-
Koronavirusi, vetëm 3 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit, asnjë rast i ri me COVID në Tiranë! Shkon në mbi 871 numri i të vaksinuarve
Duket se pandemia e COVID në vendin tonë po shkon drejt fundit, ku në 24 orët e fundit, fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa janë regjistruar vetëm 3 raste të reja infeksioni.
18 Qershor 2021, 16:50 -
Drejt triumfit ndaj COVID, 9 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv! Asnjë viktimë në 24 orë, 5 raste të reja! 132 raste aktive në të gjithë vendin
Vendi jonë po shkon drejt triumfit ndaj COVID. Vetëm 9 pacientë po marrin trajtim në spitalin Infektiv i cili është spitali i fundit COVID në Tiranë, pasi "Shefqet Ndroqi" i është kthyer normalitetit. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
17 Qershor 2021, 16:59 -
Rreth 6 mijë vaksina anti-COVID në 24 orë, në total mbi 848 mijë! Vlora, qarku i parë pa asnjë rast aktiv me virus! Sot 1 viktimë dhe 8 infektime
Rreth 6 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ndërkohë që prej fillimit të fushatës së imunizimit në vendin tonë në total janë vaksinuar 843 430 qytetarë. Vlora është qarku i parë në vend që nuk ka asnjë rast aktiv me COVID. Në të gjithë vendin aktualisht janë 136 raste aktive. Në 24 orët e fundit 1 humbje jete dhe 8 raste të reja nga 3375 testime të kryera.
15 Qershor 2021, 17:48 -
Protokolli i masave anti-COVID për sezonin turistik: Rregullat për plazh, çadrat 3.5 metra nga njëra-tjetra, kujdes me mishin, mos hani me gishta
Për sezonin turistik do të zbatohet protokolli anti-covid i hartuar nga ministria e Turizmit në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë. Ky protokoll përmban rregulla duke nisur nga shërbimi në plazhe e deri te sipërmarrjet e aktiviteteve turistike.
15 Qershor 2021, 16:18 -
COVID19/ Asnjë humbje jetë në 24 orët e fundit, 10 raste të reja dhe 16 të shëruar! Vetëm 20 të shtruar në spital
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se nuk është regjistruar asnjë humbje jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit ndërkohë që nga 2224 testime kanë rezultuar pozitive 10 raste të reja, ndërsa 16 janë të shëruar.
13 Qershor 2021, 17:07 -
FOTO LAJM/ Spitalit të Fierit i bashkohen edhe 14 infermiere turq e 20 shqiptarë
Spitalit Memorial të Fierit i janë bashkuar edhe 14 infermierë turq dhe 20 shqiptarë. Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkruan se 127 mjekë dhe infermierë të ekipit shqiptaro-turk janë në shërbim të qytetarëve me standarde bashkëkohore.
8 Qershor 2021, 18:55 -
Viktima e parë nga COVID për muajin qershor, shënohen 5 raste të reja
Në 24 orët e fundit është shënuar viktima e parë nga COVID për muajin qershor. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë regjistruar 5 raste të reja ndërsa numri i rasteve aktive është ulur ndjeshëm dhe gjithsej janë 230.
7 Qershor 2021, 16:28 -
Triumf mbi COVID-19! Pas 244 ditësh luftë, sot asnjë humbje jete prej virusit vdekjeprurës! Vetëm 15 raste të reja, nesër pritet lehtësimi i masave
Pas një lufte të gjatë duket se po shkojmë drejt triumfit ndaj COVID. Pas 244 ditësh në pandemi, për herë të parë sot nuk është shënuar asnjë humbje jete nga COVID. Lajmin e mirë e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në rrjete sociale. Që nga fillim i pandemisë në vendin tonë kanë ndërruar jetë 2,447 persona nga COVID
26 Maj 2021, 17:18 -
Ulje drastike e shifrave, 6 të infektuar me COVID dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit! Sot 8159 vaksinime anti-COVID (725,135 në total)
Janë ulur ndjeshëm shifrat e COVID në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë shënuar vetëm 6 të infektuar dhe 1 viktimë nga COVID.
24 Maj 2021, 17:54 -
23 raste të reja nga COVID, ndërrojnë jetë 2 qytetarë! Kryhen 700 mijë vaksinime në total në vend
Dy qytetarë të moshave 65 dhe 84 vjeç nuk kanë mundur ti mbijetojnë COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nga 3093 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 23 qytetarë. Kurse numri i të shtruarve në spitale është 68 pacientë nga të cilët 9 janë në terapi intensive.
20 Maj 2021, 17:08 -
COVID19/ Vetëm 24 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 835 të shëruar dhe 73 të shtruar në spitale! Sot 8092 qytetarë të vaksinuar
Në përditësimin e 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë kryer 3051 testime, nga të cilat 24 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 835 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 2 persona të prekur me COVID-19.
19 Maj 2021, 17:24 -
Humb jetën një qytetar nga COVID, shënohen 39 raste të reja në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID 39 qytetar nga 3169 testime të kryera. Ministria njofton se betejën me sëmundjen nuk ka arritur që ta fitojë 1 qytetare 72 vjeç nga Fieri
18 Maj 2021, 16:37 -
Bie numri i infektimeve/ 17 raste të reja me COVID, ndërrojnë jetë 3 qytetar
Në vendin tonë është shënuar një shifër e ulët e rasteve me COVID, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 17 qytetarë, nga 2639 testime të kryera. Betejën me sëmundjen nuk e kanë fituar 3 qytetarë, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Vlora të moshave 40- 79 vjeç.
17 Maj 2021, 16:53