Ekonomi
-
Për çdo ndërtim, autoritetet do të caktojnë një mbikëqyrës, i cili do të informojë strukturat e shtetit kur shkelen kushtet e lejes ndërtimore. Kryeministri Edi Rama mohoi për të disatën herë zërat për bashkëpunim me ndërtuesit, duke thënë se këtë e dëshmon beteja kundër ndërtimeve pa leje
29 Shtator 2022, 08:51 -
Verdho për Report Tv: S’do ketë kufizime të dritave! Deri tani 350 mln euro energji e blerë! Disa këshilla si të kursejmë
28 Shtator 2022, 17:32Drejtori i KESH-it, Ergys Verdho ka theksuar se pavarësisht krizës energjetike, Shqipëria nuk do të preket nga kufizimet.
-
VIDEO/ Bujku në Korçë: Kam 1500 kuintal mollë, ku t’i shes? Ironia e Krifcës: Kudo që shkojmë gjejmë gjysmë gazetarë e gjysmë fermerë
28 Shtator 2022, 16:42Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca takoi vartësit në Drejtorinë e Teknologjive Blegtorale në Korçë dhe më pas dha një deklaratë të programuar për gazetarët, duke shmangur përgjigjen për një fermer, i cili ankohej për mungesën e tregut të mollëve.
-
Të ardhurat në rritje, s'do ketë administrator për bashkitë! Ministria e Financave: Nuk janë në gradë të rëndë financiare
28 Shtator 2022, 16:36Nuk do të ketë administrator për bashkitë, pavarësisht borxheve që ato kanë. Burime nga Ministria e Financave thotë se përpos konkurrimit që u hap për caktimin e administratorëve që do menaxhojnë financat e bashkive, nga vlerësimet e bëra asnjë njësi vendore nuk konsiderohet me vështirësi të rënda sa ti kalojnë nën administrim shtetit.
-
Ulet me 4 lekë çmimi i naftës, do të shitet me 219 lekë për litër! Benzina rritet me 1 lek, gazi nuk ndryshon
28 Shtator 2022, 10:14Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Çmimi i naftës është ulur me 4 lekë dhe do të shitet me 219 lekë/litër nga 223 që ishte më parë. Benzina është rritur me 1 lek dhe do të shitet me 195 lekë/litër ndërsa gazi nuk ndryshon, mbetet çmimi 78 lekë për litër.
-
Fatos Çoçoli: Shqetësimet e ligjshme për energjinë
27 Shtator 2022, 20:16Po afron data 1 tetor dhe me të, edhe shqetësimet e qytetarëve, sidomos të familjeve të varfëra dhe me të ardhura modeste. Shqetësimi është i ligjshëm dhe i natyrshëm, sepse bëhet fjalë për një mall dhe shpenzim jetik të familjeve tona
-
Nuk ndalet rritja e çmimit të druve të zjarrit në Korçë! Inxhinieri: Në dimër do të shtrenjtohen më shumë, shkak importi
27 Shtator 2022, 15:57Qytetarët në Korçë dhe Pogradec ankohen se nuk përballojnë dot rritjen e çmimit të druve, ndërsa inxhinieri i pyjeve, Gani Bego tha për Report TV se gjatë dimrit do të jenë edhe më shtrenjtë. Shkak është kostoja e importit, pasi Shqipëria nuk ka lëndë drusore për të plotësuar nevojat e tregut.
-
Nuk ndalet dollari, arrin në 121 lekë, ndërkohë që nafta në bursë po shitet më ulët se para luftës në Ukrainë
27 Shtator 2022, 14:58Dollari nuk ndal fuqizimin e tij përballë lekut shqiptar. Sot në tregun valutor dollari po blihet nga qytetarët dhe bizneset me 121 lekë, duke arritur në vlerën e vitit 2017.
-
Bilanci i sezonit turistik, Rama: Kontribut deri në 17% në ekonomi, më parë ishte vetëm 4%! Ministrja: 30% e plazheve do jenë publike në vitin 2023
27 Shtator 2022, 11:27Nga Durrësi, kryeministri Edi Rama bëri bilancin e sezonit turistik veror, të cilin e cilësoi si më i mbari ndonjëherë, jo vetëm nga flukset e të ardhurave në ekonomi dhe të turistëve të huaja, por edhe sa i takon pastërtisë e shërbimeve publike.
