Bukë e mbushur
Përbërësit:

1 baguette 
1 fileto salmoni
1 pako krem djathi
Kripë, piper, majdanoz
Përgatitja:

Bagetë e mbushur me krem djathi dhe salmon .  Është një antipastë shumë e thjeshtë me pak përbërës. Në një enë përgatisim mbushjen me 1 pako krem djathi, salmon, kripë, piper dhe majdanoz të grirë imët. Bagetën e zbrazim nga tuli dhe e mbushim me masën e formuar më sipër. Për ta servirur e presim në rrathë rreth 1 cm.