-
Itali/ 26-vjeçari vdes pasi thithi tullumbacen me azot, po festonte ditëlindjen me shokët, konsumoi ‘drogën e të qeshurës’
Ngjarja ka ndodhur në Salento, në vendin fqinj, ku 26-vjeçari teksa festonte ditëlindjen, ka konsumuar lëndën narkotike. Ata po qarkullonin mes njëri-tjetrit tullumbace të mbushura me oksid azoti, të cilat shkaktojnë eufori dhe që përdoren për shkak të të qeshurave të forta që shkaktojnë, por që fatkeqësisht e ka çuar drejt vdekjes
18 Nëntor 2024, 14:08 -
Ndalohet me ligj përdorimi i tullumbaceve me azot! Mes tymueseve futet në listën e lëndë psikotrope
Mes tymit dhe kaosit të krijuar në Kuvend është miratuar këtë seancë nderyshimi ligjor që ndalon përdorimin e tullumbaceve me azot duke e përfshirë protoksidin e azotit tek lëndët psikotrope. Gjatë seancës me shumicë votash u rrëzuan amendamentet e propozuara nga deputetët e PL-së për këtë çështje.
14 Dhjetor 2023, 13:46 -
I hapet rrugë ndalimit të tullumbaceve me oksid azoti, 'Shëndetësia' fut azotin në listën e lëndëve narkotike! Do ndalohet shitja
Përdorimi i tullumbaceve me azot shumë shpejt do të jetë I ndaluar me ligj. Në Komisionin e Shëndetësisë u miratua nisma e qeverisë që e përfshin protoksidin e azotit në lëndët psikotorpe të ndaluara për përdorim.
11 Dhjetor 2023, 14:48 -
I hapet rrugë ndalimit të tullumbaceve me oksid azoti, 'Shëndetësia' miraton në parim ndryshimet ligjore! Balla: Futet në listën e lëndëve të ndaluara
Përdorimi i tullumbaceve me azot shumë shpejt do të jetë I ndaluar me ligj. Në komisionin e Shëndetësisë u miratua parimisht nisma e qeverisë që e përfshin protoksidin e azotit në lëndët psikotorpe. Balla tha se ishte një masë e domosdoshme pasi shumë të rinj kishin filluar përdorimin e saj dhe bllokimi duhej zgjidhur nga ana ligjore.
31 Tetor 2023, 12:39 -
‘Tullumbace me azot’, Britania i shpalli të paligjshme, prej 8 nëntorit përdoruesit dënohen me 2 vjet burg! Historiku, kur u zbulua ‘gazi për të qeshur’ dhe efektet
Britania e Madhe ka vendosur që nga 8 nëntori përdorimi i ‘tullumbaceve me azot’ të konsiderohet i paligjshëm dhe të dënohet me 2 vite burg. Vendimi është marrë pas shqetësimeve që kanë ardhur në rritje nga përdorimi i kësaj lënde. Pak ditë më parë ishte Ministria e Brendshme në Shqipëri që nisi procedurën për përfshirjen e kësaj në listën e lëndëve psikotrope.
18 Tetor 2023, 18:20 -
‘Gjetja aq e lehtë sa blerja e një buke’, oksidi i azotit i paligjshëm nga 8 nëntori në Britaninë e Madhe
Oksidi i azotit do të jetë i paligjshëm nga muaji i ardhshëm në Britaninë e Madhe. Ligji i ri vjen pasi ministrat u zotuan të ndërmarrin veprime për përdorimin e drogës në komunitete, të cilat shkaktuan sjellje antisociale dhe probleme mes të rinjve. Përdoruesit mund të kalojnë në anemi, dëmtim nervor apo paralizë.
18 Tetor 2023, 09:36 -
‘Tempulli’/ Konsumoi tullumbace me azot, 15-vjeçari përfundon në spital! Zbulohet lokali i drogës në Fier, ‘kamuflazh’ me lojëra! 3 në pranga
Tre persona u arrestuan nga policia pasi shisnin tullumbace me azot në një dyqan pranë një shkolle në Fier që e kishin kamufluar si lojëra me kompjuter. Klientë ishin nxënësit e shkollës dhe njëri prej tyre, 15-vjecar përfundoi në spital. Të arrestuarit u kapën duke pirë kanabis në sy të klientëve të tjerë.
7 Tetor 2023, 09:46 -
‘Tullumbacja’, kimisti: Oksidi azotit çon në anemi, shok zemre e sistemi nervor! Të rinjtë konsumatorë, u ndryshon ecja dhe janë të zverdhur
Kimisti Egzon Ademi ka treguar për Report TV, pasoja të frikshme në shëndetin e të rinjve që konsumojnë drogën "Tullumbace" me përbërje të oksidit të azotit. Shokun kryesor të kësaj droge e pëson zemra dhe sistemi nervor, ndërsa të rinjtë vartës të ‘Tullumbaces’ bëhen anemikë dhe sëmuren shumë shpesh.
