-
Deti, klima, ushqimet...pensionistët italianë dhe nordikë gjejnë 'parajsën' në Shqipëri
Njësoj si në vitet ‘90 kur shqiptarët u dyndën në shtetin fqinj, për një jetesë më të mirë, italianët sot, për të njëjtin motiv, atë ekonomik, kanë zgjedhur Shqipërinë, për të kaluar moshën e pensionit.
18 Gusht 2020, 08:07 -
Nga 65.8% që ishte në fund të 2019, borxhi ka arritur në 80.02%! Rritet ‘barra’ për qytetarët
Borxhi publik i vendit shkon në 80, 02% të prodhimit të brendshëm bruto. Duke thyer edhe limitin e vendosur nga qeveria për këtë vit. Nga 9 miliardë euro që ishte në fund të vitit 2019, tashmë në 6 muaj ka arritur në 10.2 miliardë euro.
16 Gusht 2020, 20:35 -
COVID-i ndryshoi buxhetin, fondet i merr infrastruktura! Me rishikimin e fundit rrugët e kanalizimet morën 12.3 miliardë lekë
Shpenzimet e institucioneve në vend që nga buxheti fillestar e deri më tani janë rritur me 16.3 miliardë lekë. Sipas statistikave të Ministrisë së Financave në rishikimin e fundit që pësoi buxheti fondet më të mëdha shkuan për infrastrukturë ku pati një shtim me 4.3 mld lekë, edhe pse pandemia u bë shkak për ndryshimin e tij ministria e shëndetësisë mori vetëm 2.4 mld lekë shtesë.
6 Gusht 2020, 17:55 -
Shtyhet afati për aplikimin për garancinë e dytë sovrane
Shtyhet për në fund të muajit shtator afati që kanë të gjitha bizneset për të aplikuar për garancinë sovrane të dytë. Vendimi është bërë i ditur nga Ministrja e Financave Anila Denaj, e cila thotë se një hap i tillë është ndërmarrë për të ndihmuar bizneset. Afati do të mbyllej me 2 gusht 2020. Deri tani e kanë marrë kredinë sovrane të dytë 119 biznese
1 Gusht 2020, 13:56 -
Ekonomia e qëndrueshme, raporti i 'Standard &Poor's': Kujdes PPP
Ekonomia e vendit vlerësohet e qëndrueshme pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, nga Standard & Poor’s. Agjencia parashikon një tkurrje të ndjeshme të ekonomisë dhe përmirësim të saj në vitin 2022. Sipas vlerësimit të fundit thuhet se turizmi do të marrë goditjen më të madhe dhe se rrezik në këtë situatë janë edhe PPP-të.
1 Gusht 2020, 08:54 -
Programi i punësimit për të papunët e COVID-19/ Shteti subvencionon pjesërisht pagën dhe kontributet shoqërore e shëndetësore
Qeveria ka miratuar programin e ripunësimit për personat e dalë të papunë si pasojë e pandemisë COVID-19. Të gjithë personat e mbetur të papunë do të kenë mundësinë që të përfitojnë nga programi dhe të punësohen në sektorin privat.
30 Korrik 2020, 17:22 -
Raporti i Moody’s, Ministria e Financave: Ekonomia shqiptare vijon të vlerësohet qëndrueshëm në tregjet ndërkombëtare
Raportin e agjencisë Moody’s qeveria shqiptare e shikon si vlerësim për ekonominë shqiptare. Ministria e Financave thotë se pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, ekonomia shqiptare vijon të vlerësohet qendrueshëm në tregjet ndërkombëtare.
12 Korrik 2020, 10:02 -
Komisioni i Ekonomisë miraton shtyrjen e rivlerësimit, pandemia uli aplikimet me 68%
Shtyhet për në 31 dhjetor 2020 rivlerësimi i pasurive të paluajtshme. Shkak për këtë është bërë pandemia e cila uli numrin e aplikimeve me 68%. Sipas ministrisë së Financave përpara përhapjes së pandemisë u rivlerësuan 15 mijë pasuri ndërsa gjatë muajve të izolimit u bënë vetëm 4800 aplikimeve.
