-
896 raste të reja me COVID dhe 3 viktima në vend! 132 qytetarë të shtruar në spital, 14 rëndë! Mbi 12 mijë pacientë aktivë
Tre persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend, ndërsa janë regjistruar 896 raste të reja infeksioni. Janë 12,003 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 132 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar
5 Shtator 2021, 17:10 -
Turizmi, Rama: Së shpejti Ligj për Vijën Bregdetare si dhe plan i posaçëm për administrimin e plazheve dhe pastërtinë në zonat turistike
Numri një i qeverisë ka bërë me dije se shumë shpejt do të hartohet ligji i Vijës Bregdetare, së bashku me planin e ri të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike, të cilat kanë qenë dy problematika që u hasën gjatë këtij sezoni turistik. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur sot rinisi operacioni "Bregdeti ynë" ku u shembën 2 ndërsa pa leje në Dhërmi, duke theksuar se do të ketë zero tolerancë për ta.
1 Shtator 2021, 16:12 -
I dhanë tenderin prej 132 mijë euro kompanisë që kishte lidhje drejtoresha, SPAK dërgon për gjykim 3 ish zyrtarët e OSHEE: Shkelën barazinë në tendera
SPAK ka marrë të pandehur 3 ish zyrtarë të OSHEE-së, Elis Bushati, Athina Papa dhe Irma Derguti të cilët akuzohen për korrupsion pasiv dhe abuzim me barazinë në tendera duke favorizuar një kompani italiane duke përfituar ryshfet 132 mijë euro.Në lidhje me ish drejtoreshën e kabinetit pranë OSHEE, Albana Ferraj, e cila arkëtonte këto fitime, SPAK vijon ende hetimet për të, e cila tashmë do të gjykohet në proces të veçuar nga 3 të akuzuarit e tjerë.
1 Shtator 2021, 12:46 -
Rifillojnë shembjet në bregdet, Çuçi: 2 objektet e para në Dhërmi, askush s'mund të ndërtojë pa leje
Pas ndërprerjes për shkak të sezonit turistik, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit, kanë nisur sot operacionin “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje. Në një reagim të shkurtër, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thotë se si fillim do të shemben dy objekte në Dhërmi dhe më pas operacioni do të vijojë përgjatë bregdetit dhe në zona të tjera të vendit.
1 Shtator 2021, 11:49 -
Sot 905 qytetarë pozitiv me COVID dhe 3 humbje jete! Infektivi drejt ezaurimit, Tirana me numrin më të lartë të rasteve ditore, ndiqet nga Shkodra e Durrësi
905 raste të reja, 3 humbje jete me COVID dhe 347 të shëruar në 24 orët e fundit. Viktimat janë dy qytetarë nga Tirana të moshave 58-67 vjeç dhe një qytetar 81 vjeç nga Elbasani, ndërsa kryeqyteti mban vendin e parë edhe sa i përket rasteve më të shumta aktive.
28 Gusht 2021, 16:44 -
Rriten lehtë rastet në vend, 888 të infektuar në 24 orët e fundit! 3 qytetarë humbin betejën me COVID, 91 të shtruar te Infektivi
Një rritje të lehtë kanë shënuar rastet me COVID në 24 orët e fundit. 888 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 3 qytetarë kanë humbur betejën me COVID
26 Gusht 2021, 18:28 -
Situata nga pandemia, regjistrohen 535 raste të reja me COVID-19 dhe 2 viktima në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 535 raste të reja me COVID-19, ku është shënuar një rritje krahasuar me ditën e djeshme me 522 infeksione. Ministria e shëndetësisë bën me dije se 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
20 Gusht 2021, 17:07 -
Shumë infektime, por më pak vdekje se 1 vit më parë! Report tv sjell në shifra 15 ditët e gushtit të 2020 dhe të 2021
Më përhapjen e variantit Delta, gjatë muajit gusht ka patur një rritje të infektimeve në vendin tonë. Por referuar të dhënave të 15 ditëshit të parë të gushtit, numri i infektimeve është rreth 1000 raste më shumë se një vit më parë, ndërsa vdekjet janë disa fish më pak se 15 ditëshi i parë i gushtit të 2020.
