-
Veliaj: Asnjë dhomë e lirë në Tiranë në 25 Maj! Nëse nuk kemi hotele të larta, ku do të flenë turistët?! Tirana po kthehet në ‘city-break’
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përshëndeti sot Konferencën Ministrore të Ballkanit Perëndimor, ku fokusi i diskutimit ishte përmirësimi i klimës së biznesit për investime, sidomos në turizëm, mes vendeve të rajonit, e organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal
12 Maj 2022, 14:39 -
Përplasi foshnjën dhe prindërit e saj te Rruga Kavajës, lihet në burg shoferi! Avokati: Kërkova masë më të butë, s'ka rrezik të prishë provat! Ka 3 fëmijë të mitur
Gjykata e Tiranës la në arrest me burg shoferin e makinës që përplasi ciftin e bashkëshortëve dhe foshnjen e tyre në rrugën e Kavajës, duke i lënë të palgosur. Togat e zeza rrëzuan kërkesën e avokatit për masë më të butë, duke mos u lëkunduar as përballë faktit që 39-vjeçari Ajasa Sulejmani, ka 3 fëmijë të mitur.
12 Maj 2022, 10:29 -
Del vendimi i Bordit, ulet çmimi i naftës dhe i benzinës! Gazi nuk ndryshon
Nga sot nafta dhe benzina do të kushtojnë më lirë, teksa gazi nuk ka pësuar ndryshime. Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta do të kushtojë 232 Lekë/litri, ose 5 lekë më pak nga sa ka qenë. Njëjtë edhe për benzinën, e cila ka pësuar ulje me 3 lekë, pra nga 227 lekë që ishte, do të kushtojë 224 Lekë për litër. Ndërkohë, gazi do të vijojë që të kushtojë 100 lekë për litër.
10 Maj 2022, 15:28 -
I droguar me vajzën e vogël në makinë, veprimet e Sulejmanit pas aksidentit: Mori të bijën dhe u fut mes rrugicave, një i afërm i çoi në spital! Gjobitet me 105 mijë lekë, i hiqet patenta për 2 vite
Ajas Sulejmani, 39-vjeçari që përplasi çiftin dhe foshnjën 3 muajshe në karrocë në rrugën e Kavajës, nuk e kishte lejen e drejtimit të pezulluar, raporton gazetari i Report Tv Arsen Rusta. Shoferi i makinës luksoze e kishte marrë patentën para 3 javësh ndërsa ditën e djeshme, pas aksidentit i është pezulluar 24 muaj pasi nga verifikimi me drogëtestues ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike (kanabis).
9 Maj 2022, 08:56 -
Ulet çmimi i naftës, nga 235 lekë për litër, shkon në 232! Rritet çmimi i benzinës, shkon në 212 lekë për litër! Gazi do të kushtojë 9 lekë më pak
Referuar çmimeve të mëparshme të vendosura nga bordi, rezulton se uljen më të madhe me 9 lekë e ka pasur gazi i cili nga 115 lekë në 104 lekë. Nafta nga 235 Lekë/litri është ulur me 3 lekë, ndërsa benzina është rritur me 1 lek.
23 Prill 2022, 14:44 -
Gjobiten producentët e filmit ku ndodhi tragjedia me Alec Baldwin! Ishin indiferentë ndaj sigurisë
Prodhuesit e një filmi, kineastja e të cilit u qëllua për vdekje aksidentalisht në xhirime nga Alec Baldëin, janë gjobitur dhe kritikuar ashpër nga autoritetet për mosndjekjen e udhëzimeve të sigurisë. Prodhuesit e ‘Rust’ treguan "indiferencë të qartë ndaj rreziqeve të njohura që lidhen me përdorimin e armëve të zjarrit në set", sipas Departamentit të Mjedisit të Nju Meksikës.
21 Prill 2022, 09:29 -
Rama u dorëzon çelësat e shtëpive të rindërtuara 105 familjeve: Për demokratët e Kamzës paska qenë kjo botë, ju vu kundër, ne vu investime
Pas më shumë se dy muajsh, 105 familjet e para në Valias morën sot çelësin e shtëpive të rindërtuara të cilat u shkatërruan nga tërmeti tragjik i nëntorit 2019. Rama inspektoi banesat e reja, ndërsa theksoi se së shpejti edhe familjet e tjera do të marrin shtëpitë e reja pasi procesi i ndërtimit po vijon.