25 Shtator 2023, 16:07 -
Vëzhgimi i Report Tv, bombolat me azot tregtohen online! 640 gr kushton 9 mijë lekë të reja! 2 kg kushton 13 mijë lekë të reja
Një bombol me oksid azoti, që sipas investigimit të Report Tv shitet online në rrjetet sociale, kushton nga 9 mijë lekë deri në 13 mijë lekë të reja, në varësi të peshës së saj. Një bombol 640 gr, mbush 70 deri në 80 tullumbace që të rinjtë e përdorin si lëndë narkotike. Pronarët e lokaleve i kanë shumë të lehtë për të gjetur një bombol të tillë, pasi në rrjetet sociale gjen reklamë të tilla, pa ndonjë pengesë.
22 Shtator 2023, 17:01 -
VIDEO/ ‘Të çon avion’, tullumbacja me azot reklamohet në rrjetet sociale! 'Sheiku i Durrësit': Blini bombolën për 90 mijë lekë të vjetra
Tullumbacet me oksid azoti reklamohen lirshëm në rrjetet sociale nga të rinjtë. Një prej tyre, 21 vjeç, ka rënë në pranga pas videos që ka publikuar duke reklamuar bombola me oksid azoti, për të cilat thotë se kushtojnë 90 mijë lekë të vjetra dhe se me to mund të mbushësh rreth 45 tullumbace.
22 Shtator 2023, 12:14 -
Tullumbacja me oksid azoti ‘trend’ edhe në Britani, flet mjeku: Ekstremi arrin deri në paralizë mendore! Grupmoshat 16-24 vjeç më të rrezikuara
Përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tollumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet në trend për të rinjtë në Shqipëri, ndërsa më Britani prej kohësh konsiderohet droga e klasit c. Ekstremi që mund të sjellë përdorimi i kësaj substance arrin deri në paralizë nervore, ndërsa ekspertët japin alarmin për grupmoshat më të rrezikuara.
21 Shtator 2023, 15:43 -
Tollumbace me oksid azoti shitet lirshëm në lokalet e Tiranës, ministri Balla: Hyn në Shqipëri lirshëm me doganë! Do e ndalojmë me ligj
Ndonëse për këtë nuk ka një ligj specifik që e ndalon, aq sa kanë hyrë në Shqipëri duke paguar doganë, Balla tha se do të bazohet në disa konventa që e cilësojnë këtë lëndë si drogë.
21 Shtator 2023, 12:28 -
Tollumbace me oksid azoti, Britania nismë ligjore për ta ndaluar! Flet Avokati: Do klasifikohet si drogë! Deri në 14 vite burg kush e tregton
Tollumbacet me oksid azoti të cilat po përdoren masivisht në Britaninë e Madhe nga adoleshentë dhe të rinj të moshës 16 – 24 vjeç janë kthyer në problem shqetësues social prandaj autoritetet kanë ndërmarrë nisma ligjore.
19 Shtator 2023, 14:20 -
Ekskluzive/ Tollumbacja me oksid azoti shitet lehtësisht në lokalet e Tiranës! Report Tv sjell pamjet! Kamarieri e shërben hapur për ta pirë: Nuk të vdes! Blihet me faturë
Report Tv sjell pamje ekskluzive nga një klub nate në Tiranë, që i ofron të rinjve tullumbace me oksid azoti, si të ishin duke porositur kafe. Gazetari ynë arrin të blejë fare lehtësisht këtë substancë duke e porositur te kamerieri, i cili pasi i shpjegon se si ta konsumojë, i ofron edhe kuponin tatimor, 300 lekë një tullumbace me oksid azoti
18 Shtator 2023, 13:59 -
Drogë në klubet e Tiranës, ‘tullumbacja’ që po ‘helmon’ të rinjtë! Gjendet lehtësisht për 300 deri në 500 lekë
‘Tullumbacja’ është droga më e re që po qarkullon rishtazi nëpër klubet e Tiranës. Bëhet fjalë për një substancë të gaztë, e cila vendoset brenda një tullumbaceje dhe merret duke e thithur atë. Kushton nga 300-500 lekë dhe të rinjtë e gjejnë lehtësisht në lokalet që frekuentojnë, siç është një rast që Report Tv e konstaton fare lehtë në zonën e ish-bllokut.
16 Shtator 2023, 20:09