-
Goditja nga pandemia, shtyhet afati për 'Garancinë Sovrane 2' deri në 30 qershor, nga 15 miliardë u përdorën vetëm 5
Aplikimet për 'Garancinë Sovrane 2' nuk kanë qenë në nivelin e pritshëm. Kjo ka bërë që Ministria e Financave, me kërkesë të Shoqatës së Bankave ta shtyjë afatin për aplikimet deri në 30 qershor.
22 Janar 2021, 10:59 -
Fiskalizimi, Denaj: Lufton informalitetin, vaksinimi shpresë për biznesin (VIDEO)
Fiskalizimi do të sjellë formalizim të ekonomisë dhe do të luftojë informalitetin e abuzimet e kryera deri më tani. Ministrja e Financave Anila Denaj tha nga Fieri se sistemet që do të zbatohen do të mbështesin më shumë biznesin.
21 Janar 2021, 14:44 -
Ekonomia humb 689.5 mln euro nga COVID-i! Të ardhurat për frymë u ulën me 323 euro
Ekonomia shqiptar ka humbur 689.5 milionë euro si pasojë e pandemisë COVID-19. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave deri në fund të vitit 2020 ishin mbledhur 3.4 miliardë euro. Nga ana tjetër edhe të ardhurat për frymë janë tkurrur me 323 euro krahasuar me 2019.
20 Janar 2021, 23:15 -
Përplasja për Vlorë-Orikum! Meta-Denajt: Humbët autoritetin ligjor! Për të më shmangur e firmosët marrëveshjen në emër të qeverisë
Presidenti Ilir Meta i ka dërguar letër Ministres së Financave, Anila Denaj në lidhje me mënyrën e negociatave të bëra me Fondin Saudit për Zhvillim për aksin Vlorë-Orikum, një përplasje që vijon prej kohësh mes qeverisë dhe kreut të shtetit.
15 Janar 2021, 17:09 -
Presidenti Ilir Meta kthen ligjin 'Për taksat kombëtare': I shkakton një dëm buxhetit të shtetit prej 500 mln lekësh
Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend për shqyrtim ligjin 'Për taksat kombëtare'. Në argumentet e dhëna, kreu i shtetit shprehet se ky ligj pritet të sjellë një efekt negativ në buxhetin e shtetit prej afërsisht 500 milion lekësh.
13 Janar 2021, 10:42 -
Fiskalizimi/ Ministrja Denaj nga Vlora: Revolucionin digjital i shërbimeve, reduktohet informaliteti
Procesi i fiskalizimit është pjesë e revolucionit digjital të shërbimeve që po ndërmerr qeveria shqiptare, me synim për të përmirësuar administrimin fiskal, të nisur që në vitin 2019, si një proces, i cili ka në themel faturën elektronike, në të gjitha transaksionet.
8 Janar 2021, 14:11 -
Përplasja për investimin infrastrukturor/Anila Denaj-Metës: Mos e pengo Vlorën, s'është bahçe e LSI! Pse ndryshoi projekti dhe pse nuk duhet autorizimi
Denaj ka deklaruar se e gjithë procedura është krejtësisht ligjore. Ajo ka bërë me dije se Presidenca është është informuar me dy shkresa dhe nuk bëhet fjalë për një hua të re por për një dakordësi të arritur mes palëve, ndaj grupi negociator bëhet i panevojshëm.
6 Janar 2021, 11:38 -
Nga 1 janari rreth 90% e bizneseve pa taksa! 37 milionë euro do i mungojnë arkës së shtetit në vit, i lihen në dorë sipërmarrjes
Nga 1 janari i këtij viti 90% e bizneseve në vend hynë zyrtarisht në një etapë të re dhe pa taksa. Qeveria u hoqi biznesit të vogël dhe të mesëm TVSH dhe tatim fitimin, që për buxhetin e shtetit do të thotë rreth 37 milionë euro më pak për çdo vit ose 338.4 milionë euro më pak deri në 2029.
5 Janar 2021, 16:30 -
Ministrja Denaj në Report Tv: Nuk do ta përballonim dot një karantinë të dytë, do të ndikonte ekonominë në disa vite! Në rast emergjence shkurtojmë shpenzimet
Vendi do e kishte të pamundur të përballonte një mbyllje të dytë. Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj tha në Report Tv se një karantinë tjetër do të ndikonte negativisht për disa vite në ekonomi. Sipas saj në rast emergjence do të stopohen disa projekte dhe do të shkurtohen pagesat për koncesionet.
