-
OBSH: Rritje rekord i rasteve të reja me COVID-19, por më pak vdekje! 9.5 milionë të infektuar gjatë javës së fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha sot se një rekord prej 9.5 milionë infektimesh nga COVID-19 u numëruan gjatë javës së fundit, ndërsa varianti Omikron i koronavirusit ka përfshirë planetin. Kjo është një rritje me 71% krahasuar me periudhën e mëparshme 7-ditore, rritje të cilën OBSH-ja e krahasoi me një cunami. Megjithatë, numri javor i vdekjeve të regjistruara vazhdoi të bjerë.
6 Janar 2022, 21:05 -
Dosja e Myslim Murrizit/ U kallëzua në prokurori për pastrim parash e fshehje të ardhurash, ish-deputeti me llogari në 6 banka, shitje pasurish pa noterë dhe biznese me humbje
Ish-deputeti Myslim Murrizi u kallëzua nga Policia e Shtetit në prokurorinë e Tiranës pasi dyshohet se nuk ka deklaruar 60 mijë euro transaksione me të tretë nëpërmjet kompanisë së tij “Murrizi 2009”. Policia e Shtetit ka kryer hetimet dhe ka bërë gati një relacion për prokurorinë ku jep të gjitha detajet që e çuan në dyshimin për të bërë kallëzimin.
6 Janar 2022, 09:36 -
Koronavirusi/ 376 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit, mes tyre një 31-vjeçar! 5,165 raste aktive me COVID
Ministria e Shëndetësisë teksa i bën apel qytetarëve të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 117 pacientë, 12 prej të cileve në gjendje të rënduar. Sakaq në të gjithë vendin janë 5,165 raste aktive me COVID.
21 Dhjetor 2021, 17:11 -
Humbin betejën me jetën 6 persona me COVID-19, mes tyre një 38-vjeçar! 120 infektime në 24 orët e fundit, në spital 122 pacientë, 12 në gjendje të rëndë
Gjashtë qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19, mes të cilën edhe një 38-vjeçar nga Vlora, në 24 orët e fundit në vendin tonë. Në një kohë kur frika ndaj variantit delta dhe Omicron është rritur për shkak të shpejtësisë në përhapje, nga 2,506 testime të kryera 120 qytetarë rezultuan të infektuar me virusin.
20 Dhjetor 2021, 18:04 -
SPECIALE/ Burgjet pa mjekë dhe me ilaçe të skaduara! I dënuari për Report Tv: Kishte vetëm aspirinë, ushqimi skandal, flinim në tokë! Izolim total nëse s'korruptoje shefin e policisë (VIDEO)
Pandemia e COVID-19 ka goditur edhe Institucionet e Ekzekutimeve të Veprave Penale. Në ambientet e paraburgimit dhe burgjeve nuk përmbushet numri i mjekëve që duhet të jenë të punësuar. Përveç problematikave të shumta, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar në magazinën e medikamenteve, ilaçe të skaduara dhe kancerogjene që në vitin 2019.
15 Dhjetor 2021, 21:20 -
Vetëm pak ditë nga hapja, 'Rrugorja' heq 30 patenta dhe vendos 252 gjoba në Rrugën e Arbrit
Gjatë dy ditëve të fundit në Rrugën e Arbrit janë pezulluar 30 patenta ndërsa janë ndëshkuar me gjobë 252 shoferë. 141 prej tyre janë konstatuar në shkelje të dyfishtë apo trefishtë. Policia njofton se monitorimi është kryer me makinën inteligjente dhe me radarë.
4 Dhjetor 2021, 21:51 -
Qeveria tërhiqet nga koncesioni i kolaudimit, do ofrohet nga shteti! Ministrja: Ulim vlerën edhe për kontratat e tjera të parashikuara
Qeveria është tërhequr nga koncesioni i ri i parashikuar në relacionin e projektbuxhetit 2022 për ndërtimin e infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe mbikëqyrjes së qendrave të kontrollit teknik të mjeteve rrugore.
23 Nëntor 2021, 14:54 -
Mbërrijnë në Rinas mbi 74 mijë doza të vaksinës Pfizer! Sot 4 viktima nga COVID në 24 orët e fundit, 770 qytetarë të infektuar! 19 pacientë rëndë
Ministria e Shëndetësisë teksa njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar, i bën apel qytetarëve të vaksinohen.
9 Nëntor 2021, 17:32 -
Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në 24 orët e fundit, 11 të vdekur dhe 230 raste të reja, 176 të shtruar në spitale
Fatkeqësisht, 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Ajo çka vihet re është rritja e numrit të vdekjeve krahasuar me ditët e fundit. Krahasuar me dje, kemi 6 viktima më shumë.
