-
Fjalimi i Ramës në KiE, Meta: Bojkotimi në Strasburg tregoi se është anti-europian! Shfaqjet teatrore nuk heqin vëmendjen nga skandalet e tij
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është bashkuar kritikave për fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës, ku kërkoi të zhbëhet raporti i Dick Marty-t. Meta tha se bojkotimi që iu bë Ramës në Strasburg reflektoi drejtimin anti-europian që po ndjek sipas tij kreu i qeverisë.
14 Tetor 2022, 17:54 -
Kritikat për fjalimin e Ramës në KiE, Bashkurti: Kishte qëllim mbrojtjen e UÇK! Synonte reflektimin e diplomacisë europiane për raportin skandaloz të Dick Marty
Diplomati Lisen Bashkurti e cilëson inciativë me qëllim të mirë për të mbrojtur UÇK fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës duke shtuar se shteg për interpretime lanë komentet politike e personale. Ndërsa për Albin Kurtin thotë se është kontradiktor kur thotë se nuk e ndoqi dot fjalimin për shkak të angazhimeve.
14 Tetor 2022, 17:36 -
Çfarë ndodhi 11 vjet më parë në Strasburg, kush votoi pro e kush kundër! Fjalimi i Gjiknurit në emër të PS që mbrojti UÇK
Në procesverbalin e miratimit të kësaj rezolute të Dick Marty që inkriminonte UÇK-së në janar të vitit 2011, nga delegacioni Parlamentit shqiptar votoi pro rezolutës së Dick Marty, kryetari i grupit, Ilir Rusmali, atëherë deputet i PD-së, ndërsa Damian Gjiknurit dhe Shpëtim Idrizit votuan kundër. Kurse pjesa tjetër e delegacionit shqiptar nuk ka qenë prezent.
14 Tetor 2022, 14:49 -
Akuzat e opozitës për fjalimin në KiE, Rama: Rublat ‘flasin’ mbrapsht në Tiranë, si në 2011 kur votuan kundër Kosovës! Opozitë e zhytur në thesin e parave ruse
Kryeministri Rama ka reaguar sërish për akuzat e opozitës për fjalimin e tij të mbajtur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në një postim në Twitter Rama akuzon drejtuesit e opozitës së flasin të ndikuar nga Rusia, duke e akuzuar opozitën si të ‘futur shumë thelle në thesin e parave ruse’.
14 Tetor 2022, 12:16 -
Fjalimi i Ramës në KiE, Berisha: I futi thikën pas shpine Kosovës! Po hedh valle në kurriz të atyre që janë në Hagë! Është Makbeth
Sali Berisha e ka cilësuar si thikë pas shpine fjalimin e Edi Ramës në Strasburg. Sipas Berishës, Rama po dëmton gjendjen e udhëheqjes politike të të burgosurve të Kosovës në Hagë.
14 Tetor 2022, 12:16 -
Taulant Balla nxjerr foton dhe pyet: Berisha dhe Meta pse janë hedhur në sulm pas fjalës së Ramës në Strasburg? Kë duan të mbrojnë?
Deputeti socialist Taulant Balla ka ndarë një foto të Sali Berishës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, të viteve më parë, dhe pyet se përse dy të parët janë hedhur në sulm me sharje e fyerje pas fjalës së Ramës në Strasburg, kundër rezolutës së Dick Marty
14 Tetor 2022, 10:47 -
Ylli Pata: Cilat janë efektet politike të fjalimit të Edi Ramës në Strasburg
Qëndrimi zyrtar i kryeministrit të Shqipërisë në Strasburg pro UÇK-së dhe kundër raportit të Dick Martyt, ka prodhuar disa zhvillime krejt interesante politike. Natyrisht më shumë në Kosovë, sesa në Tiranë. Por edhe këtu nuk është pa gjë. Në Kosovë, Vetëvendosje dhe struktura e fortë e pushtetit që doli nga mazhoranca e madhe e 14 shkurtit 2021 thuajse është bukosur fare.
13 Tetor 2022, 20:11 -
Fjalimi i Ramës në KiE, debati në ‘Konstrast’, Këlliçi: Spektakël, vetëm për propagandë! Vangjeli: Dhimbje që politika s'i tejkaloi ‘syzet’ e ideologjisë
Opozita shqiptare, edhe pse ka shprehur të njëjtin qëndrim për raportin e Dick Marty si Qeveria e ka konsideruar show dhe propagandë fjalimin e Edi Ramës dje në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Qëndrimin e ka përforcuar në ‘Kontrast’ në Report Tv deputeti Belind Këlliçi.
