-
Inflacioni ulet ndjeshëm në mars, por rritja e çmimeve të ushqimeve nuk ndalet
Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm në muajin mars. INSTAT bëri të ditur se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë mallrash të caktuar, në muajin Mars 2023 është 5,3%, një vit më parë ky ndryshim ishte 5,7%. Treguesi ka rënë ndjeshëm nga 7.1% që ishte në shkurt dhe 8.3% që arriti në tetor 2022, duke shënuar rekordin që nga viti 1998.
7 Prill 2023, 17:15 -
Rama: Thonë se paga minimale duhet të bëhet 70-80 mijë lekë, përllogaritja bazohet në produktivitet ekonomik! S'kemi harruar premtimin për pensionistët, së shpejti shpërblimi i radhës
Kreu i qeverisë, Edi Rama i përgjigjet të gjithë atyre që kërkojnë rritjen e pagës minimale në 70 ose 80 mijë lekë duke thënë se përllogaritje nuk bazohet në dëshirat që kanë por në produktivitetin ekonomik. Rama u shpreh se nuk e kanë harruar premtimin për pensionistët, për të cilët tha se është gati shpërblimi i radhës që do të mblidhet nga taksa e jashtëzakonshme që do paguajnë prodhuesit e energjisë.
14 Mars 2023, 12:15 -
FMN: Efektet e inflacionit në Shqipëri, më të ashpra se në BE, rritja po udhëhiqet nga ushqimet! Në Evropë rritja ndikohet nga energjia
Efektet e inflacionit në Shqipëri dhe në Ballkan janë më të ashpra se në Bashkimin Europian, pasi rritja po udhëhiqet nga çmimet e ushqimeve, ndryshe nga Europa që po ndikohet nga energjia
9 Mars 2023, 07:47 -
Inflacioni në janar 2023 u rrit me 7.1% sipas metodës së Eurostat, çmimet e ushqimeve me 12%
Rritja e përgjithshme e çmimeve ishte 7.1 për qind në muajin janar sipas matjeve që vijnë nga metodologjia e Eurostat që raportohet nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit dhe shërben për ti bërë të krahasueshme çmimet kudo në Europë. Sipas matjeve kombëtare niveli i përgjithshëm i çmimeve ishte rritur me 7.2 për qind në janar 2023.
23 Shkurt 2023, 14:32 -
Rënia e euros, eksperti Gjokutaj në Report Tv: Shkak qarkullimi i parave informale dhe rënia e eksporteve
Euro ka pësuar sërish ulje në vendin tonë dhe ka rënën në nivelin e 115 lekëve. Shkak për zhvlerësimin e euros eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj thotë për Report Tv se është bërë inflacioni, rritja e normës bazë të interesit por edhe ulja e eksporteve.
15 Shkurt 2023, 13:11 -
Ngadalësohet rritja e çmimeve, bie me 0.2% inflacioni! INSTAT: Në janar 7.2%, në dhjetor ishte 7.4%
Vijon ngadalësimi i rritjes së çmimeve në treg. Sipas INSTAT, Inflacioni, matës i ndryshimit të çmimit të mallrave të konsumit nga 7.4% rezultonte në dhjetor, në janar inflacioni zbriti në vlerën 7.2%.
10 Shkurt 2023, 14:50 -
SHBA/ Biden nuk mban përgjegjësi për rritjen e inflacionit: Situata ishte e keqe që kur kam marrë detyrën, tani ka më shumë vende pune se në çdo mandat presidencial!
Presidenti Joe Biden foli në një konferencë për shtyp dhe tha se janë rritur vendet e punës, gjithashtu theksoi se ai nuk është përgjegjës për rritjen e inflacionit në vend.
3 Shkurt 2023, 21:34 -
Banka Qendrore Europiane rrit normat e interesit me 0.5 pikë përqindje
Banka Qendrore Europiane (ECB) rriti normat e interesit me gjysmë pikë përqindje ditën e enjte, si shenjë shqetësimi kundrejt normave të larta të inflacionit, të cilat do të mbeten të tilla pavarësisht rënies së çmimeve të energjisë së fundmi
3 Shkurt 2023, 08:00 -
Ulja e inflacionit, nuk ndryshon norma bazë e interesit! Sejko: Ekonomia tendencë rritëse, 4% në fund të 2022
Banka e Shqipërisë la të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.75%. Guvernatori Gent Sejko tha se shkak për këtë është bërë tendenca rënëse e inflacionit në dy muajt e fundit të vitit 2022.
1 Shkurt 2023, 16:55 -
Recesioni i ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar, FMN nxjerr raportin: 2023 vit i vështirë për britanikët, do pësojë tkurrjen më të madhe
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar do të tkurret dhe do të performojë më keq se ekonomitë e tjera të përparuara pasi kostoja e jetesës vazhdon të godasë familjet, ka thënë Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). FMN shtoi se ekonomia do të tkurret me 0.6% në 2023, në vend që të rritet lehtë siç ishte parashikuar më parë.
31 Janar 2023, 07:47 -
Kosovë/ Si mund të ngadalësohet inflacioni?
Inflacioni do të jetë një nga problematikat kryesore me të cilat Kosova do të vazhdojë të përballet edhe në vitin 2023, thonë njohës të çështjeve ekonomike. Megjithatë, ata presin që trendi i rritjes të jetë më i ngadalshëm se në vitin 2022, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit të shënojë rënie.
22 Janar 2023, 17:30 -
Organizata Ndërkombëtare e Punës: Numri i të papunëve do të rritet me 3 milionë në mbarë botën, shkak lufta në Ukrainë dhe inflacioni
Rritja globale e punësimit pritet të ngadalësohet ndjeshëm në 1% këtë vit nga 2% në 2022, pasi ka ndikuar lufta në Ukrainë, inflacioni i lartë dhe politika monetare më e shtrënguar. Këto shifra i ka bërë të ditura sot Organizata Ndërkombëtare e Punës.
16 Janar 2023, 14:13