-
Apeli i dha vulën Alibeajt, Ngjela: Berisha s'mund të regjistrohet në zgjedhje nën siglën e PD, KQZ të mos bëjë shkelje! Rama i mërzitur që po bie Saliu
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar në Report Tv vendimin e gjykatës së Apelit që i riktheu Partinë Demokratike grupit të Enkelejd Alibeajt. Në një intervistë me gazetarin Nertil Agalliu, avokati ngjela thotë se tashmë Berisha nuk ka parti dhe se nuk mund të regjistrohet në KQZ nën siglën e PD-së, ndonëse ka paralajmëruar se nesër do të dorëzojë kërkesën për t’u regjistruar për zgjedhjet vendore.
5 Mars 2023, 16:35 -
Ilir Meta ‘nuk lëshon’ Berishën: Kandidatet e Primareve do të fitojnë më 14 maj, Edi Rama është në panik
Gjykata e Apelit i ka dhënë një goditje të fortë Sali Berishës, me vendimin që mori ditën e premte dhe fati i kandidatëve të tij për zgjedhjet e 14 majit janë në dorë të Ilir Metës. Vetë kryetari i partisë së Lirisë është shprehur sot nga Korça se vendimi i gjykatës për vulën e PD ishte i pritshëm, duke shtuar se në këtë verdikt ka ndikuar Edi Rama.
5 Mars 2023, 16:13 -
Berisha akuza Ramës: Konfiskoi vulën e PD-së 3 ditë para përfundimit të afatit për t'u regjistruar në KQZ
Ish kryeministri, Sali Berisha në takim me kandidatët e Rithemelimit për zgjedhjet lokale të 14 majit tha se 3 ditë para skadimit të afatit për regjistrim në KQZ, kryeministri, Rama ndikoi në vendimin e gjykatës për drejtimin e PD dhe konfiskoi vulën e Partisë Demokratike.“Duke menduar se do mund
5 Mars 2023, 13:42 -
Berisha mbledh kandidatët e Rithemelimit për vendoret dhe manipulon realitetin: Regjistrohemi në zgjedhje, besoj se KQZ s'do luajë me procedurat
Kreu i Rithemelimit Sali Berisha duket se ka gjetur një tjetër shteg për të manipulim ligjor pasi Apeli nxori nul vendimin e Zhukrit që i dha vulën. Ndryshe nga vendimi i shkallës së parë, vendimi i gjykatës së apelit quhet një vendim i formës së prerë edhe nëse është bërë rekursi në Gjykatën e Lartë. Pra vendimi i apelit është i ekzekutueshëm dhe rrjedhimisht vulën ligjore të PD e ka Enkeled Alibeaj dhe jo Sali Berisha.
5 Mars 2023, 10:47 -
Minxhozi: Një tjetër vulë ka humbur
Pasioni dhe vëmendja që mediat i kushtuan betejës për vulën e Partisë Demokratike në gjykatën e apelit të Tiranës krijonte të premten përshtypjen se nga ky verdikt varej dhe ende varet fati dhe e ardhmja e kësaj partie. Më gjerë se kaq, është krijuar përshtypja se vendimi burokratik se cilit i kalon e drejta e përdorimit të simboleve të PD, do të përcaktojë në mënyrë përfundimtare jo vetëm fatet e lidershipit të kësaj force politike, por edhe fatet e Shqipërisë.
4 Mars 2023, 21:00 -
Meta me kandidatin e Rithemelimit në Vorë: Ramës nuk i mjafton vula e PS, do edhe atë të PD-së! Drejt 14 majit shkojmë me fuqi të trefishuara
Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me Indrit Hoxhën, kandidatin e Rithemelimit për bashkinë e Vorës, ka mbajtur një takim me strukturat e PL-së. Ai komentoi sërish vendimin e gjykatës së Apelit të PD-së të marrë ditën e djeshme, duke thënë se kryeministri Edi Rama përveç vulës së PS donte edhe atë të Partisë Demokratike.
4 Mars 2023, 19:33 -
Berisha: Do dorëzojmë dokumentat për regjistrimin në zgjedhje, besoj se KQZ s'do luajë me procedurat! Vendimi i Shkallës së Parë i zbatueshëm deri sa të vendosë Gjykata e Lartë
Sali Berisha ka mbledhur pasditen e sotme grupin e tij parlamentar, fill pas mbledhjes së kryesisë, mbledhje të cilat erdhën pas vendimit të gjykatës së Apelit për të zhbërë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, e për rrjedhojë për t’i kaluar vulën Enkelejd Alibeajt
4 Mars 2023, 18:25 -
Pas vendimit të Apelit, Alibeaj të hënën pritet të regjistrojë PD-në në KQZ, Meta 'varka e shpëtimit' për Berishën
Në mungesë të vulës së partisë, Sali Berisha po mendon që kandidatët e tij për kryabashkiak, t’i regjistrojë në KQZ me koalicion dhe jo si të pavarur. Për këtë, i duhet të bëjë fushatë, që Partisë së Lirisë të Ilir Metës t’i bashkohen aleatë të djathtë, për të dalë me kandidatë të përbashkët. Ndërkohë Alibeaj pritet që të hënën, kur është edhe afati i fundit, të regjistrojë në KQZ Partinë Demokratike për garën elektorale të 14 majit
4 Mars 2023, 16:19 -
Apeli i dha vulën e PD-së, Alibeaj nis përgatitjet për zgjedhjet vendore, të hënën mbledh strukturat e partisë
Pasi Gjykata e Apelit vendosi në favor të grupit të Enkelejd Alibeajt, ky i fundit po nis përgatitjet për zgjedhjet vendore të 14 majit. Teksa pritet që të hënën të depozitojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve regjistrimin e PD-së për garën elektorale, Alibeaj do të mbledhë të hënën strukturat e partisë.
