-
E marta seancë e posaçme në Kuvend, konfirmohet mesazhi online i Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky
Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë të martën (3 maj) një seancë të jashtëzakonshme, teksa konfirmohet edhe komunikimi online i Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Seanca do të nisë në orën 11:00, ndërsa Presidenti Ukrainas do t'i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë përmes një video lidhje në aplikacionin Zoom.
29 Prill 2022, 13:49 -
Zhupa i kërkon llogari për largimin e Komitetit të Helsinkit nga Komisioni për Azilin e Refugjatët, Ministri i Brendshëm: S'morëm përgjigje për 3 muaj
Në seancën e sotme plenare, deputetja Ina Zhupa thirri në interpelancë ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, të cilit i kërkoi llogari për mungesën e një anëtari të Komisionit Shqiptar të Helsinkit në përbërje të Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët.
28 Prill 2022, 10:28 -
Berisha shtyu Alibeajn në Foltoren e Kuvendit, Kim: Sulme të tilla i përkasin të shkuarës që nuk duhet të përsëritet! Ish-kryeministri: Pozicion qesharak i guvernatores
Incidenti i sotëm në Kuvend, ku Sali Berisha mori forcërisht Foltoren e Kuvendit duke shtyrë kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka marrë edhe vëmendjen e zyrave diplomatike në vendin tonë. Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar ashpër duke thënë se ditët e sulmeve dhe kërcënimeve i përkasin të shkuarës dhe nuk duhet të përsëriten.
21 Prill 2022, 16:36 -
Negociatat për Presidentin, Rama ndërpret ëndrrën për deputetët, majtas e djathtas: S’flasim as me Saliun e vdekur! Nëse e zgjidhni në krye ne ndërpresim çdo marrëdhënie me ju! Berisha: Ka frikë nga unë
Që prej ditësh kur Sali Berisha u shpall ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Edi Rama nuk ka qenë asnjëherë kaq i drejtpërdrejtë. Duke folur në sot në seancë plenare për negociatat për Presidentin e Republikës, Rama tha se ‘PS nuk do të flasë në asnjë moment dhe do të shkëpusë çdo marrëdhënie me PD-në nëse ato zgjedhin në krye Sali Berishën.
21 Prill 2022, 11:44 -
Kim nuk njeh grupin e Berishës si drejtues në PD, takon Alibeajn në Kuvend: Bisedova me kryetarin në detyrë! 'Rithemelimi': Takim që i shërben lojërave të Ramës
Edhe pse Sali Berisha e quan të kryer faktin se ai ka marrë në dorë Partinë Demokratike pasi ka një vendim gjykate, nuk mendojnë kështu Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasadorja amerikane Yuri Kim është parë sërish sot në Kryesinë e Kuvendit, ku është takuar me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, të cilin e ka quajtur si 'kryetari në detyrë i PD', duke mos njohur kështu Komisionin e Rithemelimit si drejtues të PD.
5 Prill 2022, 11:54 -
Presidenti i ri, negociata PS-PD? Alibeaj shihet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ku ishte edhe grupi negociator socialist! Reagon deputeti: Nuk ka pasur bisedime
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë nisur negociatat për emrin e Presidentit të ri të vendit. Ilir Metës i mbaron mandati më 24 korrik por procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit duhet të nisin brenda datës 24 maj.
4 Prill 2022, 11:27 -
KQZ nis procedurat për zëvendësimin e Alqi Bllakos, Pandeli Majko drejt Kuvendit! Procedura që do ndiqet
Me largimin e Alqi Bllakos për shkak të arrestimit të tij nga SPAK për afera korruptive me inceneratorët, KQZ do të marrë në shqyrtim rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit, për të përcaktuar emrin e kandidatit që fiton mandatin nga lista shumëemërore. Kandidati pasardhës rezulton të jetë Pandeli Majko, i renditur i 19-ti në listën me 8785 vota të fituara nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
1 Prill 2022, 12:42 -
Kuvend/ Rrëzohet projekt rezoluta e PD me 10 pika për rritjen e çmimeve, nuk votohet as nga deputetë e saj! PS: I kemi realizuar! Paketës tonë, paketa juaj i vjen te maja thembrës
PD ka prezantuar në Kuvend Projekt rezolutën me 10 pika për rritjen e çmimeve, ku në fjalën e tij Alibeaj, tha se kjo është për shqiptarët dhe jo për luftë politike. Në përgjigje të kësaj projekt rezolute, ka dalë Balla, i cili tha se propozimet që ka bërë opozita, kjo qeveri i ka realizuar. Pas debateve të shumta Kuvendi e ka rrëzuar me 74 vota, ndërsa vetë 27 prej deputetëve votuar por saj, pra as vetë grupi parlamentar i PD-së që bëri propozimin.
24 Mars 2022, 08:47 -
Vendimi i arsyetuar/ 'Kushtetuesja' për mos shkarkimin e Metës: Presidenti jo në lartësinë e duhur, gjuhë agresive dhe jetë aktive politike! Por veprimet nuk sollën pasoja
Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin e argumentuar për mos shkarkimin e Presidentit pas vendimin të Kuvendit duke theksuar se ndonëse Meta bëri fushatë e përdori gjuhë agresive edhe ndaj SHBA, nuk prodhoi pasoja që të përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës.
