-
Koronavirusi, vetëm një rast i ri infeksioni në 24 orët e fundit! Humb jetën një person
Duket se pandemia e COVID në vend po shkon drejt fundit, ku për herë të parë pas shumë muajsh është regjistruar vetëm një rast i ri infeksioni në 24 orë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e konsideroi këtë fakt "një lajm të mirë". Ndërkohë, fatkeqësisht, një person ka ndërruar herët në 24 orët fundit si pasojë e COVID.
21 Qershor 2021, 17:02 -
Koronavirusi, vetëm 3 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit, asnjë rast i ri me COVID në Tiranë! Shkon në mbi 871 numri i të vaksinuarve
Duket se pandemia e COVID në vendin tonë po shkon drejt fundit, ku në 24 orët e fundit, fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa janë regjistruar vetëm 3 raste të reja infeksioni.
18 Qershor 2021, 16:50 -
Drejt triumfit ndaj COVID, 9 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv! Asnjë viktimë në 24 orë, 5 raste të reja! 132 raste aktive në të gjithë vendin
Vendi jonë po shkon drejt triumfit ndaj COVID. Vetëm 9 pacientë po marrin trajtim në spitalin Infektiv i cili është spitali i fundit COVID në Tiranë, pasi "Shefqet Ndroqi" i është kthyer normalitetit. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
17 Qershor 2021, 16:59 -
Asnjë humbje jetë në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 7 raste të reja infeksioni me COVID-19! Arrihen 850 mijë vaksinime
Situata epidemiologjike në vendin tonë vijon të mbetet e stabilizuar. Në 24 orët e fundit nuk ka patur asnjë viktimë, ndërsa nga 2.692 testime kanë rezultuar pozitivë vetëm 7 qytetarë.
16 Qershor 2021, 17:19 -
Ekskluzive/ Ndryshimet në pasuri për 2020, Meta edhe 50 mijë euro nga pallati, Rama 1.8 mln lekë nga pikturat, Gregori vijon me qira, familja e Ruçit 240 mijë USD të ardhura
Ndryshimet në pasurinë e krerëve të shtetit dhe politikës gjatë vitit 2020. Meta dhe Kryemadhi vijojnë të përfitojnë nga pallati që ngritën me vetëm 5 milionë lekë në 2008 duke ‘justifikuar’ më pas edhe vilën e famshme në Gjirin e Lalzit. Berisha dhe Basha për herë të parë nuk janë subjekte deklaruese.
16 Qershor 2021, 14:10 -
Rreth 6 mijë vaksina anti-COVID në 24 orë, në total mbi 848 mijë! Vlora, qarku i parë pa asnjë rast aktiv me virus! Sot 1 viktimë dhe 8 infektime
Rreth 6 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ndërkohë që prej fillimit të fushatës së imunizimit në vendin tonë në total janë vaksinuar 843 430 qytetarë. Vlora është qarku i parë në vend që nuk ka asnjë rast aktiv me COVID. Në të gjithë vendin aktualisht janë 136 raste aktive. Në 24 orët e fundit 1 humbje jete dhe 8 raste të reja nga 3375 testime të kryera.
15 Qershor 2021, 17:48 -
COVID19/ Asnjë humbje jetë në 24 orët e fundit, 10 raste të reja dhe 16 të shëruar! Vetëm 20 të shtruar në spital
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se nuk është regjistruar asnjë humbje jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit ndërkohë që nga 2224 testime kanë rezultuar pozitive 10 raste të reja, ndërsa 16 janë të shëruar.
13 Qershor 2021, 17:07 -
Asnjë humbje jete dhe 12 raste të reja në 24 orët e fundit! Sot 4587 vaksinime
Kurba e infektimeve me AOVID-19 vijon të jetë në nivele shumë të ulëta, duke vijuar e qëndrueshme. Edhe sot, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga ky virus, teksa janë konfirmuar 12 raste të tjera.
12 Qershor 2021, 16:47 -
E pazakontë/ SPAK i sekuestroi pasuritë burrit, gjyqtarja Rilinda Selimi kaloi Vetingun! Ndërhyn ONM: Të rihetohet! Rama e konsideroi ‘KÇK’ për karburantin në Lungomare
SPAK, Gjykata Speciale, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisioneri Publik vënë në dyshim vendimin e Komisionit të Vetingut për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Rilinda Selimi. E njëjta pasuri e konsideruar e rregullt nga KPK, u sekuestruar nga SPAK dhe GJKKO me ligjin anti-mafia. Bashkëshorti i saj Shkëlzen Selimi u shkarkuar nga Gjykata e Lartë për lidhje me krimin, po hetohet nga SPAK për pasuri të paligjshëm
11 Qershor 2021, 19:57 -
Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit në OKB, Xhaçka: Arritje e jashtëzakonshme për Shqipërinë, u bëmë pjesë e tryezës botërore për paqen dhe sigurinë
Ministrja e Jashtme Olta, Xhaçka në një intervistë për Report Tv tha se anëtarësimi i Shqipërisë më mandat 2-vjeçar në Këshillin e Sigurimit në OKB është një arritje e jashtëzakonshme për vendin. Ajo tha se ky vendim është më se i merituar dhe se Shqipëria do bëhet pjesë e tryezës së madhe botërore për paqen dhe sigurinë. në lidhje me njohjen e Kosovës, Xhaçka tha se do jetë shtyllë kryesore e politikës sonë të jashtme.
11 Qershor 2021, 18:53 -
Rritja e pagave për mësuesit dhe 'bluzat e bardha' çon në 56 mijë lekë rrogën mesatare në vend! Financierët dhe siguruesit më të mirëpaguarit
Sipas të dhënave të INSTAT paga mesatare bruto në vend në tremujorin e parë të këtij viti u rrit me 5.2%, ose 56 mijë lekë në muaj. INSTAT raporton se më të paguarit në vend janë ata që kanë pozicione drejtuese në banka.
11 Qershor 2021, 14:20 -
Viktima e parë nga COVID për muajin qershor, shënohen 5 raste të reja
Në 24 orët e fundit është shënuar viktima e parë nga COVID për muajin qershor. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë regjistruar 5 raste të reja ndërsa numri i rasteve aktive është ulur ndjeshëm dhe gjithsej janë 230.
7 Qershor 2021, 16:28