16 Gusht 2021, 14:03 -
‘Sikleti i madh’ që po kalojnë Berisha, Basha e Kryemadhi, pasuria ‘e çmendur’ që duhet të justifikojnë si kusht për të hyrë në Parlament, pallate, vila, miliona e makina luksoze
9 gushti ishte afati i fundit për krerët e opozitës për deklarimin dhe justifikimin e të gjitha pasurive të grumbulluara gjatë karrierës politike duke përfshirë edhe fëmijët. Ja si Berisha me fëmijët e tij, Kryemadhi dhe Basha sfidojnë njëri-tjetrin për pasuri magjepsëse. Pasuritë e plota që nga viti 1990
11 Gusht 2021, 17:22 -
'Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë fatalitetet', apeli i stafit të Spitalit Infektiv: Vaksinohuni
Apeleve të shumta në drejtim të qyetarëve shqiptarë për tu vaksinuar sa më parë kundër COVID-19, i është bashkuar edhe stafi i Spitalit Infektiv në Tiranë.
6 Gusht 2021, 20:16 -
Vijnë 56 mijë vaksina Pfizer, shkon në 1.7 milionë totali! Vijojnë të rriten infektimet me COVID, 149 raste dhe 1 viktimë në 24 orë
Vijojnë të rriten infektimet me COVID në vendin tonë pas shfaqjes së variantit Delta. Në 24 orët e fundit janë shënuar 149 raste të reja dhe 1 humbje jete nga COVID. Ka mbërritur në vendin tonë një tjetër sasi vaksinash kundër koronavirusit. Sapo kanë ardhur edhe 56,160 vaksina Pfizer.
6 Gusht 2021, 18:45 -
COVID-19/ Veliaj: Të pavaksinuarit nuk duhet të marrin pjesë në koncerte e aktivitete masive! Nëse doni që Tirana të hapet 100%, vaksinohuni
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë thirrje sot qytetarëve që të vaksinohen, nëse duan të marrin pjesë në koncerte apo aktivitet masive publike në Tiranë. I pranishëm në Ndoq, ku vizitoi një familje, banesa e të cilëve u rindërtua pas tërmetit, Veliaj u shpreh se në mënyrë që Tirana të hapet 100%, duhet të që qytetarët të vaksinohen.
6 Gusht 2021, 13:39 -
Situata me pandeminë, Rumania i dhuron Shqipërisë 150 mijë doza vaksine antiCOVID
Qeveria e Rumanisë do t'i dhurojë Shqipërisë 150 mijë doza vaksine antiCOVID.Gushti është shpallur muaji i hapur i vaksinimit duke filluar nga +18 vjeç, ndërsa numri total i vaksinimeve të kryera në vend ka shkuar në 1,229,405.
5 Gusht 2021, 17:00 -
OBSH jep alarmin: COVID-19 të ndalet para se të dalin variante më vdekjeprurëse
Varianti Delta i COVID-19 është një paralajmërim për botën për të shtypur virusin shpejt para se të pësojë mutacione sërish për t’u shndërruar në diçka edhe më të keqe, tha të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH)
30 Korrik 2021, 21:16 -
Pas 32 ditësh shënohet viktima e parë nga COVID, i pavaksinuar! 30 raste të reja në 24 orë, rritet numri i të shtruarve në spital
Pas 32 ditësh në 24 orët e fundit është shënuar viktima e parë nga COVID në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë shënuar edhe 30 raste të reja me COVID.
28 Korrik 2021, 16:43 -
Varianti Delta rrit infektimet, 31 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë nga COVID! 13 pacientë te Infektivi
Shfaqja e variantit Delta në vendin tonë ka rritur infektimet. Në 24 orët e fundit ministrisa e Shëndetësisë raporton se janë shënuar 31 raste të reja. Ndërkaq nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID.
27 Korrik 2021, 16:57 -
Asnjë viktimë nga COVID, 16 raste të reja në 24 orët e fundit! Ministria apelon: Merrni vaksinën për të frenuar Deltën
Asnjë humbje jete nga COVID nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID si dhe janë shëruar 13 persona në 24 orët e fundit.
26 Korrik 2021, 16:52