-
Historia e rrogave të deputetëve shqiptarë, nga puna pa pagesë në komunizëm, tek rritja me 100% këtë të enjte
Kuvendi i Shqipërisë miratoi me shumicë dërmuese votash projekligjin per rritjen e rrogave të funksionarëve të lartë dhe të kategorive të ndryshme të administratës publike. Midis tyre ishte edhe rritja e rrogave të deputetëve dhe ministrave.
25 Maj 2023, 18:22 -
A kanë ndonjë plan Berisha-Meta dhe pse e kanë marrë shtruar?
Ne kemi parë që në përgjithësi kur humbasin kanë një lëvizje reaktive. Ndërsa këtë radhë e kanë marrë me qetësi, duke deklaruar që nuk janë opozitë e mjeteve të fortave, por opozitë që i merr gjërat me qetësi dhe rrjedhimisht do bëjnë një kontestim të rezultatit zgjedhor.
25 Maj 2023, 12:10 -
SHBA dhe Korea e Jugut stërvitje të përbashkët ushtarake në kufi me Korenë e Veriun
Ushtria e Koresë së Jugut dhe ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të fillojnë stërvitjet masive dhe manovrat ushtarake pranë kufirit me Korenë e Veriut të enjten, pavarësisht paralajmërimit të shtetit të izoluar komunist se nuk do të lejojë diçka të tillë, pasi e percepton si një ushtrim armiqësor në pragun e kufirit të saj.
25 Maj 2023, 10:21 -
Në Kuvend miratohet rritja e pagave për administratën, deputetët dhe qeveritarët! Rama: Ngjitemi në nivelin e lartë të rajonit! PD: Jemi vonë
Me votën e 95 deputetëve, edhe pse Kryeministri Rama u shpreh kundër për t’u bërë tani, madje Rama nuk mori pjesë në votim, u miratua me shumicë të cilësuar në Kuvend rritja e pagës për institucionet kushtetuese duke filluar me Presidentin e Republikës, qeveritarët, deputetët etj. Ligji parashikon dyfishim të pagës për këto kategori. Ndërkohë që vetëm 3 ishin kundër votat për të tre projektligjet që u çuan sot në seancën plenare për hierarkinë e re të pagave
25 Maj 2023, 07:29 -
Arrestohet 30-vjeçarja në Tiranë, u mori 340 mijë euro familjes Verracaku! U premtoi se do t’i ndihmonte në gjyqin për masakrën e Velipojës në 2021
Një 30-vjeçare me origjinë nga Vlora, ish-ekonomiste në Bankën e Shqipërisë dhe anëtare e forumeve politike, u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka mashtruar qytetarë në të paktën 2 raste, duke përfituar 570 mijë euro në total. 340 mijë euro, Milena Deraj ia ka marrë familjes Verracaku me premtimin se do i ndihmonte në gjyqin e hapur për masakrën e Velipojës. Me 230 mijë euro mashtroi miken e saj se do i investonte në bono thesari.
24 Maj 2023, 12:07 -
Roland Bejko: Qesharake, po presim një burokrate nëse do e marrë drejtimin e PD-së! Të thirret një orë e më parë Kryesia
Shtyrja në kohë në kalandrat greke e këtij procesi me sebepin banal se prej disa ditësh një burokrate e partisë, nuk po e ndan dot mendjen nëse duhet ta marrë apo jo përgjegjësinë e drejtimit të përkohshëm të PD-së në këtë situatë, është sa banale, qesharake, po aq edhe fyese për çdo demokrat dhe qytetar të këtij vendi.
24 Maj 2023, 09:42 -
Humbja më 14 maj/ Haklaj: Dyshen Berisha-Meta nuk i duan! Muça: PD të shkrihet fare! Elezi: 6 vite pa progres nëse nuk bashkohen! Caca: Votëbesimi i Berishës, qesharak
Pavarësisht disfatës së thellë më 14 maj, Sali Berisha nuk e gjen problemin te vetja dhe nuk pranon të tërhiqet ndërsa opozita është më e ndarë se më parë. Ish deputeti i PD Azgan Haklaj, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Përparim Çaça, ish kreu i PD-së Kukës Ibsen Elezi dhe gazetari Flogert Muca kanë analizuar situatën e opozitës në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv.
23 Maj 2023, 22:23 -
Rritja e pagave për institucionet, debati te ‘Ekonomia’, komisioni miraton nivelin e ri të rrogave me rritje edhe për Qeverinë dhe deputetët
Pagat e deputetëve dhe ministrave do të dyfishohen pas miratimit të draftit që mori miratimin e Komisionit të Ekonomisë falë edhe votave të opozitës, ku vetëm Agron Shehaj u shpreh kundër. Megjithë vendimin e Komisionit të Ekonomisë, ministrja e Financave dha mendimin se rritja e pagës për politikanët duhet bërë në një fazë tjetër.
23 Maj 2023, 11:29 -
Pak orë para nisjes së armëpushimit, ushtria e Sudanit bombardon kryeqytetin e vendit për të fituar territor
Ushtria e Sudanit kreu sulme ajrore në kryeqytetin, Khartoum, të hënën, duke kërkuar të fitonte terren kundër rivalëve të saj paraushtarakë disa orë përpara se të hynte në fuqi një armëpushim njëjavor që synonte të lejonte dërgimin e ndihmave.
22 Maj 2023, 16:21 -
Mero Baze: Opozita e ndarë dhe opozita që nuk ka ndarë mendjen
Të vetmet produkte të reja opozitare pas 14 Majit ishin Arlind Qorri dhe Roland Bejko. I pari si kundërshtar afatgjatë i Edi Ramës dhe të majtës klasike, Ii dyti si kundërshtar I të djathtës berishiste, e cila po mban të ndarë opozitën për interesa tërësisht familjare të një njeriu.
21 Maj 2023, 20:30 -
Dita e 6-të e emergjencës pas përmbytjeve, Meloni 'braktis' G7 dhe inspekton zonat e përmbytura në Itali: Është e vështirë të llogaritet dëmi
Rajoni i Emillia-Romagna në Bolonja të Italisë ndodhet sot në ditën e gjashtë të emergjencës së motit të keq që deri më tani ka shkaktuar 14 viktima dhe mbi 36 mijë persona të evakuuar nga zonat e përmbytura.
21 Maj 2023, 12:35 -
Mero Baze: Strategjia e Berishës për ta mbajtur të ndarë opozitën
Sali Berisha nuk po nguron ta bëjë të qartë strategjinë e tij për ta mbajtur të ndarë opozitën. Përkundër retorikës së bashkimit, e cila përdoret më shumë si alibi për humbjen, se sa si mjet për zgjidhjen e krizës, Berisha po bën haptazi të kundërtën.
20 Maj 2023, 19:41 -
Mero Baze: Për avokatët e rremë të Berishës dhe mbështetësit idealist të tij
Ka një hendek të thellë qoftë dhe mes mbështetësve më të zjarrtë të Berishës në shoqëri dhe mbrojtësve publik të Berishës pas shkatërrimit elektoral të 14 Majit. Edhe mbështetësi më I flaktë i Berishës që e ka votuar atë, ka sot rezerva dhe një sërë dyshimesh për të ardhmen e tij me Sali Berishën në krye.
19 Maj 2023, 17:40