4 Mars 2023, 14:07 -
Apeli i dha ‘vulën’ Alibeajt, PS u përgjigjet akuzave të Berishës: Politikan i vdekur, s'ndërhyjmë në çështjet e tyre të brendshme! I ‘zbatojnë’ vendimet vetëm kur i pëlqejnë
Një ditë pasi Apeli vendosi të zhbëje vendimin e Zhukrit dhe të kthejë sërish çështjen e vulës së PD-së në Gjykatën e Shkallës së Parë, kryetari i grupit parlamentar të PS ka komentuar akuzat e Berishës për kryeministrin Rama. Pretendimet e Berishës, Balla i sheh si të turpshme ndërsa sa i takon vendimit të djeshëm, Balla tha se Partia Socialiste nuk merret me çështje të brendshme partie
4 Mars 2023, 13:19 -
Apeli i dha partinë Alibeajt, Belind Këlliçi nuk dorëzohet, vazhdon takimet elektorale: Vulën e vënë shqiptarët me 14 maj
Kandidati i Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet vendore vijon të zhvillojë takimet me qytetarët, ndonëse një ditë më parë Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë grupit të Ekelejd Alibeajt.
4 Mars 2023, 12:19 -
Apeli i dha Alibeajt vulën e PD, Meta: Ishte regji e mirëmenduar e Ramës, i panikosur nga zgjedhjet! Me 14 maj, e gjithë Shqipëria do jetë si Shkodra më 6 mars
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar regji të mirëmenduar të Edi Ramës vendimin që u dha nga Apeli për vulën e PD. Nga takimi me strukturat në Vaun e Dejës, Meta tha se opozita nuk do të mungojë në zgjedhjet e 14 majit.
4 Mars 2023, 11:17 -
Apeli i dha ‘vulën’ Alibeajt, Berisha mbledh Kryesinë: Kandidatët për zgjedhjet vendore do i regjistrojmë me koalicion, jo të pavarur! Rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë
Një ditë pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë Demokratike grupit të Enkelejd Alibeajt, Sali Berisha ka njoftuar se do bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, por do kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit Sokol Sadushi nga çështja. Sot akuzoi ambasadoren Yuri Kim se ka ndërhyrë në mënyrë brutale në vendimin e gjykatës bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj.
4 Mars 2023, 11:14 -
Vendimi i Apelit për PD, Sula dhe Çollaku: Kandidatët e Primareve të regjistrohen në zgjedhje me logon e PD! Bashkimi i demokratëve, rruga e vetme
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar për vendimin e djeshëm të Gjykatës së Apelit, që rrëzoi vendimin e Agron Zhukrit dhektheu çështjen për shqyrtim në Shkallën e Parë me trupë tjetër gjykuese.
4 Mars 2023, 10:02 -
Alibeaj mban vulën e PD, Berisha ‘anëtar’ i PL të Metës ose në ‘dorë’ të Mediut
Gjykata e Apelit i ka dhënë një goditje të fortë Sali Berishës, me vendimin që mori pas pesë orë shqyrtimi me themel të të gjitha dokumenteve të kuvendit të “Rithemelimit”, bazuar në ankesën e kreut të deleguar të PD zyrtare, Enkelejd Alibeaj.
4 Mars 2023, 08:58 -
Lorenc Vangjeli: Ku mund të qahesh kur të shkep Kadiu?
“Ku mund të qahesh kur të shkep Kadiu?”. Sali Berisha e la pezull në ajër këtë pyetje dhe u përgjigj vetëm me një të qeshur shpërthyese. Ky dialog pyetje pa përgjigje – e qeshur pas pyetjeje, u konsumua në lulishten përpara Galerisë së Artit në Tiranë, në festimet për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
3 Mars 2023, 21:41 -
Vula e PD në dorë të Alibeajt/ Bollino: Berisha më i dobët se ditën kur Basha e përjashtoi nga PD! Meta sot ka më shumë forcë! Vendimi i ‘Apelit’ s’favorizon Ramën
Gazetari dhe botuesi Carlo Bollino, ka bërë një analizë të veprimeve politike që mund të pasojnë në kampin opozitës, pas vendimit të Apelit, që i dha vulën grupimit të Enkelejd Alibeajt.
3 Mars 2023, 20:46