13 Tetor 2022, 19:34 -
Mero Baze: Edi Rama po sulmohet sikur ka sulmuar opozitën këtu dhe Albin Kurtin në Kosovë e jo Dick Marty-n
Fjalimi i Edi Ramës në Strasburg nuk është i pakritikueshëm. Atë mund ta kritikosh, madje dhe ta sulmosh si politikan shqiptar apo gazetar, por nga pozitat e kundërshtarit të atij qëndrimi që mban Edi Rama. Beteja e Edi Ramës për të certifikuar falsitetin e raportit të Dick Marty është legjitim, pasi aty preket Shqipëria si bazë e atij trafiku.
13 Tetor 2022, 18:59 -
Fjalim i panevojshëm i Ramës apo komente të panevojshme
Tribunat ndërkombëtare nuk janë as talk show ku protagonistët duhet të llogarisin vëmendjen e publikut dhe shikueshmërinë, dhe as debat publik i brendshëm, siç është një ndër kritikat. T’i llogarisësh në këtë mënyrë, i bie që je parapolitik.
13 Tetor 2022, 17:22 -
Frrok Çupi: Shënime pas darkës së cunguar në Strasburg
Do të ishte jo fort komode të shkruash për një ‘shkrim’ të tjetrit, që sapo është lëshuar në gjithë rrjetin e botës. Po i them ‘shkrim’ fjalimit të Edi Ramës, mbajtur në Këshillin e Evropës në Strasburg dje në mesditë. Dhe prapë po them se nuk do ta kisha të lehtë të komentoja një fjalim, qoftë edhe pse ky i Edi Ramës në zemër të Europës ishte më i spikaturi dhe më i dobishmi për kombin tonë dhe për të drejtën ‘e vogël’.
13 Tetor 2022, 14:41 -
Fjala e Ramës në KiE, Rithemelimi: Turpëroi Shqipërinë, foli si Fidel Kastro e Gadafi! Dëmtoi edhe Kosovën
Rithemelimi e ka cilësuar si turp fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillin Europës kundër Raportit të Dick Martyt që hedh akuza për UÇK-n, ndërsa thekson se ai fjalim dëmtoi edhe Kosovën
13 Tetor 2022, 14:25 -
Një e vërtetë uluritëse ka dalë nga kurthi dhe kërkon të afirmohet botërisht
Prej 11 vitesh në labirinthet e Pallatit të Asamblesë së Këshillit të Europës ka qenë ndrydhur një e uluritëse mbi një ngjarje të mbrujtur nga pansllavistët antishqiptarë dhe të çertifikuar nga Salla e kësaj Asambleje të nderuar.
13 Tetor 2022, 13:50 -
Fjalimi i Ramës ishte thirrje për drejtësi e nevojë për anëtarësim në BE
Dëgjova me vëmendje fjalimin e Ramës dhe për mua nuk kishte asgjë të jashtëzakonshme, sepse është një fjalim që duhet ta bëj çdo shqiptarë përballë çdo institucioni! Nëse bëjmë komente për zgjuhen e përdorur, ajo është e drejtë ekskluzive e atij që e përdor e në këtë rast e Ramës!
13 Tetor 2022, 12:48 -
Pas kritikave, përfaqësues të KiE munguan në darkë, Rama: Fjalimi im u ra si rrufe në qiell të hapur! E neveritshme që edhe në këtë rast opozita e ‘Non Gratave’ kundërvihet
Kryeministri Edi Rama reagon pasi disa përfaqësues të Kie refuzuan që të merrnin pjesë në darkën e organizuar nga Shqipëria në Strasburg. Një përgjigje e ka pasur edhe për opozitën.
13 Tetor 2022, 11:00 -
Fjalimi në KiE/ Kurti: S’e dëgjova, isha gjithë ditën në Pejë! Hoti: Shqipëria, zëri jonë! Haradinaj: I saktë! Berisha: Rama, antishqiptar, fajtor për arrestimin e Thaçit (REAGIMET)
Fjalimi i kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Europës, është pritur pozitivisht në Kosovë! Reagimi i parë ka ardhur nga ish-presidenti Avdullah Hoti, i cili tha se Shqipëria është zëri i Kosovës për përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi. Daut Haradinaj nga AAK e cilësoi fjalën e Ramës si të saktë dhe të vërtetë si asnjeherë më parë.
12 Tetor 2022, 19:10 -
Rama nga Strasburgu: E vërteta e Kosovës nuk mund të fshihet, KiE të vërë në vend nderin e vet se tonin s’e luan as topi
Kryeministri Rama e konsideron normale reagimin e disa prej anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pas fjalimit të tij ku kërkoi anulimin e raportit të Dick Marty. Në një prononcim për mediat shqiptare të pranishme në Strasburg Rama tha se e vërteta e Kosovës nuk mund të humbë.
12 Tetor 2022, 17:53