6 Korrik 2020, 17:35 -
FMN kundër tre nismave të qeverisë: Jo amnisti fiskale, rrezik pastrimi i parave! Heqja e TVSH dhe tatim fitimit 'gërryen' të ardhurat
Fondi Monetar Ndërkombëtarë ka reaguar për herë të pare zyrtarisht për heqjen e TVSH-së së tatim-fitimit për biznesin e vogël si dhe për amnistinë fiskale. Për të treja këto nisma FMN është shprehur kundër, duke i konsideruar si hapa që cenojnë përmbushjen e detyrimeve tatimore.
2 Korrik 2020, 07:51 -
Paga e luftës favorizon biznesin, neglizhon turizmin
Mbi 168 mijë punonjës kanë marrë pagën e luftës prej 40 mijë lekësh deri më 25 qershor. Vetën 795 janë në proces pritje. Numri më i ulët i përfituesve i përket sektorit të turizmit ku më pak se 50% e tyre kanë mundur ta përfitojnë. Ndërsa numrin më të lartë e zë biznesi i vogël, me mbi 66 mijë punonjës përfitues të pagës së luftës.
30 Qershor 2020, 13:27 -
Heqja e TVSH-së/ Burime: Në diskutim edhe pragu i tatimit, mund të rritet nga 2 në 8 mln lekë
Dy janë drafte kryesore që po diskutohen në Ministrinë e Financave për heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për biznesin e vogël deri në vitin 2029. Burime konfidenciale thonë për Report TV se versioni i parë është heqja totale e TVSH-së për këtë kategori, dhe versioni i dytë është që fasha e re të mos jetë 14 milionë lekë por 8 milionë lekë.
27 Qershor 2020, 16:34 -
Biznesi i vogël pa TVSH, eksperti: Nuk e shmang evazionin, na kthen edhe një herë në 2005-ën
Zerimi i TVSH-së për biznesin e vogël, nuk zhduk evazionin fiskal, pasi përsëri ekzistojnë fashat tatimore, që krijojnë hapësira për abuzime. Kështu shprehet eksperti fiskal Enkelejd Dermyshi për nismën e qeverisë për heqjen e këtij tatimi për biznesin me xhiro deri në 14 milionë lekë. Sipas tij vendosja e fashave nuk është zgjidhje, dhe se pjesë e TVSH-së duhet të jenë të gjithë bizneset.
18 Qershor 2020, 16:57 -
Shkelën Shengenin për shkak të COVID-it, Denaj: Sot nis aplikimi, qytetarëve që u gjobitën do u japim lekët
Ministrja e Financave Anila Denaj njoftoi se për rimbursimin e tyre do të alokohet një fond nga buxheti i shtetit dhe se të gjithë qytetarët duhet të aplikojnë pranë drejtorisë së tatimeve.
17 Qershor 2020, 15:14 -
Mbyllja e aktivitetit ekonomik ‘gjunjëzon’ arkën e shtetit! Në maj bien me 30% të ardhurat krahasuar me 2019
Edhe pse në muajin maj një pjesë e bizneseve rifilluan aktivitetin e tyre ekonomik pas mbylljes me vendim qeverie për të mos lejuar përhapjen e COVID-19, rënia në të ardhura ka qenë e ndjeshme.
16 Qershor 2020, 16:48 -
Bizneset rrezikojnë të paguajnë rreth 2 milionë euro gjoba, nuk aplikuan për ndihmën e punonjësve të tyre
Janë rreth 5 mijë punonjës, të cilët do të marrin direkt ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh nga paketa e dytë, pasi punëdhënësit nuk kishin aplikuar në sistem për ta. Lista u publikua nga Drejtoria e Tatimeve, e cila njoftoi dhe procedurat që duhet të ndjekin këta individë për të marrë pagën. Në listë ka shumë punonjës të huaj (referuar emrave), pjesa më e madhe e të cilëve janë shtetas turq, apo italianë.
15 Qershor 2020, 08:44