-
Rritet ndjeshëm numri i infektimeve me COVID-19 në Greqi, zgjaten kufizimet
Shtetin fqinj, Greqia po shënon përditë rekorde negative për sa i përket pandemisë. Ditën e djeshme në një takim të zhvilluar mes ekspertëve të shëndetësisë dhe kryeministrit të vendin Kyriakos Mitsotakis, u vendosë se masat aktuale anti-COVID në fuqi do të zgjasin edhe 2 javë të tjera nga koha e parashikuar.
25 Shkurt 2021, 11:27 -
EKSKLUZIVE/ Fyerje ndaj Shqipërisë e simboleve kombëtare, dënohet me 8.6 vite burg në mungesë kryetari i Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit
Fyerje ndaj Shqipërisë dhe simboleve kombëtare, dënohet me 8.6 vite burg në mungesë, Mondi Kolila. Ky është dënimi i parë në Shqipëri për fyerjen e vendit dhe simboleve kombëtare.
18 Shkurt 2021, 12:21 -
'Deti', Meta: S'pranoj cënimin e interesave kombëtare! Rama s'ka marrë autorizim nga unë për bisedimet me Greqinë
Presidenti Ilir Meta, ka pritur në një takim aktivistë të shoqërisë civile dhe anëtarë të botës akademike, të angazhuar pranë Akademisë “Rrënjët tona”, lidhur me çështjen e negociatave me Greqinë, për delimitimin e zonave detare midis dy vendeve tona.
17 Shkurt 2021, 14:19 -
Mbyllet për 24 orë pika kufitare e Kakavijës, shkak greva e punonjësve të palës greke
Dogana e Kakavijës do të jetë e mbyllur për 24 orë, duke filluar nga dita e nesërme, datë 17 shkurt, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 18 shkurt. Shkak për mbylljen një ditore të doganës bëhet greva e punonjësve në doganë greke.
16 Shkurt 2021, 17:45 -
Stuhia e dëborës ‘Medea’ pushton Greqinë/ Bllokohet rruga nacionale Athinë-Lamia, termometri shënon -20 gradë dhe shumë zona mbeten pa energji elektrike
Stuhia “Medea” e shoqëruar me dëborë, erë, temperatura të ulëta dhe ngrica e cila ka pushtuar territorin e Greqisë, për pasojë rruga nacionale Athinë-Lamia është bllokuar dhe është ndaluar qarkullimi i automjeteve.
15 Shkurt 2021, 11:46 -
Autoritete doganorë greke njoftojnë palën shqiptare: Nuk do të lejohen mjetet e rënda të hyjnë në Greqi
Për shkak të kushteve të vështira të motit, në territorin Grek nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë për një hark kohor deri në përmirësimin e kushteve të motit
14 Shkurt 2021, 11:56 -
Erdogan sulmon Mitsotakis: 'Do të njihni çmendurinë e turqve'
Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë ende nuk kanë gjetur rrugën e normalizimit. Ditën e sotme presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka “fajësuar “ kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, nëse bisedimet për përcaktimin e kufijve detarë mes palëve ngecin.
10 Shkurt 2021, 15:28 -
'Maskarenj që i fryjnë zjarrit', Shpëtim Idrizi acarohet me Ramën: Po bën pirueta të rrezikshme me Greqinë për detin
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra ditën e djeshme nga Saranda, në lidhje me zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon duke thënë se ai po bën avokatin e Greqisë, sikur ato kanë të drejtë dhe shqiptarët jo.
8 Shkurt 2021, 17:16 -
Tensionet Greqi-Turqi, tanket turke “pushtojnë” kufirin, alarmohet pala greke (VIDEO)
Ulja e tensioneve dhe rinisja e bisedimeve për përcaktimin e kufijve detarë mes Turqisë dhe Greqisë, duket se nuk ka ndaluar ushtrinë turke të zhvillojë manovra të shumta ushtarake në kufirin me Greqinë.
8 Shkurt 2021, 12:21 -
Alpinistët bllokohen duke u ngjitur në mal në Dropull, njëri rrëzohet dhe lëndon këmbën! Telefonojnë për ndihmë dhe shpëtohen
Një grup alpinistësh kanë humbur rrugën malin Murgana në fshatin Sotirë në Dropull afër kufirit me Greqinë, duke mbetur të bllokuar për disa orë. Njëri prej alpinistëve është rrëzuar dhe ka lënduar këmbën. Kanë qenë vetë aplinistët ata që kanë telefonuar në sallën e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ku kanë kërkuar ndihmë
7 Shkurt 2021, 19:09