-
Ndarja nga jeta e Ljarjas/ Meta: Lajm pikëllues! Ruçi: Jemi rritur me rolet e tij...Braçe: Një duartrokitje e madhe për artin tënd, Rikardi i madh
Politika e ka nisur mëngjesin e sotëm me mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta mbrëmjen e djeshme të aktorit dhe regjisorit Rikard Ljarja.
21 Prill 2020, 09:19 -
Ashpërsimi i Kodit Penal për thyerjen e karantinës, pret firmën e Metës! Në fuqi vetëm pas botimit në Fletoren Zyrtare
Kodi i ri penal që klasifikon krim të dënueshëm mos zbatimin e rregullave të karantinës dhe përhapjes e sëmundjeve infektive do të hyjë në fuqi pas dekretimit nga presidenti dhe botimit në Fletoren Zyrtare. ReportTv mëson nga burime pranë presidencës se dekreti do të bëhet pa vonesa, ndërsa deri në bërjen aktive të kodit do të zbatohen aktet normative të miratuara më herët.
20 Prill 2020, 14:06 -
Meta uron Pashkët: Le të mbështetemi te njëri-tjetri në betejën kundër COVID-19
Mbështetja tek njëri-tjetri çliron frikën dhe ndihmon luftën nga COVID-19. Është ky mesazhi që presidenti i vendit Ilir Meta ka dhënë në këtë ditë Pashke, ku nuk ka anashkaluar dhe falemnderimin për mjekët dhe infermierët.
18 Prill 2020, 19:56 -
Bie ligji kundër KÇK-së në drejtësi, skadon afati për rrëzimin e dekretit të Metës
Mbetet në fuqi dekreti i Metës për rrëzimin e ndryshimeve në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Kuvendi nuk e rrëzoi brenda afatit, pezullimi dhe betimi i gjyqtarëve do bëhet si më parë
17 Prill 2020, 15:32 -
COVID-19, Meta telefonon Thaçin: Masat përballuan pandeminë me sukses, bashkëpunim rajonal për përvojat
Presidenti Ilir Meta në kuadër të situatës si shkak i COVID-19 ka telefonuar homologun e tij kosovar Hashim Thaçi ku ka kërkuar bashkëpunim dhe solidaritet për përballimin e situatës së vështirë.
17 Prill 2020, 12:13 -
Votimi në Kuvend/ Nga kriminalizimi i presionit psikologjik, ligji i pronave tek vijimi i aksionit të OFL-së
Kush dhunon dhe i ngacmon ish të dashurën, nipat, kunatit, rrethin familjar dhe miqësor do dënohen deri në 5 vjet burg, shtyhet afati për reformën zgjedhore dhe për komisionin për shkarkimin e Presidentit
16 Prill 2020, 17:12 -
Nga 15 vite burg tek propozimet e Metës, PS zbut edhe më shumë dënimet për shkeljet e masave mbi COVID
Kuvendi miratoi sot paketën e dënimeve për shkelësit e masave kundër koronavirusit duke kriminalizuar thyerjen e karantinës dhe përhapjen me dashje të sëmundjes infektive. Ndryshimet në Kodin Penal nga propozimi i parë në datë 9 prill deri në datë 16 që u miratuan sot pësuan shumë ndryshime rrugës dhe zbutje të ndjeshme. Presidenti propozoi që dënimi maksimal për shkelësit në situatën e pandemisë të ishte 10 vite, por PS-ja e zbuti akoma më shumë duke e ulur në 8 vite.
16 Prill 2020, 16:15 -
Meta mbledh online 'Sigurinë'/ Rama: Ishte e dobishme, sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv politika do ishte ndryshe (Diskutimet)
Pasditen e sotme Presidenti Ilir Meta mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare mbi përballimin e pasojave nga koronavirusi. Ilir Meta sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Presidentit vlerësoi rëndësinë e rritjes të efikasitetit të masave, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, i ekonomisë kombëtare, si dhe përmbyllja e vitit shkollor. Meta: Sa më efikas të jetë ky bashkëpunim, aq më shpejt do t’i rikthehemi normalitetit dhe jetës plot gjallëri
15 Prill 2020, 08:57 -
Meta mbledh për herë të dytë 'online' Këshillin e Sigurisë Kombëtare për COVID-19
Për të dytën herë radhazi, brenda një kohe të shkurtër që pas konfirmimit të rastit për parë me COVID-19 në Shqipërisë, do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Kjo mbledhje vjen në një kohë kur Shqipëria ka konfirmuar 475 raste me COVID-19 dhe 24 viktima dhe 248 të shëruara, me një trend ditor që ka rënë në zbritje, e për pasojë qeveria ka paralajmëruar masa lehtësuese.
14 Prill 2020, 22:11 -
Meta-Pendarovski:Të ndihmojmë njëri-tjetrin për tejkalimin e krizës nga COVID-19
Presidenti Meta zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ku disktuan rritjen e bashkëpunimit midis dy vendeve për përballimin e situatës nga COVID-19.
14 Prill 2020, 14:38 -
COVID-19 KiE udhëzues për masat, Meta: Çdo kufizim vetëm me ligj dhe në përputhje me Kushtetutën
Presidenti i vendit Ilir Meta ka përshëndetur qëndrimin e Këshillit të Europës, mbi domosdoshmërinë e mbrojtjes së demokracisë, pluralizmit, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në kuadrin e krizës sanitare të COVID-19. Në reagimin e tij Presidenti Meta shprehet se çdo masë kufizuese duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën.
14 Prill 2020, 12:13 -
Meta uron Pashkët: Sot po i kremtojmë me 'dyer të mbyllura'! Një lutje edhe për mjekët
Një lutje, Presidenti e kërkon edhe për të gjithë mjekët e infermierët, heronjtë tanë, që po shërbejnë me përkushtim e sakrifica të pashembullta në vijën e parë të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari.
11 Prill 2020, 19:09