19 Prill 2022, 17:57 -
Gjermania pezullon projektet në Republikën Sërpska
Qeveria Federale e Gjermanisë do të pezullojë përgatitjen e katër projekteve të infrastrukturës për entitetin Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, në shumën prej 105 milion euro, konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë e Hercegovinës për Radion Evropa e Lirë.
15 Prill 2022, 21:48 -
PD rikthehet në 'bazë'
Bashkimi apo ribashkimi, natyrisht do të ndodhë në Partinë Demokratike. Dhe kjo gjithmonë sipas 11 Dhjetorit, apo sipas Berishës. Ata që e quajnë dhe e trumbetojnë me të madhe, apo dhe japin definicione alarmi se “ajo parti rrezikon shpërbërjen” e kanë gabim.
24 Mars 2022, 21:06 -
Raporti i 'Financave'/ Çmimet rrisin të ardhurat me 18 miliard lekë në 2 mujorin e parë të 2022! Shpenzimet realizohen në masë rreth 87%
Çmimet e larta kanë shkaktuar rritje të të ardhurave në vend. Në raportin e fundit të Ministrisë së Financave bëhet e ditur se të ardhurat totale për 2-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 87.6 miliardë ose 108 % të planit të 2-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 18 miliard lekë.
16 Mars 2022, 16:41 -
Në vitin 2023 Shqipëria pritet të ketë borxhin më të lartë publik në rajon
Sipas Fondit, do të ishte e këshillueshme që të moderoheshin investimet publike tepër ambicioze të financuara me burime të brendshme për të mbrojtur shpenzimet prioritare për mbrojtjen sociale, kujdesin shëndetësor (sidomos vaksinimin), dhe rindërtimin nga tërmeti si dhe për të rritur kontingjencën.
28 Shkurt 2022, 07:36 -
Lufta Rusi-Ukrainë shtrenjton naftën e grurin! Bizneset: Një valë e re çmimesh pritet të godasë vendin
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës pritet të ketë pasoja edhe në ekonominë e vendit tonë, pasi do të sjellë një valë të re çmimesh për bukën dhe karburantin. Çmimi i naftës menjëherë pas sulmit arriti në 105 dollarë fuçia, ndërsa gruri u shtrenjtua me 10%. Ky shtrenjtim pritet të reflektohet në tregun vendas për shkak të varësisë që kemi ndaj importit për këto dy produkte.
26 Shkurt 2022, 20:13 -
Sulmi i Rusisë mbi Ukrainën, rriti çmimin e naftës, Bashkimi Tregtar: Karburanti në vend do kapërcej 200 lekë për litër! Energjia elektrike shtrenjtohet me 41 euro për megavat
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës pritet të ketë pasoja edhe në ekonominë e vendit tonë, pasi do të sjellë një valë të re çmimesh për bukën dhe karburantin. Çmimi i naftës menjëherë pas sulmit arriti në 105 dollarë fuçia, ndërsa gruri u shtrenjtua me 10%. Ky shtrenjtim pritet të reflektohet në tregun vendas për shkak të varësisë që kemi ndaj importit për këto dy produkte.
25 Shkurt 2022, 15:43 -
SPECIALE/ Stoqet e kromit në Bulqizë 'fshijnë' varret e të dënuarve në komunizëm
Të burgosurit “ordinerë” që vdisnin para se të kishin përfunduar dënimin, nuk u dorëzoheshin familjarëve por varroseshin pranë zonën ku ndërronin jetë. Kështu ka ndodhur me të dënuarit që bënin punë të detyruar në minierën e kromit në Bulqizë. Dëshmitarë të kohës tregojnë se groposeshin bashkë me një shishe të vogël qelqi ku shënoheshin emri, mbiemri dhe mosha. Sot është e pamundur të gjenden nga familjarët pasi ata janë mbuluar nga stoqet e kromit.
20 Shkurt 2022, 10:36 -
449 të infektuar dhe 3 viktima në 24 orët e fundit! 15 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 7,542 raste aktive me COVID! Shërohen 884 të tjerë
Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajim mjekësor 105 pacientë, nga të cilët 15 në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 7,542 raste aktive me koronavirus.
15 Shkurt 2022, 17:27