-
Borrell thotë se BE-ja mbështet planin e Bidenit për armëpushim në Gazë
Bashkimi Evropian (BE) mbështet plotësisht planin e paraqitur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që do të mundësonte një armëpushim të qëndrueshëm në Gazë, lirimin e të gjitha pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare, tha kryediplomati i bllokut, Josep Borrell në një deklaratë
5 Qershor 2024, 14:53 -
SHBA pret që Izraeli të pranojë planin për t’i dhënë fund luftës në Gazë nëse Hamasi bie dakord
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha të dielën se nëse Hamasi bie dakord mbi marrëveshjen për t'i dhënë fund luftës në Gazë, Uashingtoni pret që edhe Izraeli ta pranojë planin.
2 Qershor 2024, 21:32 -
Wall Street Journal: ‘Izraeli reduktoi operacionin në Rafah nën presionin e SHBA’
Izraeli rishikoi dhe reduktoi operacionet në Rafah pas diskutimeve intensive me zyrtarët amerikanë që synonin parandalimin e kalimit të "vijës së kuqe" të administratës Biden dhe shmangien e një krize në marrëdhëniet midis dy aleatëve
2 Qershor 2024, 14:21 -
Presidenti Biden jep hollësi për marrëveshjen që mund t’i jepte fund luftës në Gazë
Presidenti Joe Biden dha të premten hollësi mbi një marrëveshje prej tre fazash, të propozuar nga Izraeli për militantët e Hamasit, që sipas tij do të çonte në lirimin e pengjeve të mbetura në Gazë dhe mund t'i jepte fund luftës së ashpër, gati 8-mujore në Lindjen e Mesme
1 Qershor 2024, 07:56 -
Izraeli merr nën kontroll një zonë kyçe të kufirit të Gazës me Egjiptin
Ushtria izraelite tha se ka marrë nën kontroll një korridor strategjik përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin për të ndërprerë përdorimin e tuneleve të kontrabandës, teksa po tenton të shkatërrojë Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në luftën që tani është në muajin e tetë.
30 Maj 2024, 08:36 -
Lufta/ Tanket izraelite hyjnë në Rafah, 21 të vdekur nga një sulm i ri! Media: Izraeli u ka dorëzuar një propozim të ri ndërmjetësuesve
Ushtria izraelite vijoi me sulmet në Rafah, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve. Sipas mediave 21 persona kanë vdekur nga sulmet izraelite. Ndërkohë që Izraeli u ka dorëzuar një propozim të ri ndërmjetësuesve për lirimin e pengjeve.
28 Maj 2024, 09:04 -
Bashkimi Evropian dhe Izraeli, luftë fjalësh në prag të njohjes së shtetit palestinez nga Spanja dhe Irlanda
Marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Izraelit u përkeqësuan të hënën, në prag të njohjes së shtetit palestinez nga vendet anëtare të BE-së, Irlanda dhe Spanja dhe insistimit të Madridit që ndaj Izraelit të vendosen sanksione pas sulmit vdekjeprurës në Rafah.
27 Maj 2024, 21:15 -
Lufta në Gaza/ IDF: Dy komandantë të lartë të Hamasit u vranë në bastisjen në Rafah
Ushtria izraelite konfirmoi sulmin e së dielës në mbrëmje në Rafah dhe tha se kishte shënjestruar një seli të Hamasit, teksa një takim i nivelit të lartë të grupit terrorist ishte duke u zhvilluar.
27 Maj 2024, 08:29 -
Josep Borrell: Një Autoritet i fortë Palestinez, i nevojshëm për paqe në Lindjen e Mesme
Një Autoritet Palestinez “i fortë” është i nevojshëm për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme. Kështu tha shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, teksa u takua kryeministrin palestinez, Mohammed Mustafa, më 26 maj
26 Maj 2024, 17:05 -
Protesta/ Mijëra izraelitë përleshen me policinë në rrugët e Tel Aviv kundër qeverisë së Netanyahut
Në Tel Aviv kanë shpërthyer përplasjet mes policisë dhe protestuesve. Mijëra qytetarë u mblodhën kundër qeverisë dhe duke bërë thirrje që pengjet e mbajtura nga Hamasi në Gaza të kthehen në shtëp
26 Maj 2024, 10:39