-
COVID-19, virusi më vdekjeprurës/ Me mbi 3,000 viktima në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve në SHBA kalon shifrën e 50,000
Me 3 mijë viktima brenda 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve nga koronavirusi në SHBA ka tejkaluar atë të 50,000. Shifrat, 52,097 viktima që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, vënë në dukje faktin se ky virus është shpërthimi më vdekjeprurës në botë.
25 Prill 2020, 03:05 -
COVID-19 në SHBA/ Kongresi miraton një tjetër paketë ndihme: 484 mld dollarë për bizneset e vogla, spitalet dhe testimet në masë
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA ka miratuar një paketë të re lehtësie me vlerë totale 484 miliardë dollar për shkak të COVID-19. Ky është projektligji i katërt i ndihmës i miratuar nga Kongresi në përgjigje të pandemisë.
24 Prill 2020, 03:06 -
Polici shqiptaro-amerikan rrëfen përballjen e tij me koronavirusin: U infektova kur isha në punë, ndihmova dikë
Pandemia e koronavirusit nuk ka kursyer askënd, qofshin të fortë fizikisht apo me probleme ekzistuese të shëndetit. Një kontigjent mjaft i prekur janë dhe punonjësit e policisë. Materiali në vazhdim sjell historinë e Altin Çeloaliaj, një oficeri policie i cili më 13 prill u diagnostikua me koronavirus.
23 Prill 2020, 19:51 -
Presidenti Trump përshëndet shtetet që do të nisin rihapjen
Presidenti Donald Trump përshëndeti hapat e ndërmarra nga një pjesë e vogël shtetesh amerikane me guvernatorë republikanë për të nisur rihapjen e ekonomive të tyre megjithë paralajmërimet se infeksionet me koronavirus mund të rriten të re. Mbi 10 shtete në SHBA, kryesisht ato në jug, si Xhorxhia, Karolina e Jugut dhe Tenesi, që kanë guvernatorë republikanë, po zbutin udhëzimet e qëndrimit në shtëpi, duke lejuar disa biznese jo thelbësore të rihapen, me shpresën për të rigjallëruar ekonominë.
23 Prill 2020, 07:14 -
SHBA, Ku shkuan fondet qeveritare për stimulim ekonomik?
Miliona dollarë ndihma që u miratuan për të mbështetur biznesin e vogël të goditur nga pandemia, po përfundojnë në duart e korporatave të fuqishme. Në këtë përfundim arrin banka e fuqishme e investimeve, Morgan Stanley. Zyrtarët shpresojnë se paketa e re e ndihmave do të shkojë për të mbështetur bizneset e vogla që po përpiqen të mbijetojnë.
23 Prill 2020, 06:59 -
Ish-zyrtari amerikan: Më shkarkuan se isha kundër hidroksilklorinës
Ish-drejtori i një agjencie të rëndësishme amerikane, e ngarkuar me zhvillimin e ilaçeve për të luftuar pandeminë e koronavirusit, tha të mërkurën tha se ai u pushua nga detyra pasi kishte bërë thirrje për verifikim të kujdesshëm të një mjekimi të reklamuar shpesh nga Presidenti Donald Trump.
23 Prill 2020, 02:38 -
Vdekja e 'ëmbël' e 76-vjeçarit nga COVID-19...familja e tij qëndroi në telefon për 30 orë derisa nuk mori më frymë: I thamë fjalët e fundit
COVID-19 ka nxjerrë në pah histori njerëzore, që përtej momenteve të dhimbshme, janë përcjellë mesazhe të mëdha në emër të dashurisë, ndjenjës më sublime.
22 Prill 2020, 08:38 -
22 prill dita ndërkombëtare e Tokës, mesazhi i fuqishëm që na jep planeti në këtë kohë pandemie
Pesëdhjetë vjet më parë sot, Dita e parë e Tokës u shënua në Shtetet e Bashkuara si një thirrje paqësore për një reformë mjedisore, pas një derdhjeje masive të naftës në brigjet e Kalifornisë. Gjysmë shekulli më vonë, kjo ditë bashkon miliona njerëz në të gjithë globin, duke tërhequr vëmendjen ndaj sfidave të mëdha me të cilat përballet planeti ynë.
22 Prill 2020, 08:10 -
Koronavirusi/ Trump 'hedh dritë' mbi planin për ndalimin e emigracionit: Kufizimet do të zgjasin 60 ditë, ja kush do të preket nga vendimi
Presidenti Donald Trump ka thënë se plani i tij për të ndaluar emigracionin në SHBA do të zgjasë 60 ditë dhe do të zbatohet vetëm për ata që kërkojnë qëndrim të përhershëm.Masa ka për qëllim të kufizojë konkurencën për vendet e punës në një ekonomi të goditur rëndë nga COVID-19.
