-
COVID-i shuan infermierin 63-vjeçar tek Trauma, ndërrojnë jetë 6 persona, 135 raste të reja gjatë 24 orëve
Numri i të prekurve dhe të vdekurve me COVID-19 është rritur ditën e sotme në vendin tonë, ku 6 persona kanë ndërruar jetë, mes tyre edhe një infermier 63-vjeçar dhe janë regjistruar 135 raste të reja duke e çuar numrin në total të të prekurve mbi 10 mijë.
5 Shtator 2020, 16:06 -
Ulet numri i të prekurve me COVID-19, rekord të shëruarish! 6 humbje jete, 93 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit
Sot është shënuar një numër rekord të shëruarish. Janë 227 qytetarë që e kanë fituar betejën më sëmundjen në 24 orët e fundit, duke e cuar në 5441 të shëruar që nga fillimi i epidemisë.
1 Shtator 2020, 16:39 -
5 viktima! Për të katërtën ditë radhazi më shumë të shëruar se të prekur! 45 qytetarë në spital, i la COVID-i me pasoja
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 119 të shëruar, 101 raste dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit. 18 pacientë në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar
30 Gusht 2020, 16:15 -
U negativizuan, por COVID-i i la me pasoja të rënda...12 pacientë vijojnë të shtruar në spital! MSH: 120 raste të reja dhe 3 viktima!
COVID-19 ka rezultuar me pasoja të rënda për 12 qytetarë, të cilët edhe pse janë negativizuar vijojnë të qëndrojnë të hospitalizuar në 2 spitalet COVID në vendin tonë. Ndërkohë, kjo e dielë ka shënuar një ulje të lehtë të rasteve të reja dhe viktimave me COVID-19. 3 humbje jete dhe 120 persona janë konfirmuar pozitiv gjatë 24 orëve të fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë, ku Tirana mban numrin më të lartë viktimave, por edhe rasteve të reja.
16 Gusht 2020, 16:05 -
Maqedoni e Veriut/ Zaev mandatohet si kryeministër! 20 ditë afat për të krijuar qeverinë e koalicionit
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka dorëzuar ditën e sotme mandatin kreut të LSDM-së, njëherësh edhe kryetarit të koalicionit “Mundemi” Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re
13 Gusht 2020, 14:39 -
Misteri/ 64 projektligjet që u tërhoqën nga Kuvendi, nga drafti për ‘disiplinimin’ e Metës tek nisma anti-KÇK në drejtësi
Gjatë 7 viteve qeveria dhe deputetët depozituan dhe më pas tërhoqën nga Kuvendi 64 projektligje, shumica e drafteve të tërhequra janë propozuar nga deputetët, ‘ngrin’ edhe ligji që i jep policisë kompetencën e prokurorisë për përgjimet
12 Gusht 2020, 20:47 -
Shifra të frikshme! 140 raste të reja (më e larta që nga fillimi i pandemisë) 5 viktima! Bilanc shpresëdhënës i të shëruarve! MSH: Mos ulni vigjilencën
Kjo e martë ka shënuar një rekord të ri të rasteve të reja të infektuar me COVID-19. 140 është numri i personave që janë konfirmuar pozitiv me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë, teksa fatkeqësisht 5 persona të tjerë kanë humbur jetën, duke e çuar në total numrin e viktimave në 205. 101 kanë fituar betejën me këtë virus, një bilanc pozitiv krahasuar me një ditë më parë, por edhe me shifrat e javëve të fundit.
11 Gusht 2020, 16:04 -
Koka e trafikut të kokainës në Holandë, SPAK kërkesë konfiskimi për pasuritë marramendëse të Valentin Selajt e familjarëve të tij
SPAK ka kërkuar konfiskimin e 17 pasurive të Valentin Selajt dhe familjarëve të tij, të dyshuara se janë vënë nga aktiviteti kriminal. Valentin Selaj dyshohet si koka e trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Holandës dhe më pas shpërndarjes së saj në Itali e Angli. Selaj u arrestua si koka e trafikut të drogës në Itali para dy vitesh, ndërsa njihet edhe si ish i fejuari i Viola Spiros.
11 Gusht 2020, 11:12 -
1 viktimë, 125 raste të reja me COVID! Mosha mesatare e të prekurve 47 vjeç! 2 të infektuar në burgun e Bradasheshit, mbyllet kopshti dhe çerdhja në Pukë
Një viktimë dhe 125 raste të reja me covid-19 në 24 orët e fundit! Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 47 vjeç. Grupmosha 55-64 vjeç zë përqindjen më të lartë të të prekurve me 19.7% të rasteve të konfirmuara e ndjekur nga grupmosha 25-34 vjeç me 18.5% të rasteve të konfirmuara.
10 Gusht 2020, 16:04 -
Procesverbali/ Kur Berisha kërkonte të arrestonte kreun e Gjykatës së Kasacionit Zef Brozin, si ia rrëzuan planin me votim të fshehtë në Kuvend, deputët pro dhe kundër
Diskutimet në 'gjyqin' që Berisha i bëri Zef Brozit në Parlament në shkurt të vitit 1995 me disa akuza të sajuara nga i besuari i tij në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, për herë të parë shumica e deputetëve i dolën kundër duke ia rrëzuar planin me votim të fshetë, përndjekja e kryetarit të Gjykatës së Kasacionit deri kur u arratis nën mbrojtjen e Ambasadës Amerikane
5 Gusht 2020, 09:24