-
Zaloshnja: Produktiviteti dhe inflacioni, ndërthurja e tyre aktuale në Shqipëri
Produktiviteti është një tregues ekonomik që mat sasinë e Produktit të Brendëshëm Bruto të prodhuar mesatarisht nga çdo punonjës i një vendi. Ndërsa inflacioni është treguesi ekonomik që mat rritjen e çmimit mesatar të shportës së mallrave dhe shërbimeve të konsumuara nga familjet e një vendi.
20 Shkurt 2024, 09:11 -
Banka e Shqipërisë: Vendi mund të përballet me valë inflacioni! Shkak konfliktet rajonale dhe mungesa e punëtorëve
Vendi mund të përballet me një tjetër valë inflacioni, për shkak të konflikteve rajonale, pasigurisë në çmimin e naftës e karburantit si dhe prej mungesës së punonjësve. Ky është vlerësimi i bërë së fundmi nga Banka e Shqipërisë, e cila parashikon që inflacioni të zbresë në 3% këtë vit, dhe se në rast nevoje do rrisin normën bazë të interesit.
15 Shkurt 2024, 17:32 -
Bien në 4.7% kreditë me probleme, niveli më i ulët prej 2008-ës! Banka e Shqipërisë: Në fund të 2023-shit, kredia e keqe ishte 35.2 mld lekë
Edhe pse norma bazë e interesit është rritur disa herë në vitet e fundit, duke shkaktuar shtrenjtim të kredive për qytetarët e bizneset, Banka e Shqipërisë raporton se kreditë me probleme përgjatë 2023 kanë zbritur në nivelin më të ulët historik.
9 Shkurt 2024, 14:31 -
Korçë/ Në 2023 mbi 200 biznese të vogla aplikuan për çregjistrim biznesi! Ekspertja: Shkak inflacioni dhe emigrimi, të mbështeten me fonde e ulje taksash
Korça po përballet me ulje të numrit të bizneseve të vogla, ndërkohë që vijojnë aplikimet për të çregjistruar sipërmarrjet aktive. Referuar të dhënave të Bashkisë Korçë vjet ishin 205 biznese që aplikuan për të mbyllur biznesin. Ekspertët e qytetit thonë se shkaqet kryesore janë inflacioni që ku rritur kostot, kursi këmbimit dhe emigrimi.
21 Janar 2024, 15:36 -
Në fundvit çmimet në Shqipëri u rritën më shumë se në BE! Eurostat: Në 2023 u shtrenjtua gjithçka me përjashtim të transportit
Jetesa në Shqipëri në muajit e fundit të 2023 ishte më e shtrenjtë se në vendet e BE, raporton EUROSTAT. Sipas tij në Shqipëri përgjatë 2023 inflacionin arriti 5.3% dhe në dhjetor u shtrenjtuan të gjitha mallrat me përjashtim të transportit.
17 Janar 2024, 15:50 -
Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme! FMN: Emigrimi dhe plakja e popullsisë, rrezik! Forcimi i lekut ndikoi pozitivisht
Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një ngadalësim të lehtë të rritjes ekonomike për këtë vit, si pasojë e emigrimit të fuqisë punëtore dhe plakjes së popullsisë. Nga ana tjetër, FMN vëren se çmimet do të ulen vetëm nëse Banka e Shqipërisë rrit më tej normën bazë të interesit.
12 Janar 2024, 16:37 -
Çmimet mbeten të larta, viti u mbyll me inflacion 4.7%! Ushqimet kryesojnë rritjen për 2023-shin
Çmimet gjatë vitit të kaluar janë rritur me 4.7% krahasuar me vitin 2022. Në raportin e fundit të INSTAT për inflacionin, thuhet se ndikimin më të madh në rritjen e çmimeve edhe në muajin dhjetor e kanë dhënë ushqimet, të cilat janë shtrenjtuar me 9.4% përgjatë vitit 2023.
10 Janar 2024, 11:34 -
Ulja e çmimeve, po sfidohet nga abuzimi! Eksperti: Tregtarët shtrenjtuan mishin vetëm se ishin festat
Ulja e çmimeve do të jetë luftë sfiduese edhe për 2024 dhe shkak për këtë janë abuzimet e tregtarëve. Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se ulja e inflacionit siç po ndodh në vendet e BE-së mund të pengohet nga deformimet e tregut në Shqipëri. Raportet e INSTAT dhe Bankës së Shqipërisë, flasin për ulje të konsumit dhe reduktim të kursimeve, për shkak të shtrenjtimit të jetesës.
9 Janar 2024, 15:02 -
Viti 2024 nis me pritshmëri pesimiste për uljen e inflacionit! BSH: Të gjithë sektorët e ekonomisë presin rritje çmimesh
Muajit e parë të këtij viti do të shoqërohen me çmime më të larta për konsumatorët. Vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon se të gjitha sektorët e ekonomisë presin rritje të çmimeve të paktën për tre muajit e parë të 2024. Ndërsa nga ana tjetër në dhjetor u përmirësua besimi në ekonomi, pas që prej muajve të verës.
