-
Politikë
Miratohet projektligji për ‘Bashkëqeverisjen’, Alibeaj: Kjo është tallje e madhe me ligjin, e gjitha propagandë! Bushka: S'mund të merrni rolin e Gjykatës, po shtrembëroni projektligjin
Në komisionin e Ligjeve u diskutua propozimi i socialistëve për platformën për bashkëqeverisjen e cila u votua me 13 vota pro dhe 6 kundër ndërsa demokrati Enkelejd Alibeaj pati kontestime të shumta për secilin nen. Opozita e shikon këtë nismë si një lëvizje për të kontrolluar qytetarët shqiptarë nga patronazhistët.
2 Nëntor 2021, 14:07 -
Politikë
'Shkrihet' SHÇBA, ministri i Brendshëm prezanton projektligjin e ri për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore
Kohën kur Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka prezantuar tek ‘Ligjet’ projektligjin për transformimin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat strukturë e cila heton Policinë e Shtetit, deputeti i opozitës Enkelejd Alibeaj kërkoi që në komision të paraqitet për raportim kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
21 Tetor 2021, 11:08 -
Politikë
'Ligjet' diskutojnë platformën e Qeverisë për bashkëqeverisje, Xhafaj: ProjektLigji është i shkruar keq! Korreshi: Duket si çorape leshi e veshur në behar
Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, PS dhe PD kanë debatuar për projektligjin e “Agjencisë për dialog dhe bashkëqeverisje”. Fatmir Xhafaj tha se ligji është i shkruar keq dhe nuk ka qartësinë e nevojshme. Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshin ironizoi këtë platformë duke thënë se i duket "si një çorape leshi e veshur në behar".
19 Tetor 2021, 12:45 -
Kronikë
Mazhoranca e kënaqur me SPAK dhe Krajën, porosi për goditjen e ‘çunave problematikë’ që marrin tenderat, kritika të forta për Prokurorinë e Përgjithshme dhe Çelën
Kuvendi vlerëson punën e SPAK dhe i kërkon goditjen e çunave që marrin tendera me procedura të dyshimta, por deputetët kanë rezerva për punën e Prokurorisë së Përgjithshme, kritika për mbyllje të një numri të madh dosjesh dhe politikë të dobët penale për krimet mjedisore
15 Qershor 2021, 16:56 -
Kronikë
Komisioni i Ligjeve mblidhet për çështjen ‘Beccheti’, Avokatja e Shtetit: Beteja vazhdon në gjykata! Manja: Kujdes, bëhet fjalë për interesat e shtetit
Avokatja e Shtetit, Enkelejda Muçaj ka deklaruar se çështja ‘Beccheti’ vazhdon në gjykata. Teksa raportoi në Komisionin e Ligjeve, Muçaj shtoi se 98% e kërkesave të Becchetit në Gjykatat Ndërkombëtare janë rrëzuar tërësisht.
8 Qershor 2021, 15:52 -
Politikë
Vota e diasporës dhe depolitizimi i komisionerëve sfida e 2025! Gjiknuri: Komisionerë apolitikë, baza e Reformës së re Zgjedhore
Vota e diasporës dhe depolitizimi i komisioneve zgjedhore janë 2 sfidat e zgjedhjeve të ardhshme. Gjatë raportimit të kryekomisionerit Celibashi në Komisionin e ligjeve për veprimtarinë e KQZ gjatë 2020, bashkëhartuesi i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri tha se këto 2 çështje janë bazat e një reforme të re elektorale
7 Qershor 2021, 21:40 -
Ekonomi
Rritet me 18 mld lekë fatura për kompensimin e pronave! Në 5 vite janë paguar vetëm 788 ish-pronarë, Manja: Përfundoni procesin
Që nga viti 2016 deri në fund të vitit që shkoi ka përfunduar kompensimi për 788 ish-pronarë, nga 18 mijë dosje të vlerësuara financiarisht. Gjatë raportimit të kryetares së Agjencisë së Trajtimit të Pronave Jonida Baçi, kryetari i komisionit të Ligjeve Ulsi Manja kërkoi përshpejtim të kompensimit të dosjeve, dhe përmbyllje të procesit, në kushtet kur 2026-a përcakton limitin ligjor.
7 Qershor 2021, 16:58 -
Kronikë
Kraja raporton te 'Ligjet': Mbi 1000 persona në përgjim për 2020, pjesa më e madhe për korrupsion! Mungesa e prokurorëve pengesë për punën e SPAK (VIDEO)
Kreu i SPAK Arben Kraja zbuloi se mbi 1 mijë persona janë vënë në përgjim gjatë vitit 2020, shumica prej të cilëve për korrupsion. Në një seancë dëgjimore në kuvend, Kraja tha se mungesa e prokurorëve pengesë për punën e SPAK.
4 Qershor 2021, 10:13 -
Kronikë
Llagami raporton te 'Ligjet': Gjykatat në kolaps! 'Apeli' më problematik, për një çështje një qytetar duhet të presë deri në 4 vjet
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Naureda Llagami ka ngritur alarmin duke deklaruar se Gjykatat janë në kolaps, për shkak të mungesës së gjyqtarëve, një pjesë të shkarkuar ose të pezulluar si pasojë e Vettingut.
2 Qershor 2021, 10:27 -
Kronikë
E gjithë vëmendja në Shkodër, Vlorë e Elbasan por 'habit' Prokurori i Përgjithshëm: Gjirokastra, qyteti me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020
Gjirokastra është qyteti me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020 ndërsa Dibra qarku me krim më të ulët. Kjo e llogaritur për 100 mijë banorë. Deklarata është bërë nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në raportimin në Komisionin e Ligjeve situatën e kriminalitetit për vitin 2020. Çela nënvizoi se Gjirokastra pati një rritje me 15%.
