-
79 qytetarë rezultojnë të infektuar me COVID në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete
79 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID në 24 orët e fundit, nga 1192 teste të kryera në gjithë vendin. Rastet pozitive janë shënuar, 30 në Tiranë, 8 në Sarandë, 7 në Divjakë, 6 në Lushnje, 5 në Delvinë, 3 në Durrës, Fier, Elbasan, 2 në Gjirokastër, Berat, 1 në Shkodër, Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Lezhë, Kurbin, Shijak, Mallakastër, Vlorë, Tepelenë. Ndërkohë asnjë qytetar nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID
30 Mars 2022, 17:25 -
27 qytetarë rezultojnë pozitiv me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërron jetë një i moshuar
27 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID në 24 orët e fundit, nga 804 testime të kryera në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë në konfirmuar 15 në Tiranë, 3 në Gramsh, 2 në Fier, Delvinë, Gjirokastër, 1 në Kukës, Lushnje, Berat. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2; një qytetar 82 vjeç nga Tirana
28 Mars 2022, 17:45 -
Regjistrohen 69 qytetarë të infektuar me COVID në vend, një viktimë në 24 orë
Si rezultat i 1.046 testimeve, në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 69 qytetarë të infektuar me COVID-19. Fatkeqësisht, një 81-vjeçar nga Lushnja nuk e fitoi dot betejën me ‘armikun e padukshëm’.
26 Mars 2022, 17:45 -
COVID, 1 viktimë dhe 61 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në vend
Ministria e Shëndetësisë njofton se ka humbur betejën me COVID një qytetar nga Tirana 69 vjeç, ndërsa rastet e reja të infeksionit janë regjistruar: 22 në Tiranë, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, 4 në Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Berat, nga 1 qytetar në Gramsh, Elbasan, Kolonjë, Korçë, Memaliaj, Përmet, Libohovë, Delvinë, Kavajë, Kamëz, Durrës, Tropojë, Pukë.
25 Mars 2022, 18:05 -
Bien shifrat e infektimeve nga COVID, 18 qytetarë rezultojnë pozitiv me koronavirus! Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
Shifrat e të infektuarve me COVID në vendin tonë kanë rënë ndjeshëm. Në 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësisë njofton se nga 550 testime të kryera, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 18 qytetarë, ndërsa nuk raportohet asnjë humbje jete
23 Mars 2022, 18:24 -
Regjistrohen 36 qytetarë të infektuar me COVID në vend, vetëm një viktimë në 24 orë
Si rezultat i 800 testimeve, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 36 qytetarë të infektuar me COVID-19. Si pasojë e infektimit me koronavirus ka humbur jetën vetëm një 82-vjeçare nga Berati.
22 Mars 2022, 17:01 -
Regjistrohen 22 qytetarë të infektuar me COVID-19 në vend, vetëm një viktimë në 24 orë
Si rezultat i 647 testimeve, në 24 orët e fundit në vendim tonë janë regjistruar 22 qytetarë të infektuar. Ndërkohë, si pasojë e infektimit me koronavirus ka humbur jetën një 73-vjeçare nga Tirana.
21 Mars 2022, 18:33 -
Asnjë humbje jete dhe 79 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë, 31 pacientë të shtruar në spital, 6 prej tyre në gjendje të rëndë
Asnjë humbje jete dhe 79 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë, 31 pacientë të shtruar në spital, 6 prej tyre në gjendje të rëndë
19 Mars 2022, 17:42 -
Asnjë humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 26 raste të reja infeksione
Asnjë humbje jete nga COVID nuk është raportuar në vendin tonë në 24 orët e fundit, teksa janë regjistruar vetëm 26 raste të reja infeksioni. Shifrat u bënë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, ku theksohet po ashtu se janë 793 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
14 Mars 2022, 19:10 -
Rritja e çmimit të naftës, 3 orë protestë në Tiranë! Qindra qytetarë para Kryeministrisë: Do jemi çdo ditë këtu! Bllokuan rrugët e Unazës për disa minuta! 20 të shoqëruar
3 orë protesta paqësore në Tiranë kundër rritjes së çmimit të naftës por edhe produkteve të shportës. Ishim me qindra qytetarët që u mblodhën fillimisht para Kryeministrisë ku mbajnë fjalën e tyre shumë aktivistë dhe qytetarë të thjeshtë që i kërkuan qeverisë që të dëgjojë zërin e tyre dhe të ndërhyjë për të ndalur çmimet abuzuese që po rëndojnë xhepat e të gjithë shqiptarëve.
9 Mars 2022, 17:14 -
‘Lufta’ me pandeminë, Alimehmeti jep lajmin e mirë: Sot, dita e parë që s’kam asnjë pacient me COVID-19 që prej qershorit të 2021
“Që prej qershorit 2021, dita e parë që s’kam asnjë pacient me Covid në ndjekje”, ky është lajmi i mirë dhe plot shpresë që dha epidemiologu Ilir Alimehmeti.
18 Shkurt 2022, 10:59 -
300 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 6,170 raste aktive me COVID! Shërohen 934 të tjerë
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitet COVID po marrin trajtim mjekësor 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 6,170 raste aktive me koronavirus. Krahasuar me një ditë më parë, në vendin tonë vihet re një re rënie e numrit të rasteve të reja dhe të vdekurve nga COVID.
17 Shkurt 2022, 17:37 -
361 të infektuar dhe 7 viktima në 24 orët e fundit! 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 6,806 raste aktive me COVID! Shërohen 1,090 të tjerë
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 92 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Aktualisht në të gjithë vendin janë 6,806 raste aktive me COVID.
16 Shkurt 2022, 18:23 -
1.697 të infektuar dhe 4 viktima në 24 orët e fundit! 21.167 raste aktive me COVID! 15 pacientë në gjendje të rëndë në spitale
Fatkeqësisht, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Sakaq, në të gjithë vendin janë 21,167 raste aktive me COVID ndërsa 935 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi gjatë këtyre 24 orëve. Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të infektimeve pasi dje u regjistruan 2,163 raste dhe 3 viktima.
16 Janar 2022, 17:46