-
Kryeministri Rama njofton hapjen e Rrugës së Arbrit: Gëzuar 29-Nëntorin Shqipëri
29 Nëntor 2021, 08:05 -
'Një gjuhë, një abetare'/ Nikolla: Dita e Alfabetit të jetë Ditë Kombëtare! Ministrja Arsimit: Nga viti i ardhëm Kosova dhe Shqipëria një abetare të njëjtë
'Një Gjuhë, Një Abetare', ishte ky eventi ku morën pjesë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi, ku nisën zyrtarisht punimet sot në ditën e Pavarësisë, për një 'Abetare Unike'. Ministrja Kushi tha se duke nisur nga viti shkollor 2022-2023 teksti i abetares do të jetë një për të gjithë nxënësit shqiptarë. Në fjalën e saj kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla propozoi që 22 nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, të shpallet Ditë Kombëtare.
28 Nëntor 2021, 18:29 -
-
Hetimet për '25 prillin', bashkitë Tiranë dhe Vlorë ende s'kanë kthyer përgjigje! PD: Kallëzim penal! Nga Rama te Xhelal Mziu, lista e dëshmitarëve që kërkohen
Një shkresë me kërkesë informacioni i është dërguar disa javë më parë dhjetëra institucioneve nga Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit, por disa prej tyre ende nuk kanë kthyer përgjigje. Një shkresë në adresën e komisioni nuk ka ardhur nga Inspektorati i Mjedisit, i cili është institucion i shkrirë, dhe 2 bashki të mëdha në vend: Bashkia Vlorë dhe Bashkia Tiranë.
24 Nëntor 2021, 10:40 -
Jo 65 lekë por 40 lekë për litër, kërkohet ulja e taksës së karburantit për jahtet, diskutime te 'Ekonomia'! Ato që lundrojnë në ujërat tona zero taksë
Edhe pse ishte miratuar në parim më parë, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka rikthyer çështjen e taksës për naftën që përdorin jahtet. Ditën e sotme ky Komision ka propozuar që taksa për karburantin që përdorin jahtet të mos jetë 65 lekë por 40 lekë për litër
22 Nëntor 2021, 12:22 -
COVID19/ Sot 405 raste të reja infeksioni në vend, 5 persona humbin jetën! Rritet numri i pacientëve të shtruar në spital
405 infeksione të reja me COVID janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, ndërsa fatkeqësisht 5 persona nuk kanë mundur ta fitonin betejën me virusin. Janë 8036 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
21 Nëntor 2021, 16:54 -
Vlorë/Familjarët e 8-vjeçarit tentojnë të hyjnë me forcë në burgun ku ndodhet Çalamani, përplasen me policinë! Nëna e Mateos hipën mbi hekurat rrethues: Ma sillni këtu kriminelin
Familjarët e Mateo Vasiut, i cili u vra barbarisht pak ditë më parë nga Klodian Çalamani, janë përplasur me policinë në burgun e Vlorës, aty ku qëndron i izoluar autori. Një përplasje ka pasur mes policëve dhe nënës së 8-vjeçarit e cila tentoi të kalonte kangjellat rrethues të burgut. Më pas, të afërmit marshuan për rreth 30 minuta në qytetin e Vlorës, ku bllokuan edhe rrugën duke shkaktuar kaos në trafik.
21 Nëntor 2021, 10:02 -
-
Rama i pranishëm në ceremoninë e dhënies së ‘Medaljes së Artë’ për maturantët ekselentë: Mos kini frikë nga ëndrrat e mëdha! Ministrja Arsimit: Sfidë, mbajtja e të rinjve në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e dhënies së ‘Medaljes së Artë’ për maturantët ekselentë. Kryeministri Rama vlerësoi mundine nxënëseve për rezultatet e arritura dhe falënderoi prindërit e tyre për mbështetjen që ato u kanë dhënë. Rama tha se ka pasur rastin që ka shkuar edhe në familje me vështirësi ekonomike, ku nxënësit kanë shkëlqyer me mësime.
