-
Sot raundi i balotazhit/ Humbje e ndjeshme për Macron në zgjedhjet parlamentare
Presidenti Emmanuel Macron humbi shumicën absolute në zgjedhjet parlamentare të dielën. Këto zgjedhje kishin rëndësi për Macron, sepse bëhej fjalë për realizimin e programit të tij politik në mandatin e dytë.
19 Qershor 2022, 09:38 -
Besimtarët katolikët kremtojnë festën e Shën Lezhdrit
Besimtarët katolik në Lezhë dhe Mirditë kremtuan festën e Shën Lezhdrit. Një nga festat më të rëndësishme qe i bashkon të gjithë, ndërsa kisha shekullore është kthyer në një pikë pelegrinazhi për vendasit e të vizitorët e shumtë.
15 Maj 2022, 11:01 -
'Ligjet' miratojnë mes debatesh Bordin e Transparencës, zv.ministri: 45% e çmimit të karburanteve, taksa! Alibeaj: E kthyet ekonominë në diktaturë
Mes debatesh Komisioni i Ligjeve ka miratuar aktin normativ për ngritjen e bordit të Transparencës për çmimet e karburantit. Deputetët e opozitës e krahasuan ndërhyrjen në treg me kohën e komunizmit, ndërsa qeveria ju përgjigj duke thënë se me këtë vendim shmangu abuzimet. Ministria e Infrastrukturës ka shpjeguar se kompanitë e shumicës fitojnë 3 lekë për litër, ndërsa ato të pakicës fitimin e kanë 12 lekë litri.
12 Prill 2022, 12:15 -
Raporti i 'Financave'/ Çmimet rrisin të ardhurat me 18 miliard lekë në 2 mujorin e parë të 2022! Shpenzimet realizohen në masë rreth 87%
Çmimet e larta kanë shkaktuar rritje të të ardhurave në vend. Në raportin e fundit të Ministrisë së Financave bëhet e ditur se të ardhurat totale për 2-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 87.6 miliardë ose 108 % të planit të 2-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 18 miliard lekë.
16 Mars 2022, 16:41 -
Rritet tregtia në janar/ U eksportuan 289 mln euro mallra dhe u importuan 454 mln euro! Ndikuan çmimet e larta
Viti ka nisur me rritje të tregtisë së mallrave në raport me vitin e kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet u rritën me 47.5%, ndërsa importet me +21.1%. Ndikim kryesor në rritjen e tregtisë ka dhënë edhe shtrenjtimi i çmimeve.
17 Shkurt 2022, 16:06 -
Rritet numri i infektimeve me COVID-19 në qarkun e Gjirokastrës, laboranti: Të rinjtë më të prekurit nga kjo valë
Kurba e infektimeve me COVID-19 sa vjen e rritet në qarkun e Gjirokastrës kjo për shkak të mos respektimit të protokollit nga personat e infektuar të cilët dalin lirshëm në qytet dhe nuk zbatojnë karantinën. Kështu është shprehur laboranti pranë NJVKSH Gjirokastër Arenc Brahimi.
15 Shkurt 2022, 11:48 -
Koronavirusi/ 376 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit, mes tyre një 31-vjeçar! 5,165 raste aktive me COVID
Ministria e Shëndetësisë teksa i bën apel qytetarëve të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 117 pacientë, 12 prej të cileve në gjendje të rënduar. Sakaq në të gjithë vendin janë 5,165 raste aktive me COVID.
21 Dhjetor 2021, 17:11 -
Koronavirusi/ 616 të infektuar dhe 10 viktima në 24 orët e fundit, 26 pacientë në gjendje të rëndë në spitale
Fatkeqësisht, 10 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit. Më konkretisht bëhet fjalë për tetë qytetarë nga Tirana të moshave 51-94 vjeç dhe dy qytetarë nga Durrësi të moshave 76-83 vjeç. Sakaq, Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohet kundër COVID, njofton se në spitale po marrin trajtim mjekësor 164 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.
17 Nëntor 2021, 19:02 -
COVID/ 7 persona humbin jetën në 24 orët e fundit në vend! Regjistrohen 587 raste të reja infeksioni
587 qytetarë u infektuan me COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë dhe u shënuan 7 viktima të moshave nga 56-85 vjeç. Aktualisht në spitale po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin ka 8,317 raste aktive me virusin.
16 Nëntor 2021, 17:57 -
Shënohet viktima më e re nga COVID, humb jetën 5-vjeçari nga Saranda! Sot 560 raste të reja dhe 8 viktima! Vijnë 117 mijë doza Pfizer
8 qytetarë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit nga COVID në vendin tonë ndërsa janë shënuar 560 raste të reja. Ndërkohë, një 5-vjeçar nga Saranda është viktima më e re që shuhet nga koronavirusi në Shqipëri.
26 Tetor 2021, 18:36 -
COVID-19/ Regjistrohen 428 raste të reja dhe 3 viktima nga koronavirusi në vend! 501 qytetarë fituan betejën me virusin në 24 orë
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 428 raste të reja me COVID-19, ndërsa 3 persona nuk arritën ta fitonin betejën me koronavirusin. Aktualisht në të gjithë vendin janë 6.289 pacientë aktivë me virusin, ndërsa 158 prej tyre po marrin trajtim në spitalet COVID.
16 Tetor 2021, 17:19 -
Në GJKKO mbeten vetëm 6 gjyqtarë, zero kandidatë për vendet vakante, e vetmja që ishte u tërhoq! KLGJ emërim provizor
Vazhdon 'braktisja' e Gjykatës se Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit, e cila u krijua për të luftuar krimin e korrupsionin. Nga 16 gjyqtarë ka aktualisht 6. Mungon më shumë se gjysma. Katër vendet e hapura me garë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka asnjë garues. Një garuese e cila kaloi një fazë dhe do të emërohej u dorëhoq.
11 Tetor 2021, 10:58 -
COVID-19 në Greqi, 30 humbje jete dhe 1.358 raste të reja në 24 orët e fundit, shumica e pacientëve të shtruar në spital të pavaksinuar
Në një kohë kur vend po “lufton” me pandeminë dhe një rritje drastike të rasteve pas shfaqjes së variantit delta, në Greqi janë regjistruar 30 humbje jete dhe 1.358 raste të reja në 24 orët e fundit.
10 Tetor 2021, 17:38 -
6 makina luksoze, 7 biznese dhe 3 prona, SPAK sekuestron 13 pasuritë e Arben Isufit, i forti i Fierit i njohur si 'Ben Qimja'
Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro ndaj 13 pasurive të Arben Isufit, i njohur ndryshe si 'Ben Qimja'. SPAK, i kontaktuar nga Report Tv konfirmoi lajmin, ndërsa më shumë detaje pritet të bëhen pubilke ditën e nesërme.
5 Tetor 2021, 21:14