-
Banka Botërore: Recesioni një kërcënim i mundshëm për ekonominë globale
Ekonomia globale do t'i afrohet "rrezikshëm" një recesioni këtë vit, e udhëhequr nga një rritje më e dobët në të gjitha ekonomitë kryesore të botës - Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Kinë - paralajmëroi Banka Botërore të martën.
11 Janar 2023, 08:02 -
INSTAT: Inflacioni vjetor 6.7% në 2022, në 2021 ishte 2%! Ushqimet e pijet alkoolike, ndikimin më të madh te çmimet
Festat e fundvitit shqiptarëve u kanë kushtuar rreth 14% më shtrenjtë se në vitin 2021. Kjo për shkak të inflacionit të luftës në Ukrainë, i cili në dhjetor shënoi një tjetër rënie, duke zbritur në nivelin 7.4%, ndërsa në nivel vjetor 6.7% nga 2% që rezultonte një vit më parë
9 Janar 2023, 19:45 -
Privati rrit taksën në tregun e Lezhës, tregtarët: E papërballueshme, jemi drejt falimentimit
Shoqëria private që menaxhon tregun e qytetit të Lezhës ka rritur tarifën për shfrytëzimin e hapësirës me 150 lek për metër katror. Privati justifikohet me faktin se do të kryejë investime, ndërsa tregtarët thanë se çmimi është i papërballueshëm në kushtet kur është ulur xhiroja ditore.
9 Janar 2023, 14:31 -
Inflacioni në Evropë ngadalësohet sërish, kostoja e jetesës ende e lartë
Evropa përfundoi një vit të vështirë me një farë lehtësimi të nivelit të inflacionit. Por ndërsa kostoja e jetesës mbetet ende jashtëzakonisht e lartë, ngadalësimi është një tregues se më e keqja mund të ketë kaluar për konsumatorët e lodhur.
7 Janar 2023, 13:54 -
Një vit luftë me inflacionin në Kosovë, cilat janë parashikimet për 2023-shin?
Rritje dyshifrore e inflacionit që varfëroi shportën e konsumatorit dhe ngadalësoi aktivitetin ekonomik. Ky trend karakterizoi Kosovën pothuajse gjatë gjithë vitit 2022, por që pritet të stabilizohet apo të bjerë në vitin 2023, sipas institucioneve financiare.
4 Janar 2023, 22:50 -
Rimbëkëmbja ekonomike, ç’pritet nga viti 2023? Hapja e Kinës, shihet me skepticizëm nga specialistët
Viti 2023 për një pjesë të ekonomistëve pritet të jetë shumë i vështirë dhe me recesion, ndërkohë një pjesë tjetër thotë se hapja e Kinës pas izolimit prej Covidit do të ndikojë pozitivisht
1 Janar 2023, 15:53 -
'Pakoja e Madhe' mbështetëse për 1 mln qytetarë, Rama uron shqiptarët për Vitin e Ri: S’mund t'ju linim vetëm në këtë dimër të vështirë
Për herë të parë këtë vit Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mos dalë në transmetime live apo konferenca të gjata shtypi, tradicionalet e fundivitit. Kartolina e urimit thotë ai është paketa e madhe e ndihmës prej 8 mld lekë të vjetra për 1 mln shqiptarë
31 Dhjetor 2022, 10:42 -
Pakoja e Madhe, Rama: Pensionistët, invalidët, familjet, mësuesit, ushtarët, në nevojë marrin nga 8000 lekë, nënat kryefamiljare 20 000 lekë, administrata 10-20 mijë lekë
Nga Pakoja e Madhe anti inflacion 695 mijë pensionistë, 71 mijë persona me aftësi të kufizuara dhe 57.300 familjet me ndihmë ekonomike do të përfitojnë 8000 lekë. Ndërsa punonjësit e administratës do të marrin nga 10-20 mijë lekë mbështetje nga qeveria. Edhe nënat kryefamiljare do të përfitojnë 20 mijë lekë.
