-
Inflacioni në muajin dhjetor 2.1%, shtrenjtimi i çmimeve dominon rritjen e kostove të jetesës! INSTAT: Krahasuar me 2023, inflacioni u ul nga 4.8% në 2.2% për 2024-ën
Në muajin dhjetor 2024, inflacioni regjistroi një nivel prej 2.1%, sipas të dhënave të INSTAT. Pavarësisht uljes së përgjithshme krahasuar me një vit më parë, kur inflacioni mesatar ishte 4.8% në 2023, ushqimet vazhdojnë të mbeten kategoria kryesore që ndikon në rritjen e kostove të jetesës.
10 Janar, 12:24 -
Speciale/ Ekonomia përballë inflacionit e zhvlerësimit të valutave, Banka e Shqipërisë për Report TV: Ndaloni pagesat me euro! S’ka rrezik për krizë tjetër inflacioni (VIDEO)
Ekonomia e vendit përjetoi ditë më të mira në vitin 2024, edhe pse efektet e krizës së inflacionit të vitit 2023, ishin prezente. E kaluar, thotë Banka e Shqipërisë është etapa inflacioniste e shkaktuar prej luftës në Ukrainë, por krizë i rriti kostot e jetesës por edhe të biznesit.
2 Janar, 09:47 -
Rritet lehtë edhe inflacioni bazë, në nëntor arriti në 2.34%
Inflacioni bazë u rrit lehtë në muajin nëntor, duke shfaqur një tendencë të ngjashme me ecurinë e inflacionit mesatar në ekonomi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë arriti në 2.34%, nga 2.19% që kishte për tetorin
24 Dhjetor 2024, 14:29 -
Rritja e çmimeve, ekspertja në Report Tv: Produktet bujqësore 11 herë më shtrenjtë se inflacioni! Po prodhojmë pak qumësht, rrushi është bërë luks
Romina Radonshiqi analizoi në Report Tv rritjen e çmimeve të produkteve bujqësore, më lartë se inflacioni mesatar 4%. Ajo sugjeroi uljen e TVSH-së për produktet bazë dhe kritikoi mungesën e mbështetjes për fermerët. Importet dhe burokracitë po dëmtojnë ekonominë vendase, ndërsa produkte si qumështi dhe rrushi po bëhen të papërballueshme për qytetarët me të ardhura mesatare.
10 Dhjetor 2024, 13:39 -
FMN i kërkon Bankës së Shqipërisë të ruaj regjim të lirë të kursit të këmbimit! Sejko: Familjet e bizneset në gjendje të mirë financiare
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar ku është diskutuar mbi ecurinë ekonomike, stabilitetin financiar, inflacionin dhe kursin e këmbimit. FMN kërkon që kursi i këmbimit të vijojë të jetë i lirë.
14 Nëntor 2024, 14:04 -
Norma bazë e interesit u ul, BSH: Kreditë do jenë më të lira
Ulja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë pritet të reflektohet në ulje të interesave nga bankat. Drejtori i Politikës Monetare Erald Themeli thotë se ky vendim erdhi pas rënies së fortë të inflacionit, i cili nëse zbret nën 1.9% mund të kthehet në rrezik për ekonominë.
12 Nëntor 2024, 17:17 -
Inflacioni ‘ngec’ në 1.9% aq sa ishte dhe në shtator, por shtrenjtimi i ushqimeve nuk ndalon! Çmimet e zarzavateve edhe më të kripura sesa vjet
Inflacioni në muajin tetor ra në nivelin më të ulët, që prej qershorit të vitit 2021. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se çmimet u rritën me vetëm 1.9%, ku kontributi kryesor u dha nga shtrenjtimi i ushqimeve. Shifrat tregojnë që zarzavatet vijojnë ti kushtojnë më shumë buxhetit të familjeve.
8 Nëntor 2024, 16:58 -
Banka e Shqipërisë lehtëson politikën monetare, ul normën bazë të interesit me 0.25%! Sjell norma më të ulëta të kredive
Banka e Shqipërisë ka ulur përsëri normën bazë të interesit për shkak të rënies së shpejtë të inflacionit. Guvernatori Gent Sejko tha se norma interesit ulet nga 3% në 2.75%. Ky lehtësim i politikës monetare është i dyti brenda këtij viti.