19 Nëntor 2021, 11:26 -
Vrasja e Mateos, Klodian Çalamani izolohet në burgun e Vlorës nga frika e një sulmi në atë të Fierit! Tensione gjatë seancës gjyqësore, familjarët: Të varet, t'i marrim hakun çunit
Me shpirtin e vrarë, 1 ditë pasi i dhanë lamtumirën e fundit të voglit të tyre 8-vjeçar, nëna, babai, vëllai i Mateo Vasiut dhe të afërm të djalit, mësynë në Gjykatën e Fierit. Thyen derën e aluminit, u futën brenda ambienteve të Gjykatës për të gjetur Klodianin, por ai nuk u soll në Gjykatë, pasi situata mund të agravohej. Masa e sigurisë 'arrest në burg' iu dha në mungesë, e ndërsa familjarët shprehen se kërkojnë që ai të varet në mes të qytet. Ata kanë nisur mbledhjen e firmave në qendër të Fierit, teksa halla kërkon që kjo nismë të shtrihet edhe në qytete e tjera që më pas t'ia dorëzojnë kryeministrit Edi Rama dhe Kuvendit.
18 Nëntor 2021, 09:36 -
Komisioni Hetimor për 25 prillin/ PS: PD zero informacion për Strukturën e Mbrojtjes së Votës! Vranë Xhuvanin 3 ditë para zgjedhjeve! PD: 41 institucione pa përgjigje
Përgjigja e PD për funksionimin e strukturës së mbrojtjes së votës, ka shkaktuar sërish përplasje në komisionin hetimor për 25 prillin. Deputetët socialistë thanë se PD nuk ka sjellë të dhëna në Komision, ndërsa demokrati Gazment Bardhi iu përgjigj se nuk objekt i hetimit parlamentar nuk është veprimtaria e opozitës në zgjedhje, por e insitucioneve shtetërore.
17 Nëntor 2021, 13:51 -
Reality show holandez zgjedh Shqipërinë për xhirimin e 12 serive, promovohen bukuritë e vendit
Janë plotë 12 seri që janë xhiruar në Shqipëri duke promovuar bukuritë e vendit si dhe duke paraqitur për publikut holandez një Shqipëri krejt tjetër nga ajo e stereotipit të krijuar për shqiptarët.
15 Nëntor 2021, 14:09 -
DPSHTRR publikon kushtet e reja për rimarrjen e patentës, do përgjigjeni nëse i dini rregullat e qarkullimit rrugor
Çdo vit rreth 100 mijë qytetarë rinovojnë lejedrejtimin! Shoferët që do të rinovojnë patentën do të duhet që t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje me rregullat e qarkullimit rrugor, në lidhje me disa pyetje thelbësore
15 Nëntor 2021, 12:19 -
-
-
Rrugën drejt konsensusit 94 vota për ndryshime kushtetuese, PD e PS e nisin me sherr për oraret e mbledhjeve! Opozita largohet sërish nga mbledhja: Vazhdoni vetë nëse i keni numrat
Mbledhja e sotme e Këshillit të Legjislacionit, ka përfunduar me largimin e opozitës nga tryeza e diskutimit dhe me debate që në fund nuk prodhuan asnjë vendimarrje konkrete. E gjitha ishte një mosdakordësi për kalendarin e punimeve të këtij Këshillit, ku palët kanë sjellë propozime të ndryshme.
3 Nëntor 2021, 14:45 -
Miratohet projektligji për ‘Bashkëqeverisjen’, Alibeaj: Kjo është tallje e madhe me ligjin, e gjitha propagandë! Bushka: S'mund të merrni rolin e Gjykatës, po shtrembëroni projektligjin
Në komisionin e Ligjeve u diskutua propozimi i socialistëve për platformën për bashkëqeverisjen e cila u votua me 13 vota pro dhe 6 kundër ndërsa demokrati Enkelejd Alibeaj pati kontestime të shumta për secilin nen. Opozita e shikon këtë nismë si një lëvizje për të kontrolluar qytetarët shqiptarë nga patronazhistët.
2 Nëntor 2021, 14:04 -
Afati i vettingut, PD: T'i diskutojmë me propozimet tona për ndryshimet kushtetuese! PS: S'ka kohë për të pritur! Demokratët ikin nga mbledhja, rri LSI
Në mbledhjen përbashkët të Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë dhe Komisionit Parlamentar të Ligjeve është diskutuar propozimi i Partisë Socialiste për zgjatjen e afateve të vettingut.
1 Nëntor 2021, 14:19 -
-
-
VIDEO/ Disa nga xhevahirët që 'pushtuan' foltoren e Berishës dhe 'do reformojnë' Partinë Demokratike
Me shpalljen 'Non Grata', Sali Berisha ka krijuar 'Foltoren' me qëllim për të testuar pushtetin që ka ende në bazë të demokratëve si edhe një mjet për të marrë drejtimin e PD-së, një mburojë përballë SHBA-së.
27 Tetor 2021, 23:07