-
Në Kuvend miratohet rritja e pagave për administratën, deputetët dhe qeveritarët! Rama: Ngjitemi në nivelin e lartë të rajonit! PD: Jemi vonë
Me votën e 95 deputetëve, edhe pse Kryeministri Rama u shpreh kundër për t’u bërë tani, madje Rama nuk mori pjesë në votim, u miratua me shumicë të cilësuar në Kuvend rritja e pagës për institucionet kushtetuese duke filluar me Presidentin e Republikës, qeveritarët, deputetët etj. Ligji parashikon dyfishim të pagës për këto kategori. Ndërkohë që vetëm 3 ishin kundër votat për të tre projektligjet që u çuan sot në seancën plenare për hierarkinë e re të pagave
25 Maj 2023, 07:29 -
Rritja e pagave për institucionet, debati te ‘Ekonomia’, komisioni miraton nivelin e ri të rrogave me rritje edhe për Qeverinë dhe deputetët
Pagat e deputetëve dhe ministrave do të dyfishohen pas miratimit të draftit që mori miratimin e Komisionit të Ekonomisë falë edhe votave të opozitës, ku vetëm Agron Shehaj u shpreh kundër. Megjithë vendimin e Komisionit të Ekonomisë, ministrja e Financave dha mendimin se rritja e pagës për politikanët duhet bërë në një fazë tjetër.
23 Maj 2023, 11:29 -
Zgjedhjet parlamentare në Greqi, fiton Mitsotakis: Qytetarët na e besuan neve edhe një mandat
Në Greqi janë publikuar rezultatet paraprake të votimit për zgjedhjet parlamentare, ku duket se ka fituar bindshëm partia “Demokracia e re” e kryeministrit Mitsotakis. Sipas skenarëve të deritanishëm, më i mundshmi është ai i formimit të qeverisë në baashkëpunim me PASOK.
21 Maj 2023, 07:10 -
Ulen me 20% eksportet dhe 3.9% importet, Instat: U rrit deficiti tregtar, shkak rënia e euros! Fansonët, ndërtimi e energjia ndikuesit kyç
Rënia euros ka ndikuar negativisht mbi treguesit e tregtisë së jashtme gjatë muajit prill. Sipas INSTAT eksportet janë ulur gati 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022, ndërsa importet 3.9%. Fasoneria, dhe ndërtimi janë sektorët kryesorë më të goditur nga rënia e eskporteve
18 Maj 2023, 18:44 -
Airbnb: Shqipëria, ndër pesë destinacionet më të kërkuara për verën 2023
Shqipëria renditet e dyta në listën e 10 vendeve më të kërkuara për të kaluar pushimet verore nga Airbnb Inc., kompania amerikane që operon në tregun online për gjetjen e banesave për qëndrime afatshkurtra dhe afatgjata, e cila ka publikuar buletinin e verës 2023, duke renditur destinacionet më të kërkuara në të gjithë botën.
17 Maj 2023, 21:10 -
Hidhet shorti në KQZ, renditja e plotë e partive në fletën e votimit! Koalicioni Berisha-Meta i pari, PS e dyta! Ja si renditen 6 kandidatët në Tiranë
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është duke u hedhur në këto momente shorti për renditjen në fletën e votimi për Këshillat bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit. Të parat që u shortuan ishin tre subjektet zgjedhore, që kanë paraqitur listën shumëemërore në 61 bashki, si Partia Socialiste e Shqipërisë, Koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Partia Agrare Ambientaliste.
13 Prill 2023, 13:43 -
Rama: Në 2022, rekord në eksport e turizëm, rezultatet sollën planin për rritjen e pagave, s'do marrim borxh! Përfaqësuesi i Bankës Botërore: Investim 900 mln euro për disa projekte
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë me Përfaqësuesit të Bankës Botërore në Shqipëri në të cilën është diskutuar mbi situatën ekonomike të Shqipërisë përgjatë vitit 2022. Rama ka listuar disa nga arritjet e ekonomisë shqiptare, ku mes tyre renditi rekord në eksporte, apo turizëm.