6 Nëntor 2024, 16:33 -
Inflacioni po bie më shpejt se pritej, Sejko: Shqipëria e ka rikuperuar plotësisht goditjen e rritjes së çmimeve
Sejko është shprehur se si rezultat i rënies së shpejtë të inflacionit, vendi e ka rikuperuar plotësisht goditjen që pësuam nga rritjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
16 Tetor 2024, 15:54 -
Inflacioni ra në 1.9% në shtator, niveli më i ulët prej 2021! Por ushqimet vetëm shtrenjtohen
Inflacioni në muajin shtator ka rënë në nivelin më të ulët, që prej qershorit të vitit 2021. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se çmimet u rritën me vetëm 1.9% në muajin shtator, ku kontributi u dha nga shtrenjtimi i ushqimeve dhe i qirave.
8 Tetor 2024, 19:40 -
BSH: Kriza e inflacionit i përket së shkuarës! Bizneset pa punonjës edhe pse rritën pagat
Ekonomia e vendit po rritet me ritme pozitive ndërsa kriza e inflacionit cilësohet pjesë e së shkuarës nga Banka e Shqipërisë. Në raportin e fundit të këtij institucioni, ngrihet shqetësimi për mungesën e fuqisë punëtore edhe pse pagat po rriten shpejt.
15 Gusht 2024, 17:03 -
S’ulet norma bazë e interesit! Rritja e pagave për të mbajtur stafin në rrezik për inflacionin, Sejko për mikrokreditë: Kemi zbatuar ligjin
Norma bazë e interesit do të vijoj të jetë 3%, për shkak se të rrezikut të një vale tjetër inflacioni që mund të vijë nga rritja e kostove të brendshme. Në deklaratë për mediat guvernatori Gent Sejko tha se rrezik për inflacionin është edhe rritja e shpejtë e pagave nga bizneset për të ruajtur stafin ekzistues. Sa i takon mikrokredive ritheksoi se kanë zbatuar ligjin dhe kanë monitoruar tregun.
7 Gusht 2024, 17:07 -
Drafti i ri/ Rezerva materiale shtetërore do të aktivizohet edhe në kriza inflacioni, dhe jo vetëm në kohë luftë apo emergjence civile
Rezerva materiale e shtetit nuk do të aktivizohet vetëm në kohë lufte, raste gjendje të jashtëzakonshme apo emergjence civile, por edhe nëse vendi përfshihet nga krizë çmimesh.
19 Qershor 2024, 12:48 -
Ndalon rënia! Inflacioni rritet për herë të parë këtë vit, shtrenjtohen ushqimet, qiratë dhe energjia elektrike
Për herë të parë në këtë vit inflacioni ka ndaluar rënien dhe është rritur përsëri. Sipas të dhënave të INSTAT inflacioni në muajin maj u rrit krahasuar me prillin, si rezultat i shtrenjtimit të ushqimeve, qirave dhe energjisë elektrike.
10 Qershor 2024, 14:59 -
Bie inflacioni në 2.1%, niveli më i ulët nga 2021, por ushqimet vetëm shtrenjtohen
Inflacioni në muajin prill ka rënë në 2.1% që është niveli më i ulët prej vitin 2021, por nuk ka të ndalur shtrenjtimi i ushqimeve. Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin e kaluar çmimet e ushqimeve kanë ndikuar me 0.52% në rritjen e inflacionit, ndërkohë që janë shtrenjtuar edhe qiratë.
8 Maj 2024, 15:27 -
Niveli më i ulët prej vitit 2021, inflacioni zbret në 2.3 %! INSTAT: Mallrat po shtrenjtohen, përveç karburantit
Çmimet kanë ngadalësuar ritmin e rritjes, Instituti i Statistikave thotë se inflacioni në muajin mars ishte 2.3%, që është niveli më i ulët prej 2021-shit. Sipas të dhënave të gjitha grupet e mallrave janë shtrenjtuar lehtë në raport me vjet, përveç karburantit.
8 Prill 2024, 16:53 -
Inflacioni po ulet prej rënies së çmimeve në tregjet e huaja! Sejko: Situata ekonomike pozitive! Është herët për të ulur normën bazë të interesit
Banka e Shqipërisë thotë se çmimet në vend po ulen, për shkak të rënies së inflacionit në tregjet e huaja, por kostot e prodhimit në tregun vendas mbeten të larta. Guvernatori Gent Sejko veçoi se situata është pozitive si për inflacionin edhe për ekonominë, por është ende herët për të ulur normën bazë të interesit
20 Mars 2024, 18:13