-
Meta kthen anti-KÇK-në dhe jep 7 arsye: Nuk është urgjent! 'Gllabëron' prokurorinë, shfaqje për kredite politike
Në 26 mars kreu i shtetit ktheu Aktin Normativ, ndërsa sot e publikoi. Meta jep shtatë arsye. Presidenti shprehet se në relacionin shoqërues të aktit normativ mungon sqarimi formal i nevojës dhe urgjencës. Me këtë Akt Normativ, qeveria sipas Presidentit ka dubluar institucionet e reja të drejtësisë që kanë kompetenca të qarta kushtetuese dhe ligjore dhe mbi të gjitha po “gllabëron” tagrin që e ka vetëm prokuroria. Operacionet nga Forca e Ligjit, Ilir Meta i cilëson si shfaqje televizive: Angazhohen një tërësi forcash policore me qëllimin e vetëm dorëzimin e një komunikimi shkresor (formulari), që mund ta bëjë një oficer policie apo postieri.
30 Mars 2020, 19:18 -
Ndihma nga mjekët shqiptarë kundër koronavirusit, Meta: Si mund ta harrojmë Italinë, jemi në një varkë
"Bashkimi Europian po përjeton një periudhë të shënjuar nga "vështirësi të mëdha", por në të kaluarën ka përjetuar periudha "shumë më të vështira" sesa kjo aktuale me pandeminë Covid-19, përfshirë dy Luftëra Botërore" tha Ilir Meta.
29 Mars 2020, 20:32 -
Hapja e negociatave me BE, Meta citon Konrad Adenauer dhe jep një mesazh: Mos shpërdoroni kohën!
Në mes të këtyre zhvillimeve, presidenti i vendit, Ilir Meta ka zgjedhur të japë një mesazh duke përdorur një shprehje të Konrad Adenauer: “Të gjithë jetojmë nën një qiell, por nuk shohim të njëjtin horizont”.
27 Mars 2020, 13:28 -
Ulja e tatimit mbi dividendin, KLSH: Amnisti fiskale e njëanshme, krijoi pabarazi fiskale
Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka konsideron si një amnisti fiskale të njëanshme reduktimin e tatimit mbi dividendit nga 15% në 8%. Sipas KLSH, një vendim i tillë ka krijuar pabarazi fiskale, nga e cila përfituan shumë subjekte.
26 Mars 2020, 21:58 -
'Ligji për pronat', Meta e kthen në Kuvend: Cenon dispozitat Kushtetuese
Presidenti Ilir Meta kthen në Kuvend ligjin 'Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në republikën e Shqipërisë', pasi cenojnë parimin e sigurisë juridike, bien ndesh me dispozita kushtetuese, rrezikojnë të krijojë tension kushtetues dhe se nuk është në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.
26 Mars 2020, 16:18 -
COVID-19/ Tre orë mbledhje e 'Sigurisë' online! Meta: Kishte unitet! Tre çështjet që diskutuam me Ramën, Bashën, Ruçin e ministrat
Qëllimi i mbledhjes së pazakontë, ku për herë të parë zyrtarët nuk ishin ulur në tavolinë të rrumbullakët, por komunikuan online ishte gjendja e krijuar dhe përballimi i pasojave nga koronavirusi, që deri tani ka marrë 5 jetë në Shqipëri, teksa numri i të infektuarve ka arritur në 146.
25 Mars 2020, 08:16 -
'I fikëm qirinjtë bashkë 51vs15', Kryemadhi publikon momente të gëzueshme nga ditëlindja e Metës
Në familjen Meta sot është ditë gëzimi, dhe kjo pasi kreu i shtetit feston 51-vjetorin e tij të lindjes. Bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi ka emocionuar përmes publikimit të disa momenteve nga gëzimi familjar, ku gjithë familja së bashku fikin qirinjtë e tortës.
25 Mars 2020, 01:48 -
Lufta ndaj koronavirusit/ BE jep 50 milionë euro për Shqipërinë për pajisje mjekësore dhe rimëkëmbje ekonomike
Bashkimi Europian ka dhënë 50 milionë euro në ndihmë të Shqipërisë për të luftuar koronavirusin si dhe për të rimëkëmbur ekonominë, pas ndikimit negativ që lë pas covid 19.
24 Mars 2020, 18:56 -
Çelja e negociatave, Rama: Më në fund u hap dera! KE: Lajm i shkëlqyeshëm! SHBA: Pasqyron punën e qeverisë (REAGIMET)
Të gjitha reagimet nga Shqipëria dhe ndërkombëtarët për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Ambasadori gjerman në Tiranë: Tani Shqipëria duhet t’i japë udhë konferencës së parë të anëtarësimit...
24 Mars 2020, 17:32 -
Koronavirusi/ Meta nesër mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare! Basha konfirmon pjesëmarrjen
Presidenti Ilir Meta do të mbledhë ditën e nesërme në orën 14:00 Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në fokus të së cilit do të jenë reagimi i të gjitha institucioneve për marrjen e masave lidhur me koronavirusin.
24 Mars 2020, 13:09