-
Kosova drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, kryeparlamentarja Nikolla: Lajm i bukur, arritje për shqiptarët
Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, përshëndet miratimin nga Komiteti i Ministrave i KiE të kalimit në Asamblenë Parlamentare të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.&
24 Prill 2023, 16:23 -
-
Kosova më pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Komiteti i Ministrave voton pro! Tashmë vendos Asambleja Parlamentare! Uron politika në Prishtinë dhe Tiranë
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar të hënën se Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës. Sipas Gërvallës, Komiteti që përfaqëson 46 shtetet anëtare të KE-së, mori këtë vendim në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave. 33 vota pro, shtatë kundër dhe pesë abstenime ishte rezultati i votimit.
24 Prill 2023, 16:20 -
Ministrat e BE-së kritikojnë Kinën për deklaratat lidhur me Ukrainën
Deklaratat e bëra së fundi nga ambasadori i Kinës në Francë, që vënë në pikëpyetje sovranitetin e ish-shteteve sovjetike, sikurse Ukraina, janë kritikuar nga disa ministra të Jashtëm të vendeve të bllokut evropian.
24 Prill 2023, 11:51 -
Kërkesat për azil të shqiptarëve në Evropë më të lartat nga vendet e Ballkanit Perëndimor
Kërkesat për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian ishin në shkurtin e këtij viti më të lartat e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Sipas raportit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA), publikuar të premten shtetasit shqiptarë paraqitën 845 aplikime për azil gjatë muajit shkurt.
22 Prill 2023, 22:27 -
BE: Shumë zhgënjyese që Lista Serbe ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të shtunën se ka bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e së dielës në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe ku do të votohet për kryetarët e katër komunave.
22 Prill 2023, 21:07 -
-
Europë, mos u nda nga Amerika!
Ministrja e jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock bëri një vizitë zyrtare në Kinë javën e shkuar. Vizita e saj pasoi menjëherë vizitën e presidentit francez Emmanuel Macron në atë vend në fillim të këtij muaj. Dhe jo rastësisht, por për t’u dhënë vendeve të BE-së, Pekinit dhe Uashingtonit një mesazh krejt tjetër nga ai i presidentit Macron.
20 Prill 2023, 09:53 -
-
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen reciproke me 6 vende të Ballkanit Perëndimor të letërnjoftimeve (karta ID), të diplomave universitare si dhe marrëveshjen e kualifikimeve profesionale.
19 Prill 2023, 14:27 -
-
-
Ligjvënësit e BE kërkojnë samit botëror për të kontrolluar inteligjencën artificiale
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian u kanë bërë thirrje liderëve botërorë që të mbajnë një samit për të gjetur mënyra se si të kontrollohet zhvillimi i sistemeve të avancuara të inteligjencës artificiale (AI), sikurse ChatGPT, duke thënë se këto sisteme po zhvillohen më shpejt seç pritej.
18 Prill 2023, 09:36 -
Blinken: Një autokolonë diplomatike e SHBA në Sudan është sulmuar me breshëri plumbash
Një autokolonë diplomatike e SHBA-ve u qëllua nga person të armatosur që besohet se janë të lidhur me milicinë e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë Sudaneze në Khartoum.Lajmin e konfirmoi ditën e sot
18 Prill 2023, 09:01 -
Luftimet e ashpra në Sudan, shkojnë rreth 200 viktimat! Grupet e armatosura sulmojnë shtëpinë e ambasadorit të BE-së
Ambasadori i BE-së në Sudan, Aidan O’Hara është sulmuar në shtëpinë e tij në kryeqytetin e vendit Khartoum. Lajmi bëhet i ditur nga BBC, ku shkruhet se pas ambasadorit të BE është sulmuar edhe një autokolonë diplomatike amerikane por fatmirësisht pa patur të lënduar.
18 Prill 2023, 07:36 -
Akuzat ndaj tij për udhëtimet me avionë privatë të kushtueshëm, presidenti i Këshillit Evropian jep shpjegime
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka mohuar të ketë fatura të shtrenjta të udhëtimeve pas akuzave ndaj tij për përdorimin e avionëve privatë të institucionit.
14 Prill 2023, 15:24 -
Pas bisedimeve me BE-në, Gjermania hedh poshtë 'planin e pasuksesshëm' për legalizimin e kanabisit
Qeveria e koalicionit gjerman, e cila prej kohësh po planifikon legalizimin e kanabisit miratoi para pak ditësh një dokument me udhëzime, të nënshkruar nga një komision i posaçëm i ngarkuar për rishkrimin e rregullave që rregullojnë tregun e drogave të lehta. Dokumenti i referuar Komisionit Evropian nuk u pranua dhe u hodh poshtë.
14 Prill 2023, 14:35 -
A mund të krahasohen sistemet e pensioneve në Evropë?
Në Francë po përshkallëzohen protestat kundër reformës së pensioneve. Sipas saj mosha e daljes në pension pritet të rritet nga 62 në 64 vjeç. Por krahasuar me Gjermaninë apo vendet e tjera të Evropës, sistemi francez i pensioneve është shumë më i mirë
12 Prill 2023, 08:49 -
I dërguari special i SHBA: Ka njerëz në Rusi që nuk duan ta shohin Maqedoninë e Veriut në BE
Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin, u ka thënë të martën krerëve institucionalë në Maqedoni të Veriut se duhet të punojnë me vendosmëri në parandalimin e përhapjes së dezinformatave.
12 Prill 2023, 07:57 -
Maqedonia e Veriut nis procedurat për ndryshimet kushtetuese që përfshijnë pakicën bullgare! Bojkot nga opozita shqiptare dhe maqedonase
Maqedonia e Veriut e ka nisur procedurën për ndryshimet kushtetuese, me formimin e komisionit për hartimin e amendamenteve, ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë.
11 Prill 2023, 15:17