që të bashkojë me cilin do që ka këtë qasje. Jo, s'kam kontaktuar. Hap pas hapi do i shikojmë të gjitha format e bashkëpunimit me opozitën e re.

Programe të tjera