5 Janar 2024, 20:13 -
Në nëntor çmimet u rritën më shumë se në BE, Eurostat: Shqipëria mes 12 shteteve me inflacionin më të lartë
Inflacioni në vend në muajin nëntor ka qenë 1.4% më i lartë se në vendet e Bashkimit Evropian, dhe ndikimi kryesor në rritjen e çmimeve është dhënë nga shtrenjtimi i ushqimeve. Sipas EUROSTAT, inflacioni në nëntor ishte 4.5%, dhe Shqipëria klasifikohet me 12 shteteve me inflacionin më të lartë në BE.
20 Dhjetor 2023, 17:35 -
BSH takim me mediat: Sfidë edhe për vitin 2024 është inflacioni por situata ekonomike është pozitive!
Ekonomia e vendit po performon në mënyrë pozitive thotë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një takim me gazetarë e përfaqësues të mediave, por thekson se sfidë vijon të jetë inflacioni i lartë.
19 Dhjetor 2023, 13:31 -
Guvernatori Sejko në takim me bankat: Inflacioni është i lartë, mund të rrisim përsëri normën bazë!
Një rritje tjetër e normës bazë të interesit mund të ndodhë për shkak të inflacionit të lartë. Ky paralajmërim është dhënë nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në takimin e fundvitit me shoqatën e Bankave.
15 Dhjetor 2023, 16:09 -
INSTAT: Çmimet e prodhimeve në vend u rritën me 5.2%! Energjia e nafta mbajtën të lartë inflacionin e importuar
Çmimet e mallrave të importit dhe produkteve të prodhuara në vend u rritën krahasuar me vitin e kaluar. Energjia elektrike dhe nafta kanë pasur impaktin më të madh në rritjen e inflacionit të importuar, ndërsa në vend u shtrenjtuan më shumë produktet e prodhuara nga industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese ku bëjnë pjesë edhe produktet ushqimore.
13 Dhjetor 2023, 12:28 -
Bizneset presin rritje të fortë çmimesh deri në shkurt, inflacioni do të jetë rreth 5.7%! Shtrenjtimi më i madh tek produktet industriale
Një valë e dytë e shtrenjtimit të çmimeve mund të ndodh deri në muajin shkurt. Ky është perceptimi i bizneseve në vend, të cilat pohojnë se çmimet do të rriten, e kryesisht ato të produkteve industriale dhe të apartamenteve. Sektorët e ekonomisë janë pesimist edhe për inflacionin, i cili sipas tyre do të qëndrojë mbi 5.7%
3 Dhjetor 2023, 20:38 -
Valë e dytë inflacioni? Bizneset presin rritje të çmimeve, industria: Produktet që prodhojmë do jenë më të shtrenjta! Qytetarët heqin dorë nga blerjet e mëdha
Vendi mund të përballet me një valë tjetër inflacioni, ky është perceptimi i bizneseve sipas vrojtimit të bërë nga Banka e Shqipërisë për besimin në ekonomi.
1 Dhjetor 2023, 12:12 -
Rritja e pagave në shtet e privat, si ndikon inflacioni? Në 2024 të ardhurat për frymë arrijnë 876.6 mijë lekë
Inflacioni mbetet sfida kryesore edhe për vitin që vjen, për shkak të impaktit që jep tek mirëqenia e qytetarëve. Edhe pse për vitin 2024 pritet që të ardhurat për frymë të rriten me 46.8 mijë lekë, inflacioni i lartë mund t’i zhvlerësojë ato. Sipas përllogaritjeve gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti paga mesatare në sektorin privat u rrit më pak se inflacioni.
26 Nëntor 2023, 19:53 -
INSTAT: Niveli i inflacionit për muajin tetor në vendin tonë më i lartë se në BE, ndikoi shtrenjtimi i ushqimeve
Inflacioni në vend në muajin tetor ka qenë më i lartë se në vendet e Bashkimit Evropian, për herë të parë që prej nisjes së krizës së çmimeve. Sipas raportit të INSTAT, ndikim kryesor në rritjen e inflacionit në muajin e kaluar ka pasur shtrenjtimi i ushqimeve.
21 Nëntor 2023, 14:47 -
KE: Çmimet larta do ngadalësojnë ekonominë e Shqipërisë! Forcimi i lekut po ul eksportet, rritet vetëm turizmi
Shqipëria do të vijojë rritjen ekonomike edhe përgjatë 2024, por ajo do të jetë me ritme më të ngadalta parashikon Komisioni Evropian. Shkak janë çmimet e larta të ushqimeve dhe shërbimeve bazë që kanë ulur konsumin dhe investimet
15 Nëntor 2023, 16:44 -
Inflacioni në tetor zbriti në nivelin më të ulët të 20 muajve, por nuk ndalet shtrenjtimi i produkteve të shportës! U rritën me 3.8%
Inflacioni në muajin tetor ka regjistruar nivelin më të ulët që prej tremujorit të parë të vitit 2022. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në muajin e kaluar çmimet u rritën me 3.8%, nga 4.1% që ishte në shtator. Kjo është vlera më e ulët që prej shkurtit të vitit të shkuar kur inflacioni ishte 3.9%.
8 Nëntor 2023, 13:07