-
Krim me uniformë! 23 efektivë të arrestuar në 6 muaj, 188 të tjerë në hetim! Qytetarët më të pakënaqur me Policinë e Rendit (Bilanci)
23 efektivë policie dhe tre gardistë janë arrestuar në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, me akuzat për përfshirje në aktivitete kriminale dhe shpërdorim detyre. Sipas raportit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pjesa më e madhe e ankesave të qytetarëve lidhen me punën e Policisë së Rendit.
5 Korrik 2022, 16:19 -
Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë sërish protesta para Kuvendit
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës, ka paralajmëruar të hënën sërish protesta, nëse nuk ndryshohet projektligji për pagën minimale, i cili tashmë është miratuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.
20 Qershor 2022, 10:35 -
Ligji për pagat minimale, veteranët e UÇK sërish sot në protestë! Kurti takohet me përfaqësuesit e tyre
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka propozuar që të anulojë pjesëmarrjen e tij në Forumin e Prespës për Dialog, që zhvillon punimet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, që të takohet të premten me përfaqësuesit e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
16 Qershor 2022, 08:31 -
Parlamenti i Kosovës miraton në parim projektligjin për pagën minimale
Me 68 vota për, asnjë votë kundër dhe gjashtë abstenime, parlamenti i Kosovës e miratoi në parim projektligjin e ri për rritjen e pagës minimale, me gjithë kundërshtimet e opozitës dhe Organizatës së Veteranëve të luftës së ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
14 Qershor 2022, 14:36 -
67 qytetarë të infektuar me COVID-19 dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit
67 qytetarë janë infektuar dhe një humbje jete është shënuar gjatë 24 orëve të fundit për shkak të COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.
10 Mars 2022, 17:58 -
Regjistrohen 102 qytetarë të infektuar me COVID në vend, vetëm një viktimë në 24 orë
Në 24 orët e fundit një person ka humbur jetën nga COVID-19, ndërkohë sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 1.429 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 102 qytetarë.
5 Mars 2022, 16:48 -
Legalizuan si private qendrën shëndetësore në Petrelë, arrestohen 5 zyrtarë të Kadastrës në Tiranë
Arrestimi i zyrtarëve Klediol Bilo, Petro Tusha, Ergys Halili, Taulant Grabova dhe Ardian Duro erdhi pas denoncimit të bërë në prokurorinë e Tiranës nga një shtetas, lidhur me kalimin në pronësi të Hajdar Sulës të qendrës shëndetësore të fshatit Qeha në zonën e Petrelës.
23 Shkurt 2022, 15:20 -
449 të infektuar dhe 3 viktima në 24 orët e fundit! 15 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 7,542 raste aktive me COVID! Shërohen 884 të tjerë
Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajim mjekësor 105 pacientë, nga të cilët 15 në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 7,542 raste aktive me koronavirus.
15 Shkurt 2022, 17:27 -
Kursimet e shqiptarëve në rekord historik! Në fund të 2021 totali i depozitave arriti në 10.1 mld euro
Nisja e pandemisë ka ri-dimensionuar sjelljen e konsumatorëve shqiptar të cilët në 2 vitet e fundit kanë zgjedhur të kursejnë në shifra rekord. Banka e Shqipërisë raporton se në fund të vitit 2021 totali i depozitave të qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve arritën në shifrën e 10.1 miliardë euro, që është vlera rekord më e lartë e arritur që prej ’90-ës.
4 Shkurt 2022, 11:12 -
Turqia 'furnitori' kryesor i Shqipërisë, 2.9 mld euro importe në 6 vite, eksportet në minimum! Shqipëria blen materiale ndërtimi e veshje dhe shet ushqime e duhan
Turqia është e dyta pas Italisë për tregtinë me Shqipërinë. Por çfarë mallrash shkëmbehen mes 2 vendeve? Turqia sjell në Shqipëri materiale ndërtimi, veshje e këpucë, ndërsa në një minimum eksportesh, vendi ynë çon në Turqi ushqime dhe veshje. Në 6 vjet Shqipëria ka bërë rreth 3 miliardë Euro blerje në Turqi, ndërsa vendi ynë ka shitur 2.7 miliardë euro më pak.
18 Janar 2022, 13:45 -
Pasaportat më të fuqishme dhe më të 'këqija' në botë për vitin 2022...po Shqipëria?
Dy vitet e fundit nuk kanë qenë aspak të mirë për askënd jo vetëm në aspektin shëndetësor, por edhe për të realizuar një nga dëshirat që dominon te të gjithë, udhëtimet. Duke mos marrë parasysh kufizimet që janë vendosur tani si rezultat i COVID-19, CNN sjell listën e pasaportave më të fuqishme në botë.
12 Janar 2022, 21:55 -
U shkarkua për 550 mijë USD pasuri të ‘zezë’, si e shpëtoi KLD-ja e Berishës gjyqtaren Klorinda Çela në 2014! Sot kallëzohet në SPAK, ja biznesmeni që e ‘mbuloi’ me para
Klorinda Çela që akuzohet për tjetërsimin e pronës publike tek Garda e Republikës u shkarkua nga detyra për 550 mijë USD pasuri të pajustifikuar, bashkëshorti i saj Ken Dhima u shkarkua për mbi 600 mijë USD pasuri të pajustifikuar. Çifti u kallëzua në 2014 nga ILDKP për fshehje pasurie, KLD i shpëtoi tre herë nga shkarkimi.
28 Dhjetor 2021, 16:35 -
Anëtarësimi në BE kushton shumë! Studimi: 43% e kompanive shqiptare skeptike për përballimin e kostove, vështirësi përshtatja me tregun dhe konkurrenca
Një studim i kryer nga Qendra Shqiptare për Konkurrencën dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT), mbi projektin “Mbështetje për Negociatat e Anëtarësimit në kapitujt ekonomik te Legjislacionit Evropian“,i financuar nga Qeveria Gjermane, dhe zbatuar nga GIZ ka nxjerrë në pah qëndrimet e kompanive shqiptare mbi integrimin e vendit.
6 Dhjetor 2021, 18:30 -
Fondi vjetor për bonusin e bebeve harxhohet që në gusht! Bum përftimesh nga jashtë, emigrantët më të interesuar
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në fund të 10 -mujorit 2021 u paguan 2.8 miliardë lekë për bonusin e lindjeve, ndërkohë që i gjithë fondi vjetor ishte 2.2 miliardë lekë. Të dhënat nga financat në treguesit mujor fiskal tregojnë se plani vjetor për bonusin e bebeve u harxhua qysh në muajin gusht.
6 Dhjetor 2021, 09:03 -
Koronavirusi/ 405 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit! 15 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 7,459 raste aktive me COVID
Mësohet se në të gjithë vendin janë 7,459 raste aktive me COVID, ndërsa 548 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,593 që nga fillimi i epidemisë.
27 Nëntor 2021, 17:48