-
Berisha akuzon për korrupsion! Balla: Ka bërë pastrim parash në kompleksin 'Partizani' dhe me media! Pse nuk heton SPAK? Spiropali: Djali yt financon portale me paratë e të vdekurve në Gërdec
Akuzat e Sali Berishës për korrupsion në drejtim të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka shkaktuar debat në Kuvend, ku është përfshirë edhe kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla. Berisha e akuzoi Spiropalin, se nëpërmjet bashkëshortit të saj i ka dhënë tendera vëllait të saj.
23 Maj 2022, 12:09 -
Butrinti/ PD: Po i jepet me koncesion për 10 vite një fondacioni privat! Rama: Ndryshimi i kufijve të Parkut me kërkesë të UNESCO! Marrëveshja miratohet me 75 vota pro në Kuvend
Në seancën finale për miratimin e marrëveshjes që si synim ka administrimin e Butrintit për 10 vite nga Fondi Shqiptar-Amerikan për Zhvillim, opozita ka vijuar me akuzat që pas këtij veprimi fshihet një koncesion. Përballë këtyre akuzave, nga 'Foltorja' e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka sqaruar se ndryshimi i kufijve është bërë me kërkesë nga UNESCO për shkak të ndërtimeve pa leje pa kriter që u bën në kohën e Sali Berishës.
23 Maj 2022, 08:09 -
Të hënën Kuvendi në 2 seanca plenare, pasdite zhvillohet raundi i dytë për Presidentin! Procesi u kthye në pikën zero
Ditën e hënë Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë dy seanca plenare. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit pranë Kuvendit. Mësohet se në orën 10:00 do të zhvillohet seanca plenare, e cila në rendin e ditës do të ketë çështjet e parashikuara në Kalendarin e Kuvendit. Ndërkohë, ashtu siç është vendosur nga Konferenca e Kryetarëve në orën 18:00 do të zhvillohet seanca plenare për zhvillimin e votimit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
21 Maj 2022, 12:17 -
Presidenti, nesër në 10:00 negociata në prani të kamerave! PS: Nëse opozita i ka 20 firma të propozojë emër, kërkojmë fleksibilitet! Alibeaj: Transparenca, ilaçi kundër pazareve
Ashtu siç edhe opozita e kishte kërkuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve negociatat për emrin e ri të Presidentit do të zhvillohen në prani të kamerave. Dakordësia që bisedimet të vijojnë nesër në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit u arrit në takimin e pasdites së sotme mes Enkelejd Alibeaj dhe grupit negociator socialist Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali.
17 Maj 2022, 18:28 -
Presidenti i ri/ Raundi i dytë në 23 maj! Balla-opozitës: Takohemi në 18:00 dhe të dalim me një emër të hënën! Alibeaj: Jo në skuta të errëta, por në sytë e shqiptarëve
Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të jetë në datë 23 maj ora 18:00. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, ku nuk munguar akuzat dhe kundër akuzat mes palëve.
17 Maj 2022, 08:51 -
Dështon raundi i parë për presidentin e ri, në Kuvend nuk shkon asnjë emër! Rama: Nuk shoh vullnet nga pala tjetër, do e votojmë vetë në raundin e 4-t! Alibeaj: Propozimi të jetë i opozitës
Dështon raundi i parë për presidentin e ri, në Kuvend nuk shkon asnjë emër! Kryeministri Edi Rama tha se nuk sheh vullnet nga pala tjetër, teksa kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj këmbënguli që propozimi të jetë i opozitës. Nesër mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të caktuar raundin tjetër.
16 Maj 2022, 07:33 -
Refuzimi i rezolutës së Srebrenicës, analisti nga Kosova: Berisha u zgjua i pari, bëri kurthin gati dhe Rama ra brenda! Turp që Shqipëria ende nuk e ka dënuar gjenocidin
Refuzimin për të votuar rezolutën e Srebrenicës, u cilësua si një “turp” i parlamentit shqiptar nga Nexhmedin Spahiu, analist nga Kosova i cili foli rreth kësaj çështjeje në studion e Report Tv.
13 Maj 2022, 13:10 -
Pse u kujtua pas 27 vitesh për një Rezolutë për Srebrenicën, kur ka qenë edhe 8 vite në pushtet? Berisha asnjë përgjigje: Ne e dënojmë gjenocidin
Sali Berisha nuk ka asnjë shpjegim se pse u kujtua pas 27 vitesh për të ‘rizbuluar’ masakrën e Srebrenicës dhe propozoi si ‘rrufe në qiell të hapur’ një Rezolutë për të dënuar gjenocidin serb. Pyetjes së gazetarëve se pse nuk e bëri kur ishte 8 vite në pushtet dhe çfarë ndryshoi tani, dhe nëse do të kërkonte falje se pse nuk e ka propozuar një Rezolutë të tillë kur ai ishte mazhoranca, Berisha iu përgjigj siç di më mirë ‘duke mos thënë asgjë.
13 Maj 2022, 12:18 -
Rezoluta e Berishës për Srebrenicën, Rama: Lojë e ulët e një të korruptuari e minues i demokracisë! Gjithkush e njeh si thyersi i embargos ndaj Millosheviçit
Lojë e ulët e një njeriu të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë cilësuar si të korruptuar dhe minues të demokracisë e ka konsideruar Kryeministri Edi Rama rezolutën e propozuar nga grupi i deputetëve të Sali Berishës në Kuvend për Masakrën e Srebrenicës plot 27 vite më parë.