8 Nëntor 2021, 18:03 -
Koronavirusi/ 568 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit, 14 pacientë në gjendje të rëndë në spitale
Në spitalet COVID mësohet se po marrin trajtim spitalor 184 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin bëhet me dije se janë 8,059 raste aktive me koronavirus.
7 Nëntor 2021, 17:30 -
Buxheti 2022, rishpërndarja e padrejtë e taksave
Vitin që vjen, shpenzimet publike parashikohen në rreth 5.1 miliardë euro, me një rritje vjetore 5%, por shtresat e varfra shmangen nga përfitimet. Shpenzimet për ndihmën ekonomike që mbështesin familjet në nevojë do të shkurtohen me 5% përkundër këshillave të FMN dhe realitetit. Sipas Bankës Botërore, 30% e popullsisë shqiptare është e varfër dhe Eurostat përcaktoi 50.8% të popullsisë në rrezik të varfërisë dhe përjashtimit social. Si do të paguajnë qytetarët nga rritja e çmimeve dhe rritja e normave tatimore 380 milionë euro më shumë taksa vitin që vjen, ndërsa përfitimet do të shpërndahen mes interesave në rritje për borxhin dhe investimet, përfundimi i të cilave nuk ka afat.
6 Nëntor 2021, 07:51 -
COVID-19/ Regjistrohen 591 raste të reja në vend, 9 qytetarë humbin jetën në 24 orë
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 591 raste të reja me COVID, ndërkohë 9 persona nuk e fituan dot betejën me koronavirusin. Aktualisht 7.528 pacientë janë aktiv me virusin, ku 160 prej tyre janë të shtruar në spitalet COVID.
28 Tetor 2021, 18:19 -
5 vjet për të shqyrtuar një çështje civile në Apel, përgjysmohen gjyqtarët! Dy arsyet pse nuk plotësohen vakancat
Vakancat në Apel pjesë e progres-raportit të fundit të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Nuk ka interes nga kandidatët për vakancat në rrethe, aplikuesit në Tiranë nuk kanë kaluar Vetingun
21 Tetor 2021, 14:50 -
Shifra të frikshme/ Sot 12 humbje jete nga COVID-i dhe 616 raste të reja! 16 pacientë të shtruar në gjendje të rëndë
Kjo e marrë ka sjellë një rritje të frikshme të numrit të viktimave nga COVID-19 në vendin tonë, gjatë 24 orwt të fundit. 12 persona kanë humbur sot betejën me këtë virus, një shifër kjo shumë e lartë që nuk ishte regjistruar prej ditësh. Ndërkohë mbeten në nivele të larta edhe numri i të infektuarve, ku sot si rezultat i 3713 testimeve, kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 616 qytetarë.
19 Tetor 2021, 16:41 -
Sot në vend 217 qytetarë pozitivë me COVID dhe 9 humbje jete, 24 pacientë në gjendje të rëndë
Shqipëria vijon të mbetet në shifra të larta të infektimeve nga COVID, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitiv 217 qytetarë, ndërkohë 9 të tjerë kanë humbur jetën. 143 raste janë regjistruar vetëm në Tiranë, për t’u ndjekur nga Fieri dhe Durrësit. Këto shifra kanë ardhur si rezultat i 2522 testimeve.
18 Tetor 2021, 18:19 -
‘Mbrojtja e fëmijëve në mediat audiovizive’, Krasniqi: Do të vijojmë me monitorim të rregullt për zbatimin e dispozitave përkatëse
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi në fjalën e saj garantoi se AMA do të vijojë monitorimin e rregullt dhe të rreptë për zbatimin e dispozitave që rrjedhin nga Kodi i Transmetimit dhe forcimin e penaliteteve për OSHMA-të që shkelin dispozitat e këtij kodi për mbrojtjen e fëmijëve.
13 Tetor 2021, 12:31 -
Rriten infektimet me COVID në vend, regjistrohen 617 raste të reja 24 orët e fundit! 7 qytetarë humbin jetën
Infektimet nga koronavirusi në 24 orët e fundit kanë pësuar një rritje të ndjeshme, ku nga 3.507 testime janë regjistruar 617 raste të reja, në ndryshim me një ditë më parë ku 207 persona rezultuan pozitivë. Betejën me ‘armikun’ e padukshëm nuk mundën ta fitonin 7 pacientë.
5 Tetor 2021, 18:09 -
COVID-19, bien ndjeshëm infektimet, 549 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orë! 800 mijë qytetarë kanë marrë dy dozat e vaksinës
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar shifrat e COVID 19 për 24 orët e fundit. 549 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga 4,279 testime gjithsej duke shënuar kështu një rënie të ndjeshme. Janë 9,178 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 35 janë në gjendje më të rënduar.
2 Tetor 2021, 17:13