-
Greqia, raste të pakta infektimi me COVID-19 nga Shqipëria
Të dhënat nga Sekretariati i Përgjithshëm grek për Mbrojtjen Civile të njoftuara sot nga mediat greke mbi pandeminë e koronavirusit në Greqi flasin për një numër të vogël rastesh infektimi me COVID 19 të importuara nga Shqipëria. Sipas të dhënave, nga 1 korriku deri më 16 gusht, janë shënuar vetëm 63 raste të gjetur pozitivë tek shtetasit shqiptarë që kanë hyrë përmes rrugëve ajrore dhe tokësore nga Shqipëria në Greqi, nga të cilët vetëm 14 janë aktivë.
20 Gusht 2020, 07:55 -
Radhë të gjata edhe në Kapshticë, drejt plotësimit kuota për kalimin në pikën kufitare me Greqinë
Kapshticë- Data 16 Gusht nis me rradhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.Pas rregullave të reja policia po punon në terren për të mbajtur situatën në kontroll pasi sot hyri në fuqi edhe kufizimi i shtetasve që do të kalojnë nga kjo pikë.Sipas njo
16 Gusht 2020, 09:39 -
Jam dakord, fajin e ka Greqia, po ne, shqiptarët, xhanëm, nuk kemi faj?
Pikërisht atëhere kur po mendoja se ky gusht do të kalonte pa ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme, sepse në gusht gjithmonë do të kemi ndonjë të tillë që ka sfond herë nacional romantik e herë mund të jetë një provokim banal gjithnjë me një mbështjellje konflikti e provokuar kryesisht nga fqinjët tanë në jug ose nga shqiptarë folklorikë që bëjnë heroizma pa ide, ndodhi kjo që po shohim në Kakavijë
15 Gusht 2020, 22:22 -
Konflikti Greqi-Turqi, takohen ministrat e BE! Merkel bisedë telefonike më Erdogan: Rruga e vetme dialogu
Situata në Egje nuk gjen qetësi, megjithëse ditën e nesërme do të mbahet takimi i jashtëzakonshëm i ministrave të jashtëm të BE-së për të diskutuar ketë situatë, përplasjet në det të hapur mes Greqisë dhe Turqisë kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Presidenti turk zhvillon një bisedë telefonike me Angela Merkel ku Kancelarja gjermane kërkon dialog mes palëve, por presidenti turk shfaqet tejet skeptik.
13 Gusht 2020, 20:50 -
Marrëveshja e detit, Panariti: Të mbrohet sovraniteti, jo negociata nëse nuk keni të qartë interesat
Sipas Panaritit vendi ynë ka vepruar gjithnjë i ndodhur nën presion nga fqinjët më të fuqishëm dhe mban vetëm një pozicion mbrojtjeje, pasi nuk e ka të qartë se çfarë pret nga kjo marrëveshje.
11 Gusht 2020, 11:04 -
Kërkimet për naftë, anija turke afër kufirit grek, rikthehen tensionet mes tyre
Oruç Reis, anija turke mbërrin në Mesdheun Lindor e gatshme për të filluar me kërkimet, rriten tensionet mes dy palëve. Kryeministri grek mbledh këshillin e lartë të sigurisë kombëtare dhe njofton presidentin e Këshillit të Europës Charles Michel.
10 Gusht 2020, 17:24 -
Qeveria strategji për kthimin e Diasporës! Mbi 1 milionë shqiptarë në 2019 jetuan jashtë vendit, 4 janë shkaqet e largimit
Më shumë se 1 milionë shqiptarë kanë jetuar jashtë vendit në vitin e kaluar. Ministria e Diasporës liston katër arsye kryesore se përse largohen qytetarët, ku faktori ekonomik është më i rëndësishmi. Sot 29 vite nga eksodi i madh me anijen Vlora, 8 gushtit 1991, shqiptarët ikin për të gjetur punë.
8 Gusht 2020, 08:08 -
Kufijtë me Greqinë të mbyllur çdo mbrëmje, hapja krijon radhë në Kakavijë! Pala greke u bën tamponin qytetarëve (VIDEO)
Në kufi është krijuar radhë mjetesh pasi pala greke punon me dy sportele, me ritme të ngadalta dhe të gjithë qytetarët që hyjnë u bëhet tamponi. Aktualisht pala greke punon me një grup pune epidemiologësh për marrje të tamponin për COVID-19 dhe kjo ka shkaktuar edhe radhë në kufi.
7 Gusht 2020, 11:38 -
Dokumentet amerikane/ Raporti sekret 10 gusht ‘48: Ambasadori grek i kërkoi SHBA-së ndërhyrjen e rusëve tek shqiptarët që të çarmatosin gueriljet
Memorie.al publikon për herë të parë dokumente tepër sekrete të Departamentit amerikan të Shtetit, të cilat hedhin dritë mbi veprimtarinë diplomatike të SHBA-ës në Asamblenë e Përgjithëshme të OKB-së në 1948-ën, për të ndaluar qeverinë komuniste të Tiranës të kryesuar nga gjeneral-kolonel Enver Hoxha, në ndërhyrjen e saj në punët e brendshme të Greqisë dhe ndihmat ushtarake që ajo i jepte gueriljeve komuniste të gjeneralit Markos Vafjadhis.
7 Gusht 2020, 08:21 -
Greqia mbyll Kakavijën e Kapshticën në orarin 22:00-06:00! Karantinë 7 ditë kush hynë në territorin grek nga 16 gushti
Pikat e kalimit të Kakavijës dhe Kapshticës do të jenë të mbyllura nga ora 22:00 deri në orën 06:00 duke filluar nga sot si në hyrje dhe në dalje të Greqisë. Kalimi do të jetë i lirë çdo ditë nga ora 06:00-22:00 ku do të lejohen të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatëse.
6 Gusht 2020, 18:58 -
I ndaluar prej vitesh në Shqipëri, kapen 60 kg dateri! Anonim porositësi, kontrolle në restorante e dyqane, rrezikojnë mbylljen (VIDEO)
Edhe pse është e ndaluar me ligj, kjo nuk i ka penguar një ose disa persona që të porosisin nga Greqia 60 kg dateri. kjo sasi është kapur ditën e sotme teksa po hynte kontrabandë nga Greqia. personat që po e transportonin ishin siguruar që ta fshihnin mirë, edhe pse dështuan.
6 Gusht 2020, 14:09 -
Greqia rikthen karantinën për shqiptarët, 7 ditë izolim kush kalon nga Kakavija, mbyllet gjatë natës pika kufitare
Greqia ka marrë masa të reja sa i përket parandalimit të përhapjes së COVID-19, që i prek në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe shqiptarët. Kjo masë vjen një ditë pasi një qytetar shqiptar me shtetësi greke ka hyrë përmes kësaj dogane në gjendje të rëndë shëndetësore i prekur me COVID, ku dhe u shtrua në spitalin e Janinës.
4 Gusht 2020, 18:47 -
Greqia lejon fluturimet me Shqipërinë, nga 1-15 gusht vetëm në aeroportin e Athinës
Athina zyrtare ka ndryshuar vendimin e saj për të mbyllur kufijtë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me një vendim të sotëm të Shërbimi Ajror Grek njoftohet se do të lejohen fluturimet me dy shtet fqinje vetëm nga Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës "Eleftherios Venizelos" nga 1 deri në 15 gusht.
2 Gusht 2020, 21:17