4 Prill 2023, 10:20 -
KLSH tha se KESH përshkallëzoi krizën dhe keqmenaxhoi kaskadën e Drinit, zv.ministri i Energjisë: Raport i pasaktë! Kemi bërë një punë të mirë
Keqmenaxhimi i kaskadës së Drinit nga KESH ka përkeqësuar krizën energjitike, duke sjellë si pasojë rritjen e kërkesës për import të energjisë elektrike, në kohën kur çmimet e energjisë elektrike në bursë ishin shumë më të larta.
22 Mars 2023, 19:10 -
Raporti KLSH/ KESH përshkallëzoi krizën, keqmenaxhoi kaskadën mbi Drin, importi i energjisë elektrike u rrit me 156%, qeveria dha 165 milionë euro për të evituar kolapsin
Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se KESH nxiti krizën energjitike, 650 milionë euro për blerje energjie për janar 2021 deri në qershor 2022, importi i energjisë elektrike u rrit me 156% për 6 mujorin e parë të 2022.
20 Mars 2023, 16:50 -
Inflacioni s’ndal ndërtimet! Rriten lejet për ndërtesat e reja në 3 mujorin e 2022-it! Durrësi me numrin më të lartë, Tirana e dyta
Të dhënat e INSTAT tregojnë se sektori i ndërtimit vazhdion të ketë rritje dhe rritja e çmimeve nuk ka ndikuar gjatë vitit 2022. Vetëm në 3 muajt e fundit të vitit 2022 janë rritur 16.6% numri i lejeve të dhëna për ndërtim, ku mëe shuym,ë lejë ka miratuar bashkia e Durrës, ndërsa rekord më vete ka shënuar bashkia e kukësit që për 6 muaj nuk ka miratuar asnjë leje ndërtimi.
28 Shkurt 2023, 11:04 -
Buxheti hyn në krizë, të ardhurat bien me 3.5% në dhjetor! Në tkurrje për herë të parë që nga pandemia
Rritja e çmimeve dhe emigrimi i popullsisë duket se po e ndikojnë negativisht konsumin dhe kjo po reflektohet në ecurinë e të ardhurave buxhetore, të cilat shënuan rënie në vlerë nominale për herë të parë në shumë muaj, që nga periudha e pandemisë.
22 Shkurt 2023, 10:55 -
Meta akuza qeverisë: Korrupsion i shfrenuar në sistemin energjetik! Rama prodhon vetëm mjerim dhe shpopullim! Revolta popullore nuk do ndalet
Ilir Meta akuzon qeverinë për korrupsion të shfrenuar në sistemin energjetik duke u bazuar në raportin e KLSH për kaskadën e Drinit që thotë se është keqmenaxhuar. Meta thotë se kreu i qeverisë ka synim vetëm të vjedhë xhepat e qytetarëve ndërsa vendi zhytet në korrupsion.
15 Shkurt 2023, 14:14 -
Kriza e energjisë, KLSH: Kaskada e Drinit është keqmenaxhuar, qindra milionë euro 'avulluan' për importe
Kriza e energjisë që nisi të ndjehej në vend në fund të verës 2021 dhe vijon të ketë ndikimin e saj akoma edhe sot parashtroi dilema dhe pyetje të shumta për institucionet dhe publikun.
15 Shkurt 2023, 08:03 -
Mbi 34 orë debat në parlament, rrëzohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë greke
Ditën e sotme në kuvendin grek u rrëzua mocioni i mosbesimit të partisë SYRIZA ndaj qeverisë. Në total votuan 299 deputetë, i vetmi që mungonte ishte një prej deputetëve të pavarur. Kundër mocionit votuan 156 deputetë dhe 143 të tjerë votuan pro
27 Janar 2023, 15:17