12 Maj 2022, 18:38 -
Pas 27 vitesh Berisha ‘rizbulon’ masakrën e Srebrenicës! Kuvendi i rrëzon kërkesën! PS: S'pranojmë asnjë propozim nga 'non grata'! I dha naftë Millosheviçit, të hetohet
Pas 27 vitesh, Sali Berisha ka ‘rizbuluar’ masakrën e Srebrenicë, ndërsa Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e deputetit Tritan Shehu, mbështes i ish kryeministrit, për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Serbrenicë në Bosnjë-Hercegovinë.
12 Maj 2022, 07:58 -
Tritan Shehu: Mazhoranca kundër rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicë! Reagon Balla: Shqipëria e ka dënuar, Berisha furnizoi me naftë Millosheviçin
Deputeti i PD-së Tritan Shehu së bashku me disa deputetët të tjerë të ‘Rithemelimit’ propozuan një mocion me debat në Kuvend për një rezolutë “Për njohjen dhe dënimin e genocidit të Srebrenicës, Bosnjë dhe Hercegovinë”.
11 Maj 2022, 13:22 -
Vetëvrasja e Ilvi Metës, Duma në Kuvend i kërkon ministrit dorëheqjen! Çuçi: Gjithçka e filmuar! Spiropali-Berishës: Përqesh SPAK se s'i dëgjon ulërimat e të vrarëve të tu
Seanca e radhës në Kuvend ka nisur me debate mes deputetes demokrate Grida Dumës dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit. Nga foltorja e Kuvendit, Duma nxori dy foto të qelisë në komisariatin e Kavajës, ku duket lidhësja e bluzës me të cilën dyshohet se është vetëvrarë 31-vjeçari Ilvi Meta. Duma i kërkoi Çuçit të japë dorëheqjen, por ministri i tha se mund të kërkojë hetim parlamentar për këtë ngjarje.
9 Maj 2022, 17:18 -
Krerët e Parlamenteve të nismës Adriatiko-Joniane në Tiranë, Rama: Evropa është i vetmi plan që ne kemi! Jemi peng i bllokimit të vendeve por na duhet durim
Rama tha se edhe pse po shikohen probleme të shumta me procesin e integrimit evropian, Shqipëria nuk ka rrugë tjetër, i duhet durim në këtë rrugë. Ai tha se vendi ynë ka vetëm një plan, atë të anëtarësimit në familjen evropiane.
6 Maj 2022, 10:35 -
Zelensky mesazh në Kuvendin e Shqipërisë: Mbyllni portet ndaj Rusisë dhe kufizoni ardhjen e turistëve ruse, një prej tyre mund të jetë vrasës i Buças
Jam i sigurt që tani, të gjithë në botë po tregojnë karakterin e tyre të vërtetë. Dikush është i madh në përmasa, por shumë i vogël kur duhet të jesh i guximshëm dhe dikush është i vogël në hartë, por ka një zemër dhe përzëmërsi të madhe
3 Maj 2022, 14:55 -
Berisha pas kërkesës së Zelenskyt në Parlament: Të anulohen vizat turistike për rusët! Balla i përgjigjet ish-kryeministrit: Tullumbace populiste që lëshon një politikan që i ka mbaruar koha
Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi që të anulohen vizat turistike për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në vendin tonë. Deklarata e Berishës erdhi jashtë Parlamentit, pas fjalës së mbajtur të Zelenskyt në parlamentin e Shqipërisë.
3 Maj 2022, 13:37 -
Zelensky në Kuvendin e Shqipërisë, Kollçaku: Do shprehë mirënjohjen për solidaritetin tonë! Putin donte të përcante NATO-n, por dështoi! Shqipëria në Këshillin e Sigurimit? Kontribut real
Presidenti i Ukrainas, Volodymyr Zelensky me fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë do t’i shprehë mirënjohjen popullit shqiptar për solidaritetin e treguar që prej 24 shkurtit. Kështu u shpreh deputeti i PD, Bardhyl Kollçaku, ndërsa shtoi se Shqipëria përmes sanksioneve ndaj Rusisë, po paguan bashkë me ukrainasit çmimin për liri.
3 Maj 2022, 12:40 -
Zelensky i drejtohet popullit shqiptar: Mirënjohës për rolin në OKB! Mbështetja juaj, na kujton Nënë Terezën! Rama: I gjithë kombi ynë me ju
Në mesazhin e tij para ligjvënësve shqiptarë, Zelensky nuk la pa përmendur as disa nga tmerret që po përjeton populli i tij nën bombardimet ruse, ku tha se për ta nuk ka më paqe që prej 24 shkurtit, kur nisi pushtimi dhe se nuk ka asnjë ditë ku të mos vritet një fëmijë. Zelensky kërkoi që të mos priten turistë nga Rusia, pasi ata mund të jenë edhe autorë të masakrës në Bucha.
3 Maj 2022, 07:17 -
Java e zhvillimeve të rëndësishme politike, nga presidenti i ri te Asambleja e PS
Presidenti Ukrainas Volodimir Zelenski do të mbajë një fjalim online diten e nesërme në parlamentin e Shqipërisë. Java do të pasojë me disa zhvillime të brendshme politike, që nga konferenca e kryetarëve për çështjen e presidentit e deri në asamblenë e Partisë Socialiste.
2 Maj 2022, 16:02 -
Kuvendi, rezolutë për komisionerin për të drejtën e informimit dhe mbrojtjes së të dhënave: Të hetohet dalja e pagave të shqiptarëve
Skandali i publikimit të të dhënave personale të shqiptarëve duhet të sqarohet brenda vitit. Hetim të plotë të çështjes kërkohet nga Kuvendit i Shqipërisë përmes një projektrezolutë që u miratua në seancë plenare të enjten e kaluar. Në projekt rezolutën për punën e komisionerit për të drejtën e informimit dhe mbrojtjes së të dhënave kërkohet që hetimi administrativ të mbyllet brenda vitit 2022.
2 Maj 2022, 10:35