30 Dhjetor 2022, 08:12 -
Inflacioni dhe pasojat e luftës, qeveria paketë mbështetëse për 1 milionë qytetarë! Rama: 8 miliard lekë shpërndahen ditët e para të janarit
Rreth 1 milionë shqiptarë pritet të përfitojnë nga paketa që Qeveria po përgatit për të ndikuar në lehtësimin e ndikimeve të inflacionit. Lajmin e ka dhënë sot Kryeministri Rama i cili ka bërë me dije të gjitha kategoritë përfituese.
29 Dhjetor 2022, 14:40 -
Ministrja e Financave: Shqipëria ka rritjen ekonomike më të lartë në rajon, bujqësia e ndërtimi kontributin kryesor! Brenda marsit hapen bastet online
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në një konferencë për shtyp për gazetarët ka bërë një bilanc të ecurisë ekonomike në tre mujorin e tretë të vitit. Në fillim të 3 mujorit të parë të 2023 do të hapen bastet online. Ibrahimaj tha se janë në procesin e finalizimit të projektligjit dhe se në fillim të vitit ardhshëm fillojnë procedurat për miratim.
28 Dhjetor 2022, 09:45 -
Kriza/ Eksperti Tola: Vit i vështirë ekonomik, situata do jetë e ngjashme edhe në 2023-in! Duhet më shumë mbështetje për shtresat vulnerabël
Viti 2022 ishte një vit i vështirë ekonomik jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin dhe botën. Eksperti i ekonomisë Igli Tole ka bërë në Report Tv një bilanc për situatën ekonomike në vendin tonë. Tole tha se kriza e cila u shkaktua për shkak të luftës në Ukrainë solli në Shqipëri një nivel rekord të inflacionit mbi 8% si edhe një rritje deri në 30-40% të produkteve të shportës.
28 Dhjetor 2022, 09:32 -
Projeksionet/ 'Frenimi' i Bankës së Shqipërisë i përkohshëm, norma bazë pritet të arrijë në 4.25% në fund të vitit 2023
Rritja e normës bazë të interesit pritet të vazhdojë dhe të arrijë në 4.25% deri në fund të vitit 2023. Sipas analizës së fundit të Raiffeisen Research për tendencat e inflacionit dhe politikës monetare, stopimi i rritjes së normës bazë në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nuk ka shumë gjasa të vijojë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.
28 Dhjetor 2022, 07:53 -
Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit, Sejko: Gjatë muajit nëntor inflacioni u ul me 0.4%
Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar në 2.75% normën bazë të interesit. Gjatë publikimet të vendimeve të marrë mbledhjen e kësaj të mërkure, guvernatori Gent Sejko tha se inflacioni ka pësuar ulje gjatë nëntorit, krahasuar me periudhën e mëparshme.
21 Dhjetor 2022, 22:59 -
Ulet inflacioni, nga 8.3% në tetor në 7.9% në nëntor! Ushqimet, buka e qumështi peshën më të lartë! Vaji pëson 'goditjen' më të madhe në treg
Ulet inflacioni në nivelin 7.9%, pas disa muajsh kur rritja arriti në nivelin maksimal 8.3% gjatë muajit tetor. Instituti i Statistikave Kombëtare ka publikuar grafikun e ecurisë së inflacionit në vendin tonë.
9 Dhjetor 2022, 12:01 -
'Më e keqja nuk ka ardhur ende', ‘Mallkimi’ i inflacionit të lartë! Si po mundohen shtetet e mëdha të shmangin dëmet ekonomike dhe pritshmëria për vitin e ardhshëm
Globalisht, njerëzit po përjetojnë inflacion në nivele që nuk shihen për dekada pasi çmimet rriten për gjërat thelbësore si ushqimi, ngrohja, transporti dhe akomodimi. Dhe megjithëse mund të shihet një kulm, efektet mund të përkeqësohen akoma
9 Dhjetor 2022, 08:46 -
Banka e Shqipërisë drejt një tjetër rritje të normës bazë të interesit! Sejko: Nuk do sjellë recesion
Banka e Shqipërisë po shkon drejt një tjetër rritjeje të normës bazë të interesit. Guvernatori Gent Sejko garanton se kjo nuk do të shkaktojë rezesion, ndërsa theksoi objektivin për ruatjen e stabilitetit të çmimeve në këtë situatë delikate të ekonomisë globale.
5 Dhjetor 2022, 12:57