15 Mars 2022, 16:26 -
Raporti i PD për inceneratorët u rrëzua më shumicë të cilësuar, kush janë deputetët e opozitës që s'e miratuan! Edhe Belind Këlliçi, anëtar i Komisionit, votoi kundër
Kaluan 4-muaj hetime në Kuvend dhe raporti i Partisë Demokratike për tre kontratat koncesionare të inceneratorëve, që u shndërruan në kalin e betejës opozitare kundër qeveris, u braktis në momentin e votimit nga një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të opozitës. Raporti përfundimtar i pakicës mori 84 vota kundër dhe 27 vota pro, kundrejt raportit të mazhorancës që mori 76 vota pro dhe 34 vota kundër.
11 Mars 2022, 17:55 -
Më 123 vota pro, Shqipëria miraton rezolutën për dënimin e agresionit rus në Ukrainë! Duartroket ambasadori ukrainas! Rrëzohet amendamenti i LSI për dalje nga 'Open Balkan'
Kuvendi është mbledhur sot në 17:00 në seancë plenare dhe me 123 vota pro ka miratuar rezolutën në mbështetje të Ukrainës. Në rezolutën e poropozuar nga mazhoranca dënohet agresioni ushtarak rus në Ukrainë dhe shkelja e rëndë nga ana e Federatës Ruse të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës, si një akt që dhunon rendin ndërkombëtar. Kjo rezolutë është dakordësuar nga 4 grupet parlamentare.
7 Mars 2022, 16:51 -
Inceneratorët 'transferohen' në Kuvend/ Mazhoranca: Komisioni Hetimor çmontoi njëherë e mirë mashtrimin e madh, si 'u futën në ujë' 430 mln euro, ishin virtuale! Basha: E bllokuat nga frika
Inceneratorët u bënë sërish objekt debati në Parlament. Kryedemokrati Basha i qëndroi shifrës 430 milionë euro, teksa si kundërpërgjigje në bllok ministrat i thanë se kjo gënjeshtër tashmë u çmonuta. Basha bëri edhe një deklaratë të fortë se të enjten e kaluar do të arrestohej një zyrtar i PS, por pas presioneve politike, makina e arrestimit u kthye mbrapsh.
24 Shkurt 2022, 10:15 -
U rrëzuan dy herë në Kuvend, nënkomisioni zgjedh kandidatët e KLP dhe KLGJ me short! PD e çon vendimin në Kushtetuese, reagon PS
Nënkomisioni për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë zgjodhi me short kandidatët për plotësimin e vakancave. kjo ka sjellë padinë nga PD të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese.
21 Shkurt 2022, 15:53 -
Mbahen homazhet në Kuvend! Të afërm e miq i japin lamtumirën e fundit poetit Bardhyl Londo
Iu dha sot lamtumira e fundit poetit, publicistit e ish-deputetit, Bardhyl Londo. Në homazhet që u zhvilluan në sallën e seancave të Kuvendit morën pjesë krah 2 vajzave të tij, të afërm, personalitete të kulturës e figura të dy kaheve politike të cilët rrëfyen London në të gjitha dimensionet.
19 Shkurt 2022, 11:09 -
Vakancat në KLGJ dhe KLP, zgjidhen me short emrat që do të shkojnë për votim në Kuvend
Listat e emrave të anëtarëve për në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë rikthyer sërish për votim në nënkomisonin e posaçëm pasi nuk morën 2/3 e votave për miratim në seancën plenare. Si në shortin e dy shkurtit, në garë ishin sërish të njëjtët kandidatë: Ilir Rusi, Orjona Muçollari, Yllka Ruka dhe Mirela Bogdani. Ashtu si në mbledhjen e kaluar, opozita pati sërish kontestime
14 Shkurt 2022, 20:37 -
Miratohet në Komision projektligji ‘për start-up’, bizneset inovative do marrin 10 mln euro në 4 vite! Specialistja: vetëm 2% e start-up janë të suksesshme
Për dy vite të gjitha bizneset inovative do të përjashtohen nga taksat në 24 muajt e parë të aktivitetit dhe do të mbështeten me grante e financime. Ministria e Sipërmarrjes thotë se në 4 vite do të jepen 10 milionë euro për Start UP-et, pavarësisht se deri më tani vetëm 2% prej tyre rezultojnë te suksesshëm.
14 Shkurt 2022, 18:14 -
'Përse e le Londrën për Dibrën?' Rrëfimi i deputetit Lavdrim Krashi, nga punonjës Bashkie në Britani, te familja dhe politika në Shqipëri
Nga jeta si emigrant në Britani, në karrigen e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. Në një intervistë për emisionin “N’kohë” në Repor Tv, dibrani Lavdrim Krashi, deputet i Partisë Socialiste, rrëfen rrugëtimin e tij në Londër. Edhe pse arriti të punësohej në Bashkinë e Londrës, në Britani, Krashi vendosi i rikthehet sfidave politike në Shqipëri.
12 Shkurt 2022, 22:11