-
Konfindustria kërkesë Kuvendit të thërrasë seancë urgjente për ERE-n: Duhet të arsyetojë miratimin e fashës 800 kilovat
27 Shtator 2022, 09:03Konfindustria i ka bërë kërkesë Kuvendit që të thërrasë në një seancë plenarë urgjente Entin Rregullator të Energjisë (ERE), për të arsyetuara vendimin e fundit për fashën e konsumit të energjisë mbi 800 kilovat
-
Balluku dhe Kim vizitojnë TEC-et lundruese në Vlorë! Ambasadorja: Do mbështesim Shqipërinë që të ketë energjinë e nevojshme në këtë kohë krize
26 Shtator 2022, 16:43Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka sëbashku me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim, TEC-et lundruese në Vlorë për prodhimin e energjisë. Balluku tha se anijet lundruese janë shumë të rëndësihme për vendin tonë, duke pasur parasysh sfidën energjetike në të cilën ndodhemi.
-
Rriten investimet e huaja në 6 muaj, ‘bumi’ në pasuri të paluajtshme, më shumë nga Italia, Gjermania dhe Holanda
26 Shtator 2022, 15:58Investimet e huaja në Shqipëri kanë arritur rekord në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë kësaj periudhe investimet arritën në 634 milionë euro, nga 469 milionë euro që ishin në vitin e kaluar. Pasuritë e paluajtshme ishin sektori i preferuar për të investuar, dhe më shumë para erdhën nga Italia, Holanda dhe Gjermania.
-
Rrushi i Zadrimës kalbet në vreshta, s'ka blerës! Altin Prenga: Prodhimi më i lartë se kapaciteti përpunues
26 Shtator 2022, 15:47Në Zadrimë të Lezhës vreshtarët ankohen se rrushi po kalbet pasi nuk ka blerës. Këtë e pohon dhe sipërmarrësi Altin Prenga i cili tha se prodhimi është më i lartë se kapaciteti përpunues në kantinat e zonës.
-
-
-
Kriza energjetike, debati në Report Tv/ Bejtja: Qytetarët mund të jetojnë me më pak energji! Elezaj: Po vidhet barbarisht, Qeveria keqmenaxhon me dashje
26 Shtator 2022, 13:46Zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja dhe eksperti Eduart Elezaj patën përplasje mendimesh për vendimin e fashës për faturim me 42 lekë me TVSH për çdo kilovat që kalon mbi 800 KW/muaj duke qenë se e gjithë bota po përballet me krizë energjetike.
-
Kriza e energjisë po ‘djeg’ buxhetin! Qeveria jep fondin e dytë 8 mld lekë për KESH për të përballuar situatën
26 Shtator 2022, 13:14Si pasojë e thellimit të krizës energjetike, qeveria ka miratuar fondin e dytë për KESH për të siguruar likuiditet dhe për të përballuar importet e kushtueshme.
-
Bie çmimi i naftës bruto në bursë, po tregtohen 85 $/fuçia! Forcimi i dollarit nuk lejon uljen e çmimit të karburantit në vend
26 Shtator 2022, 08:16Ndërsa në krahasim me një vit më parë nafta bruto po tregtohet me 7 deri në 12 dollar më shtrenjtë pasi në shtator të vitit të kaluar çmimi i naftës bruto në tregjet e huaja luhatej në vlerat 73-78 dollar fuçia.
-
Rreziku nga përmbytjet/ 'Mbrojtja': 300 km argjinaturë duhet rehabilituar, 65% e digave kërkojnë ndërhyrje emergjente
25 Shtator 2022, 10:44Shqipëria konsiderohet si vend me rrezikshmëri të lartë për përmbytje. Kjo për shkak edhe të infrastrukturës mbrojtëse të dëmtuar dhe të ndërtuar më shumë se 60 vite më parë. Sipas një strategjie të bërë nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se 65% e digave në vend kërkon ndërhyrje emergjente, ndërsa 300 kilometra argjinatura lumore duhet të rehabilitohen.
-