22 Prill 2020, 06:02 -
SHBA/ Michelle Obama në postin e zv. Presidentes?!
Kandidati për President në SHBA, Joe Biden ka surprizuar disi gjatë një interviste përballë ekspertit politik referuar “kërkimeve” të tij për një përfaqësues të postit të zv. President në SHBA nëse ai fiton zgjedhjet elektorale kundrejt Trump.
22 Prill 2020, 04:16 -
Frika nga koronavirus, Presidenti Trump pezullon përkohësisht emigracionin në SHBA
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që pezullon përkohësisht imigracionin në SHBA, pasi kombi është duke luftuar me shëndetin dhe efektet ekonomike të pandemisë koronavirus.
21 Prill 2020, 05:00 -
Koronavirusi në SHBA/ Trump ul pritshmëritë, paralajmëron opinionin publik: 50,000-60,000 deri në të hënën nga COVID-19
“50,000 deri në 60,000 njerëz pritet të vdesin nga koronavirusi në SHBA deri të hënën”, kështu është shprehur presidenti amerikan Donald Trump gjatë njoftimit të të dhënave të fundit nga Shtëpia e Bardhë referuar situatës.
21 Prill 2020, 04:14 -
Mesdheu, as pandemia nuk i ndal sfidat ushtarake. Një video ku tregohet forca midis një avioni luftarak rus dhe një amerikan
As edhe pandemia e koronavirusit nuk i ndalon erërat e luftës në Mesdhe. Fuqitë e vjetra dhe të reja vazhdojnë të sfidojnë njëri-tjetrin për të forcuar hapësirat e tyre të jetesës, me veprime që rrezikojnë të çojnë në përleshje të vërteta
20 Prill 2020, 16:05 -
SHBA, kufizimet e rrepta për koronavirusin po japin rezultat
Ndërsa në SHBA numri i të vdekurve nga koronavirusi ka vazhduar të rritet, shtrimet në spital dhe tregues të tjerë janë duke u ulur, një shenjë që tregon se kufizimet drastike të distancimit fizik të vendosura në 42 nga 50 shtetet amerikane po funksionojnë.
19 Prill 2020, 07:02 -
Frika nga koronavirus/ Burgu më i madh i Chicikagos liron më shumë se një të pestën e të arrestuarve
Burgu më i madh i Chicikagos ka liruar më shumë se 20% të së burgosurve të plotë brenda vetëm katër javësh për shkak të masave paraprake të lidhura me koronavirusin - duke ulur numrin e tyre shprehet Zyra e Sherifit të Qarkut Cook.
18 Prill 2020, 07:20 -
Koronavirusi rindez debatin për votimin me postë në Shtetet e Bashkuara, Trump kundër
Kongresi është duke kërkuar mënyra për të mbrojtur zgjedhjet e 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara në mes të pandemisë së koronavirusit, me një luftë partiake që po zhvillohet pasi demokratët propozuan që shteteve amerikane t'u vendoset detyrimi të ofrojnë mundësinë e votimit me postë. Presidenti Donald Trump, i cili kërkon rizgjedhjen këtë vit, si dhe disa nga aleatët e tij republikanë, kanë shprehur kundërshtimin për zgjerimin e sistemit të votimit me postë, duke përmendur si arsye shqetësimin për manipulim me votat - një shqetësim që demokratët nuk e pranojnë.
18 Prill 2020, 06:01 -
COVID-19/ SHBA, 1.2 milion dollarë ndihmë shëndetësore Shqipërisë
Ky financim do të mbështesë aktivitete kritike për të kontrolluar përhapjen e kësaj sëmundjeje, siç janë fushatat e shpejta të informacionit për shëndetin publik, uji dhe kanalizimet, dhe parandalimi dhe kontrollimi i infeksioneve në institucionet e kujdesit shëndetësor.
17 Prill 2020, 11:30 -
Republikanë të fuqishëm nxisin Presidentin Trump të rihapë ekonominë
Në Shtetet e Bashkuara, republikanë me peshë thonë se mbyllja nga koronavirusi nuk mund të vazhdojë më. Simpatizantët kaluan me makina duke u rënë borive para legjislaturës së një shteti për të protestuar ndaj urdhrave për të ndenjur në shtëpi. Stafi i disa anëtarëve të Kongresit po punon pa bujë për të hartuar projekt-ligje, për të shfuqizuar paketën e shpëtimit dhe për t'i nxjerrë amerikanët në punë.
17 Prill 2020, 05:25