-
Durrës/ Akuzohen për vrasjen dhe groposjen e babait, shtyhet gjyqi ndaj 3 fëmijëve të Pëllumb Metës! Munguan dy prej tyre
Seanca e parë ishte shtyrë në muajin dhjetor, teksa sot nisi me shqyrtimin në seancë paraprake. Akuzat ndaj të pandehurve mund të ndryshojnë, urdhërohet që seancën e 30 janarit të jenë të gjithë prezentë në sallë. Krimi në familje ndodhi më 10 Shkurt të vitit të kaluar në Shënavlash
14 Janar, 16:35 -
Speciale/ Ngjarjet kriminale që tronditën vitin 2024! Nga vrasja e djalit të ‘Buzëderrit’, tek Martin Cani e masakra e Dobraçit me 4 viktima
Gazetari i Report Tv sjell në një kronikë speciale ngjarjet më të rëndësishme që shënjuan vitin që lamë pas në fushën e rendit dhe të sigurisë. Viti 2024 u shënua me 41 vrasje, e me largimin e Taulant Ballës nga posti i Ministrit të Brendshëm dhe emërimin e Ervin Hoxhës. Për herë të parë në historinë e policisë së shtetit drejtuesit kryesorë u zgjodhën me garë
2 Janar, 15:31 -
Djali vret babanë në Shënavlash të Durrësit dhe e hedh në pus! E denoncoi si të zhdukur, trupi gjendet pas 23 ditësh! Shkak sherri për paratë e shtëpisë
Duket si një ‘Deja vu’ e krimit tronditës që u zbulua më 23 shkurt, ku 3 fëmijët vranë dhe groposën në kasollen e bagëtive babanë e tyre Pëllumb Metën! E njëjta histori e trishtë, është përsëritur sërish në Shënavlash të Durrësit, ku djali ka vrarë babanë dhe më pas e ka hedhur në pus. Esmerald Balla, 30-vjeç ka pranuar para hetuesve se ka vrarë babanë e tij Enver Balla 62-vjeç, pas një sherri për paratë
4 Shtator 2024, 16:09 -
Durrës/ Vranë babanë dhe e groposën në kasolle, kryhet akt ekspertimi psikiatrik për tre fëmijët
Lidhur me hetimet në ngarkim të Hygerta, Hysen dhe Amarildo Meta të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vrarë babanë e tyre Pëllumb Meta, nga prokuroria e Durrësit bëhet me dije se ata nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre të deklaruara kohë më parë. Autorësinë vazhdon ta pranojë motra e tyre Hygerta
19 Korrik 2024, 12:31 -
Vrasja e Pëllumb Metës/ Dy djemtë kërkuan detyrim paraqitjeje, Apeli i lë në burg
Lihen në burg dy djemtë e Pëllumb Metës, i vrarë më 10 shkurt. Hysen e Amarildo Meta kishin ankimuar masën arrest me burg në Gjykatën e Apelit, por kërkesa e tyre u rrëzua. Hygerta nuk ka paraqitur kërkesë për zëvendësimin e masës arrest me burg, ndërkohë që ajo ka marrë përsipër krimin.
2 Prill 2024, 10:29 -
Shenjat e gishtave iu gjetën në pistoletë, djali i vogël i Pëllumb Metës: S’e vrava unë babanë, por Hygerta! I ndihmova të fshehin makinën
Djali i vogël i Pëllumb Metës mohon të ketë lidhje me vrasjen e të atit. Pasi gjurmët e gishtërinjve u gjetën në armën me të cilën u vra Pëllumb Meta, ai thotë se babanë e ka vrarë Hygerta, ndërsa ai i ka ndihmuar vetëm të fshehin makinën.
12 Mars 2024, 11:00 -
Kush e vrau Pëllumb Metën? E tërë familja në poligon, Hygerta e aftë të qëllojë, Report Tv siguron foton! Gjurmët e gishtave të djalit të vogël në armën e krimit
Prova të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij. Në armën e krimit janë gjetur gjurmët e djalit të vogël. Sakaq ka rënë alibia se vajza nuk është e aftë të kryejë vrasje. Nga prova në poligon rezulton se 19-vjecarja mund të kryejë qitje me pistoletë.
11 Mars 2024, 10:05 -
'Eni milioneri, 1 milion dollarë!' Tre fëmijët në Durrës vranë të atin, fejesa me shkuesi s’është bindëse! Shkak dyshohet pasuria! Pëllumb Meta kishte 12 dynym tokë
Një tjetër pistë po hetohet lidhur me krimin makabër të ndodhur pak ditë më parë në Durrës ku tre fëmijët u arrestuan për vrasjen dhe groposjen e të atit në kasollen e lopës. . Burime nga grupi hetimor thanë se pasuria e Pëllumb Metës mund të ketë qenë shkak për konfliktet, jo vetëm dhuna në familje apo fejesa e vajzës me shkuesi.
4 Mars 2024, 12:29 -
Mister kush e vrau babanë në Durrës, Hygerta Meta do dërgohet në poligon qitje për shkrepjen e armës
Për të zbuluar misterin se cili nga fëmijët qëlloi për vdekjen babanë, Pëllumb Metën në Shënavlash, policia e Durrësit do të vendosë në provë 19-vjeçaren Hygerta Meta e cila këmbënguli në gjykatë se ajo e vrau të atin.