1 Qershor 2021, 12:41 - Kronikë
-
Kronikë
Gjonaj në Komisionin e Ligjeve: SPAK të hetojë prokurorë e gjyqtarë të shkarkuar (VIDEO)
SPAK të hetojë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që kanë dhënë dorëheqjen apo janë shkarkuar nga Vettingu. Ky ishte apeli i ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj në Komionin e Ligjeve drejtuar SPAK.
31 Maj 2021, 18:57 -
Politikë
’33 zyrtarë të lartë janë gjobitur’, Kryeinspektorja e ILDKPI-së raporton në komisionin e ligjeve, Manja: Vlerësohet pozitivisht puna, ligji për sinjalizuesit nuk ka funksionuar
Evgjeni Bashari, kryetarja e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ishte pranishme sot në Komisionin e Ligjeve ku ka raportuar për raportin vjetor të këtij institucioni për vitin 2020. Bashari tha se ILDKPI ka mbështetur procesin e Reformës në Drejtësi si dhe shtoi ndër të tjera se janë referuar në prokurori dhe janë ndëshkuar më masë administrative 33 zyrtarë te nivelit te lartë.
28 Maj 2021, 10:42 -
Ekonomi
‘Ligjet’ miratojnë shtyrjen e afatit për dorëzimin e deklaratës individuale të të ardhurave! Vjerro: Nga dorëzimi i deklaratës fitojmë 1.2 mld lekë
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve shtyrja e afatit për dorëzimin e deklaratën individuale të ardhurave për të dy-punësuarit dhe ata që marrin mbi 2 milionë lekë në vit. Shtyrja sipas financave ka si shkak paqartësitë në plotësimin e deklaratës dhe pengesat e shkaktuara nga pandemia.
24 Maj 2021, 22:33 -
Politikë
Konstituohet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës! Hyseni: Përtej politikës, do bazohemi te Kushtetuta! Murrizi: Të kërkojmë informacion te agjencitë ligjzbatuese
Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ka nisur ditën e sotme zyrtarisht punën. Kryetari Alket Hyseni, në mbledhjen e parë të zhvilluar, tha se puna e këtij Komisioni do të jetë e “zhveshur” nga politike dhe se do të bazohet vetëm te Kushtetuta dhe ligjet. Nga ana tjetër, anëtari Spartak Braho, propozoi që asnjëri nga anëtarët të mos bëjë deklarata të pamatura për kreun e shtetit.
8 Maj 2021, 07:47 -
Politikë
Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës nuk humbet kohë, nesër mban mbledhjen e parë
Komisioni Hetimor që do të hetojë shkelje kushtetuese të kryera nga presidenti Ilir Meta nuk ka humbur kohë dhe do të nis menjëherë nga puna. Komisioni Hetimor i ngritur ditën e sotme do të zhvillojë mbledhjen e parë më 8 maj në orën 11:00.
7 Maj 2021, 17:41 -
Politikë
Raporti paraprak për shkarkimin e Metës: Cenoi rëndë marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, nxiti dhunë dhe vetëgjyqësi, shkeli betimin si President
Zbulohet raporti paraprak për shkarkimin e Ilir Metës, komisioni hetimor duhet të ngrihet para datës 9 maj ndryshe bëhet i pavlefshëm, Presidenti kërkoi të paraqitej në Komisionin e Ligjeve në 10 maj për të djegur afatet.
6 Maj 2021, 20:25 -
Kronikë
'Ligjet' miratojnë raportin: Të ngrihet Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit! Meta i refuzon sërish: Kam axhendë, shihemi me 10 maj! Manja: Tentativë të djegë afatet!
Për herë të dytë presidenti Ilir Meta refuzoi pjesëmarrjen në Komisionin e Ligjeve për shkak të axhendës ndërsa shtoi se ka kohë më 10 maj. Një deklaratë e tillë, cilësua nga kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja si tenativë e tij për të djegur afatet e ngritjes së komisionit hetimor, pasi data përfundimtare është 9 maji, 4 muaj para përfundimit të legjislaturës më 9 shtator.
6 Maj 2021, 09:42 -
Politikë
Shkarkimi i Metës, mblidhet Komisioni i Ligjeve! Hysi: Presidenti ka bërë thirrje për dhunë! Meta refuzon pjesëmarrjen! Nesër seanca e radhës (VIDEO)
Pas propozimit të 49 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për shkarkim të Presidentit Meta është mbledhur sot Komisioni Parlamentar i Ligjeve. Komisioni ka marrë në shqyrtim kërkesën dhe mundësinë e ngritjes së një komisioni hetimor. Në fund është vendosur shtyrja e mbledhjes për nesër.
5 Maj 2021, 12:38 -
Politikë
Komisioni i Ligjeve e njoftoi për nismën për shkarkim, Meta: Nuk ka asnjë sqarim! Takohemi me 10 maj, 'Ditën Kombëtare të Drejtësisë'
Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje Komisionit të Ligjeve të cilët e kanë njoftuar për hetimin për shkarkimin. Në përgjigjen e tij 13 faqe, Meta ka thënë se nuk ka asnjë kërkesë apo sqarim se përse po thirret, duke e mbyllur letrën e tij duke thënë se është gati të vijë në datë 10 maj, e cila përkon dhe me 'Ditën Kombëtare të Drejtësisë'.
5 Maj 2021, 12:06