-
Paketat financiare, Denaj: Përfituan 230 mijë qytetarë! Ende nuk kanë marrë pagën 40 mijë lekë mbi 43 mijë përfitues
Burime nga Ministria e Financave pohojnë se procesi vijon dhe të dhënat nuk janë përfundimtare, dhe se një shifër të saktë për numrin e përfituesve do ta kemi në fund të javës që vjen.
14 Qershor 2020, 11:17 -
Zbulohet drafti i plotë amnistisë, falen edhe pasuritë e korrupsionit të qeveritarëve deri në 2017
Ndryshe nga sa u premtua nga kryeministri, amnistia fiskale do t’i hapë rrugë edhe legalizimit të parave dhe pasurive të korrupsionit të qeveritarëve deri në 2017-ën. Report Tv zbardh ekskluzivisht draftin ku amnistohen të larguarit nga funksionet publike prej më shumë se 3 vitesh. Po ashtu do legalizojnë pasurinë e pajustifikuar çdo qytetar e biznes, brenda e jashtë Shqipërisë. Përjashtohen edhe personat me të shkuar kriminale.
9 Qershor 2020, 15:50 -
15 propozime të biznesit për rimëkëmbjen! Fond 500 mln euro për kreditimin e bizneseve, hapje transportit me dy fasha apo krijimi i bankës së zhvillimit
Sipas draftit që Report TV e disponon duhet të pezullohet parapagimi i TVSH-së në doganë për importin e mallrave, të rimbursohet menjëherë TVSH-ja e prapambetur apo të shtyhen deri në fund të vitit 2020, te gjitha pagesat për taksat dhe tarifat për pushtetin vendor.
6 Qershor 2020, 11:17 -
COVID-19/ Probleme me pagën prej 40 mijë lekësh, në 1 muaj e kanë marrë 94 mijë punonjës, nga 176 mijë në total
Prej më shume se një muaj kanë nisur aplikimet për të përfituar bonusin prej 40 mijë lekësh, për 100 mijë punonjës të biznesit të vogël, 10 mijë të sektorit të turizmit dhe rreth 66 mijë të punësuar në sektorin e biznesit të madh, po ashtu pjese e saj u bënë edhe naftëtarët e Ballshit, por kjo paketë po rezulton me probleme.
26 Maj 2020, 08:58 -
Kredia e parë sovrane, ndryshon vendimi! Shteti merr përsipër edhe normën e interesit
Qeveria kishte dalë garant për kredinë, dhe merrte përsipër të paguante principalin e tre muajve të parë për çdo biznes, ndërkohë tashmë merr edhe interesin, duke bërë që kredimarrësi të paguajë vetëm sasinë e parave që ka marrë.
11 Maj 2020, 17:10 -
Rritet stoku i rimbursimit të TVSH-së, arrin në 12.5 mld lekë! Dy kompani morën 'pjesën e luanit' (VIDEO)
Viti 2020 ka nisur me rritje të stokut të rimbursimit të TVSH-së. Në fund të muajit mars stoku i TVSH, së pashpërndarë ka arritur në 12.5 miliardë lekë, nga 11.3 miliardë lekë që ishte në fund të 2019. Ndërkohë pjesa më e madhe e rimbursimit të dhënë ka shkuar për dy kompani të mëdha.
9 Maj 2020, 16:27 -
Vetëm 408 biznese aplikojnë për kredinë sovrane, bankat po shqyrtojnë 72 të parat
Deri më tani kanë aplikuar për kredinë me garanci sovrane 408 biznese, ndërsa bankat po shqyrtojnë 72 të parat. Bizneset e prekura nga COVID-19, do të mund të marrin kredi për pagat e punonjësve deri në tre muaj.
1 Maj 2020, 16:04 -
Miratohet akti i dytë normativ për rishikimin e buxhetit, 7 mld lekë për paketën e dytë! U prekën pagesat për Rrugën e Arbrit, inceneratorët dhe Rapiscani
Është miratuar në komisionet parlamentare akti i dytë normativ për rishikimin e buxhetit 2020, ku kanë kaluar mbi 7 miliardë lekë për emergjencën e krijuar nga COVID-19. Fondet do të sigurohen, ulja e pagesave për kontrata si ajo e Rapiscanit, e Rrugës së Arbrit, apo inceneratorëve Fier & Elbasan. Ndërkohë ministrja Anila Denaj njoftoi se në qershor mund të kemi aktin e 3 normativ për rishikimin e buxhetit.
28 Prill 2020, 17:09 -
Pas tre vitesh ulje, tërmeti dhe COVID-i çojnë 70% borxhin publik (VIDEO)
Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në fund të muajit mars 2020, shteti shqiptar kishte borxh një shifër prej 1 trilion e 161 miliardë e 839 milionë lekësh, të barabartë në valutë me 9.4 miliardë euro.
25 Prill 2020, 18:28 -
COVID-19 mbylli 50% të bizneseve në vend, vetëm 8% e ndërmarrjeve vijuan normalisht aktivitetin
Report TV ka siguruar anketën me rezultatet paraprake pasi ajo përfundon më 19 prill, ku vihet re se 50% e bizneseve kanë mbyllur totalisht aktivitetin e tyre, 42.5% e bizneseve të anketuar kanë mbyllur pjesërisht biznesin dhe 7.5% thonë se vijojnë aktivitetin.
15 Prill 2020, 17:41 -
Udhëzimi: Nga shtatori bizneset fatura me aplikacion të fiskalizimit! Ndëshkim kush thyen urdhrin...gjobë edhe qytetarëve pa faturë
Ministria e Financave publikon udhëzimin, nga shtatori bizneset lëshojnë fatura nëpërmjet aplikacionit të fiskalizimit. Masa ndëshkuese për bizneset që nuk respektojnë rregullat, por edhe për qytetarët që nuk mbajnë faturë.
11 Prill 2020, 10:47 -
Fillojnë aplikimet për pagesën e papunësisë në kohën e COVID-19 (PROCEDURA)
Ministria e Financave firmos urdhrin për procedurën dhe përfitimin e pagesës. Aplikimi për të marrë pagesën do të bëhen nëpërmjet shërbimeve elektronike. Bizneset të dorëzojnë listat e punonjësve me të dhënat personale të tyre. Individët nëse aplikojnë për pagesën të dorëzojnë të dhënat e tyre dhe llogarinë bankare
3 Prill 2020, 12:17 -
Rriten të ardhurat/ Janar-shkurt mblidhen 106.8 mld lekë, rënie nga pushteti vendor, reduktohen investimet
106.8 miliardë lekë janë mbledhur vetëm në dy muajit e parë të vitit, nga 103.5 miliardë lekë që janë mbledhur në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në janar dhe shkurt kanë pasur ecuri pozitive mbledhja e të ardhurave nga TVSH-ja, tatimi mbi të ardhurat dhe akciza. Ndërsa ecuri negative kanë pasur investimet dhe mbledhja e të ardhurave nga pushteti vendor.
31 Mars 2020, 15:34