2 Mars 2024, 16:26 -
Kush e qëlloi me armë Pëllumb Metën?! Pritet ekspertiza balistike! Fëmijët kontradiktorë për vrasjen, dëshmitarët do ripyeten
Ende nuk është qartësuar me prova shkencore se cili është personi që qëlloi me armë Pëllumb Metën në Shënvlash të Durrësit. 3 fëmijët e tij janë në arrest me burg, motra e 2 vëllezër, të cilët deri më tani kanë dhënë dëshmi kontradiktore
1 Mars 2024, 11:25 -
‘Ishte njeri autoritar’, merret në pyetje vajza e madhe e Pëllumb Metës që u vra nga 3 fëmijët e tij! Report Tv zbardh dëshminë në polici
Vajza e madhe e Pëllumb Metës, 50 vjeçarit që u vra nga 3 fëmijët e tij dhe u gropos në oborrin e shtëpisë në Shënavlash të Durrësit, ka dhënë dëshminë në polici lidhur me ngjarjen që tronditi vendin ditë më parë.
29 Shkurt 2024, 22:21 -
Vrasja e Pëllumb Metës, gazetari: Bashkëshortes së tij do t’i bëhet ekspertizë, dyshohet se mund të ketë probleme të shëndetit mendor
Për shkak të kthjelltësisë që ka në rrëfimin e bërë për vrasjen e bashkëshortit Pëllumb Meta nga 3 fëmijët e saj, Blerina Metës do t’i bëhet një ekspertizë pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
26 Shkurt 2024, 21:26 -
Krushqi me Pëllumb Metën, flet ekskluzivisht për Report Tv babai i djalit: Historia e fejesës u mbyll para 5 muajsh! I ati do t’i blinte makinë Hygertës
Pëllumb Meta nuk donte ta fejonte vajzën, sipas familjes që donte të lidhte krushqi me të. Report Tv ka siguruar një rrëfim ekskluziv të kryefamiljarit që donte të merrte Hygerta Metën nuse për djalin
26 Shkurt 2024, 16:57 -
INTERVISTA/ ‘Vajza më tha mos e kërko më babanë se e kam vrarë!' Rrëfehet për ‘Pa Gjurmë’ gruaja e Pëllumb Metës
Blerina Meta, bashkëshortja e Pëllumb Metës që u vra nga fëmijët e tij ka dhënë një intervistë për emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv mbi versionin e saj për vrasjen. Nga dëshimia e saj pas 4 mureve fshihej një histori dhune, agresiviteti dhe kërcënimi se një ditë do të vriteshin. Historinë e dhunës e dinin të gjithë. Familja e burrit mbylli sytë duke e quajtur 'zakon', ndërsa për familja e saj vrasja ishte një krim i paralajmëruar dhe e vetmja mundësi për ti dhënë fund torturave.
26 Shkurt 2024, 16:03 -
Ekskluzive/ 3 fëmijët vranë të atin, gjyshja e tyre kishte vrarë vjehrrën vite më parë! E afërmja e Blerina Metës: Xhaxhai i Pëllumbit ka ekzekutuar djalin e tij
Ndërsa Blerina Meta është strehuar tek prindërit e saj, të afërmit e babait të saj zbulojnë se nëna e saj, pas një sherri banal, vrau me çifte vjehrrën e saj. Në dëshminë ekskluzive për Report Tv, kushëriri i Blerina Metës në Gjorm të Kurbinit, Skënder Tuga, tha se Sanije Tuga vrau vjehrrën, e për këtë bëri 6 vite burg. Nga ana tjetër, një e moshuar po në fisin e Blerinës, zbulon se xhaxhai i Pëllumb Metës, kohë më parë ka vrarë djalin e tij
26 Shkurt 2024, 12:23 -
Ekskluzive/ 'Nëse Hygerta s'do fejohej më 1 mars, i ati do t'i përzinte të gjithë nga shtëpia!' Shefi i Krimeve në Durrës tregon ultimimatumin që Meta u kishte dhënë fëmijëve
Vrasja e Pëllumb Metës, për të cilin akuzohen tre fëmijët e tij, ka shokuar opinionin. Po cili ishte momenti që oreintoi policinë drejt familjes. Elton Shahini, shefi i krimeve në Durrës, në një intervistë ekskluzive për Report Tv, tregon detajin kontradiktor në dëshminë e djalin të madh, dhe ultimatumin, që vikima u kishte dhënë fëmijëve, për fejesën e Gertës.
26 Shkurt 2024, 12:14 -
Ekskluzive/ Vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët, shoqet e Hygertës: Pas krimit erdhi në shkollë, ishte e ftohtë! S’kishte rrjete sociale! Në shtëpi duhej të kthehej në orar fiks
Shoqet e Hygerta Metës, 19-vjeçares e cila u përfshi në vrasjen e babait të saj Pëllumb Metës, bashkë me dy vëllezërit e saj, të cilët e vranë me pistoletë dhe e groposën në kasollen e lopës, e tregojnë si shumë të ftohtë dhe një student të shkëlqyer
26 Shkurt 2024, 11:48