-
Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?
Ndoshta sot një patriot i vërtetë nuk është i thirrur për veprime të mëdha, por për veprime të vyera të vogla: si për shembull Paqja mes nesh, si vlerë e jashtëzakonshme nën hijen dhe lirinë e së cilës mund të rriten virtyte të vërteta njerëzore.
28 Nëntor 2024 -
Siç i kopjojmë Italisë turizmin, gatimin, modën, sa më shpejt dhe sistemin shëndetësor!
Me gjithë vështirësitë që po përballon, Sistemi shëndetësor italian është një mrekulli që respekton dinjitetin njerëzor, po ne?
25 Nëntor 2024 -
Përmirësimi? Ose bashkë, ose asnjë!
Kur jemi përballë vështirësive, cilatdo qofshin ato, disa prej nesh reagojnë si të ishin fëmijë duke treguar me gisht të tjerët: E ka fajin ai, ajo, ata, ato! Pak prej nesh marrin përgjegjësinë me pjekurinë e moshës apo të eksperiencës e të bëjnë një reflektim individual
22 Nëntor 2024 -
Gjuha dhe politika e dhunës! Duhet vepruar sa nuk është tepër vonë
Pra, në një afat të shkurtër, retorika ofenduese mund të duket efektive për të fituar pushtet ose për të mbledhur mbështetës. Por, në afat të gjatë, ajo dëmton kohezionin shoqëror, cilësinë e demokracisë dhe stabilitetin global
20 Nëntor 2024 -
Shoqëria jonë e “butë” që pretendon fëmijë “të padhunshëm”
Sot po qajmë vrasjen e një 14 vjeçari, me thikë, në zemër të kryeqytetit, pa menduar aspak thikat që elita jonë e dhunshme ngul përditë e përnatë
18 Nëntor 2024 -
Shëndetësia dhe e drejta e padiskutueshme për një kurim me dinjitet
Shembujt e një kurimi të mirë vetëm na gëzojnë, por revolta për mungesë shërbimi, ilaçesh, sjellje njerëzore mjek-pacient, nuk kanë pse të krijojnë hatërmbejtje, përkundrazi, duhet të dëgjohen me seriozitet nga të gjithë e të na përmirësojnë!
12 Nëntor 2024 -
Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!
Studentja e frengjishtes në Universitetin islamik të Azad në Teheran mbart peshën që ne mbanin në 40 vitet e presionit dhe të çmendurisë së diktaturës më të egër në Ballkan.
5 Nëntor 2024 -
Alba Malltezi: Para BE-së po tregojmë se jemi armiq të përbetuar të vetvetes
Nëse duam të futemi në familjen europiane, na takon neve të tregojmë se veç reformave, kemi evoluuar edhe thellësisht dhe kemi kapërcyer mentalitete të ngurta, rozafërrëzuese të së shkuarës sonë problematike.
31 Tetor 2024 -
Gjurmët në membranën e padukshme të shoqërisë dhe SPAK
Përse lindi pikërisht tani SPAK dhe cilët janë gjurmët që një shoqëri lë në memorien e saj kolektive.
26 Tetor 2024 -
“Plakat e jetës”, të Kadaresë, na flasin përsëri!
A po ndodh vërtetë në Shqipëri ndërrimi i “gjakut”, ndërrimi i elitave? Në artin më të kulluar, në tradita, mes njerëzve të thjeshtë, mes “plakave të jetës” mund të marrim përgjigjet më të mira.
21 Tetor 2024 -
Partitë e vogla ose pikat e ujit që do të gërryejnë dinosaurët e politikës
Që në lindje të tyre përfaqësues apo parti të reja në spektrin politik shqiptar, janë ndryshe nga të vjetrit e politikës agresive, të padrejtë dhe manipuluese.
13 Tetor 2024 -
“Shkelm” qytetërimit!
Qytetërimet kanë vendosur sisteme qeverisjeje dhe ligje për të rregulluar bashkëjetësën mes njerëzve dhe për të ruajtur rendin!
8 Tetor 2024 -
Vlora e tradhëtuar
Me shiun e parë të stinës Vlora e përmbytur ulërin dhimbjen e një qyteti të tradhëtuar nga ata që do të duhej të kujdeseshin për çdo metër katror të tokës, kanalizimet dhe të ndërtimeve mbi të.
5 Tetor 2024 -
A digjet një karrige apo ndërtohet një më e mirë?
Disa deputetë shqiptarë lagën me benzinë dhe iu vunë flakën disa karrigeve para Kuvendit të Shqipërisë, por bota e qytetëruar e ka parë dhe e sheh totalisht ndryshe këtë simbologji.
2 Tetor 2024 -
Baltosja, sido të jetë e nga cilido të vijë, lahet vetëm me qytetari dhe me ligj!
Duket sikur shpifjet, lajmet e rreme janë në modë dhe më të “shijshme” për botën e internetit. Por njerëzimin, në këmbë e në jetë, e mban vetëm drejtësia dhe qytetërimi!
22 Shtator 2024 -
Në 500 faqe vetëm fillimi i përgjigjes nëse SHBA-të kanë apo jo fakte ndaj korrupsionit të Berishës!
Eshtë koha që njerëzit Anti-shtet të mos bllokojnë më rrugën e një Shqipërie me një shtet që nuk është më i familjeve, i liderëve, i klaneve
17 Shtator 2024 -
Debati Harris-Trump dhe qytetërimi politiko-mediatik që të gjithë ëndërrojmë!
Të kundërtat ekzistojnë që në lindje të njerëzimit, por është qytetërimi, demokracia dhe ligjet që bëjnë që lufta mes tyre të mos jetë e dhunshme, e përgjakshme, e frikshme. Debati i mbrëmshëm në SHBA e tregoi!
11 Shtator 2024 -
'Plakat e Jetës' të Kadaresë dhe magjistaret e Tiranës dhe Korçës
Mes të vërtetës dhe fiction-it një fallxhore lexon letrat në një festë për biznesmenë e elitën e Tiranës... Ata e paguajnë se duan të dinë kush i urren e kush i mbron, por sidomos, sa para’ do të bëjnë?
7 Shtator 2024 -
Altin Prenga dhe Erion Braçe nuk e kanë bërë bozë me prodhimin vendas...
Ndërkohë që prodhimet e vjeshtës janë gati, tani kur fshatarët e vegjël do të duhet të marrin frytet e punës së tyre, në Shqipëri, duket se nuk ka vend për ta!
5 Shtator 2024 -
Nëse në vend të fjalës siçilian, vendosim fjalën shqiptar?
Opinioni i shkrimtares siçiliane Viola Di Grado në “The Guardian” mund të na ndihmojë edhe ne si shqiptarë? Nëse e lexojmë lajmin deri në fund dhe jo si zakonisht, që nisim mendimet vetëm duke lexuar titullin?
21 Gusht 2024