21 Dhjetor 2020, 15:25 -
Nga janari-nëntor 2020 u mblodhën 310 mln € më pak se në 2019 për shkak të pandemisë
Pandemia COVID-19 vazhdon të dëmtojë ekonominë e vendit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në 11 muajt e këtij viti janë mbledhur 310 milionë euro më pak se në 2019. Ndërkohë është regjistruar rënie e të ardhurave në muajin nëntor, pas përmirësimit në muajin tetor. Sakaq deficiti i buxhetit ka arritur në 591 milionë euro.
16 Dhjetor 2020, 20:04 -
Pandemia godet sektorin e metaloreve/ Miratohet heqja e taksës së rentës minerare për 1 vit për kompanitë e nxjerrjes e përpunimit të bakrit e kromit
Pavarësisht kundërshtive të Ministrisë së Financave për heqjen e taksës së rentës minerare për të gjithë sektorin metalor të kromit dhe bakrit, Komisioni i Ekonomisë miratoi heqjen e taksës për vitin 2021.
7 Dhjetor 2020, 20:29 -
Raporti, pandemia i kushton 2.2 mld lekë pushtetit vendor
2020-a ka qenë një vit që ka goditur jo vetëm buxhetin e qeverisë qendrore por edhe ato të qeverisjes lokale. Të dhënat e Raportit 9 mujor të përgatitur nga Projekti Financat Lokale i financuar nga SECO/Qeveria Zvicerane, analizojnë treguesit financiarë të pushtetit vendor si dhe janë një material që u vjen në ndihmë Drejtorisë së Financave Vendore në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Sipas raportit vërehet se qeverisja vendore ka pasur probleme në lidhje me të ardhurat por edhe shpenzimet gjatë vitit të pandemisë
7 Dhjetor 2020, 07:43 -
Pandemia thellon varfërinë, BB: 60% e familjeve të varfra në Shqipëri rrezikohen nga mungesa e ushqimit
60% e familjeve të varfra në vend rrezikojnë të mbeten pa ushqim. Ky është konkluzioni i errët i fundit i Bankës Botërore, e cila thotë se si pasojë e pandemisë në vendet në zhvillim do të rritet ndjeshëm kequshqyerja. Goditja më e fortë do të jetë tek familjet me mbi 3 fëmijë.
4 Dhjetor 2020, 21:48 -
Borxhi publik i vitit 2021 do të arrijë në 10.7 mld €! Ministria e Financave: Në vitin që vjen do të ulet në 78.6%! Për 2021-shin qeveria do marrë hua në tregun e brendshëm
Borxhi publik në vitin që vjen do të jetë në nivelin e 10.7 miliardë eurove, ose sa 87.6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në vitin 2021 nuk është parashikuar të merret një eurobond i ri, por në tregjet e brendshme do të merren 403.2 milionë euro hua.
1 Dhjetor 2020, 21:00 -
Paga maksimale pritet të arrijë në 131 mijë lekë, bashkë me pagën minimale do paguhen 37 milionë euro taksa më shumë në 2021
Pas rritjes së pagës minimale, pritet që të rritet edhe ajo maksimale për efekt të pagimit të sigurimeve shoqërore. Burime nga Ministria e Financave pohuan se ende nuk është vendosur, por paga maksimale pritet të rritet me 15%.
10 Nëntor 2020, 08:38 -
Hapet konsultimi për projektligjin e Start-Up-eve, Denaj: Mbështesim të rinjtë dhe zhvillimin e bizneseve me potencial rritjeje
Ministria e Financave hap zyrtarisht konsultimin publik për projektligjin e ri për Start up-et e Inovacionit. Sipas ministrisë ky kuadër do të sjellë efekte pozitive për ndërmarrjet e vogla e të mesme që do të certifikohen nga Agjencia e Posaçme,“Startup Albania”. Për dy vite që quhet periudha e inkubimit, startup-et nuk do të paguajnë taksat vendore mbi pasuritë e paluajtshme, të ndërtesës dhe tatim mbi fitimin
4 Nëntor 2020, 19:34 -
Del udhëzimi, si do të falen gjobat e pandemisë
Ministria e Financave ka miratuar udhëzimin që i hap rrugën faljes së gjobave të vendosura për shkelësit e rregullave të karantinës, dhe penalizimeve për familjet e dëmtuara nga tërmetet. Të gjithë përfituesit do të bëjnë një kërkesë pranë institucionit që iu ka vendosur gjobën, dhe më pas është institucioni që do të plotësojë listën e përfituesve dhe do kërkojë kthimin e saj.
26 Tetor 2020, 11:42