-
Politikë
KUVEND/ Betohen dy deputetet e reja! Murrizi: Shqipëria si Palermo! Balla ftesë PD: Në shtator bashkëpunim për Reformën Zgjedhore! Sejko: Ekonomia rimëkëmbje të fortë për vitin 2021 (VIDEO)
Janë betuar dy deputet e reja të Kuvendit të Shqipërisë për legjislaturën 2017-2021, pas ndarjes nga jeta të deputetit të PS-së Bashkim Finos, dhe dorëheqjes së Tom Doshit. Teksa PD vijon akuzat për masakër zgjedhore në 25 prill, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla i shtriu dorën e bashkëpunimi për të nisur menjëherë punën në shtator për reformën zgjedhore.
27 Maj 2021, 10:16 -
Ekonomi
Monedhat virtuale/ Komisioni i Ekonomisë kërkon nga AMF e AKSHI të përfundojnë aktet nënligjore! Miratohet projektligji për lejet dhe licencat
Ndryshimet e propozuara konsistonin më shumë në anën procedurale por që i hapin rrugën miratimit të akteve të tjera ku përcaktohen kushtet dhe kriteret e licencimit të kompanive që do të aplikojnë për të operuar në këtë lloj aktiviteti.
26 Maj 2021, 17:15 -
Kronikë
2 nismat e forta/ Listë të zezë dhe mbi 30 vite burg për abuzuesit seksualë, planifikohet ndëshkim spektakolar për pedofilët dhe përdhunuesit
Në Ministrinë e Drejtësisë dhe në Kuvend qëndrojnë dy drafte kundër krimeve seksuale. Parashikohet krijimi i një liste të zezë me pedofilët, maniakët dhe të gjithë abuzuesit seksualë. Rritet me 10 vite dënimi. Abuzimi në grup me vajza nën 16 vjeç dënimi do jetë mbi 30 vite burg për secilin. Burg të përjetshëm kur viktima e abuzimi vret veten
24 Maj 2021, 17:21 -
Politikë
SHBA shpall 'non grata' Berishën, Balla në Kuvend: Të shërbejë si shembull për ata që duan të pengojnë Reformën në Drejtësi! Gjoni: Drejtësia të nisë hetimet
Ka qenë vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur ish-kryeministrin Sali Berisha në 'listën e zezë', që ka marrë vëmendjen në diskutimet në Kuvend në seancën e sotme plenare. Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se ky vendim duhet të shërbejë si shembull për të gjithë ata që duan të pengojnë çuarjen përpara të Reformës së Drejtësisë. Nga ana tjetër, deputeti Ralf Gjoni i bëri thirrje drejtësisë që të nisë hetimet.
20 Maj 2021, 07:48 - Politikë
-
Politikë
Shkarkimi i Metës, Komisioni Hetimor Presidentit: Ke kohë deri të hënën, mund të vish kur të duash! Meta: Kërkesa e palegjitimuar e fiktive! Aktivitetet e mia i keni në web
Mbledhja ka nisur me votimin e vendimit që Presidentit të Republikës t'i lihet një afat për tu paraqitur në komision. Metës i është dhënë afat nga nesër deri të hënën e ardhshme që të vendosë dhe të vijë kur të dojë.
18 Maj 2021, 10:15 -
Politikë
Shkarkimi i Metës/ Ende asnjë qëndrim nga Basha por Berisha e merr në mbrojtje dhe kërcënon Ramën: Po firmos fundin e krimineli puçist
Kur ende nuk kemi një qëndrim zyrtar nga ana e Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike për iniciativën e Kuvendit për shkarkim të Metës, Sali Berisha ka komentuar në Facebook me një gjuhë shumë të aspër karshi kryeministrit dhe mazhorancës. Ai paralajmëron Ramën se po firmos kështu fundin e tij të shpejtë.
10 Maj 2021, 12:59 - Politikë
-
Kronikë
Miratohet Kodi i ri Rrugor, i hap rrugën rifillimit të kolaudimit! Hysi: Masa të rrepta për shkelësit në rrugë! Murrizi: Falni gjobat e vendosura në pandemi
Kuvendi miratoi sot ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, i cili synon të ulë numrin e aksidenteve si dhe të ashpërsojë masat për të gjithë ata që shkelin rregullat. Ky miratim i hap rrugën edhe rifillimit të kolaudimeve, ndërsa deputeti Murrizi propozoi të falen gjobat e marra gjatë pandemisë.
7 Maj 2021, 15:07 -
Politikë
Parlamenti votoi ngritjen e Komisionit për shkarkimin e Metës, Presidenca: S'e njohim vendimin, s'do tolerojmë asnjë intimidim nga mafia lokale e ndërkombëtare
Pasi Kuvendi i hapi rrugë ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta presidenca deklaron se nuk do të njohë asnjë vendim. Në një deklaratë për median, zëdhënësi Metës Tedi Blushi tha se Presidenti nuk do të njohë këtë vendim pasi sipas tij është antikushtetuese dhe antiligjore. Në deklaratën e presidencës thuhet se Meta shpreh keqardhje që Kuvendi i cilësuar nga ai si njëpartiak e refuzoi mundësinë "për t’u kthyer në shina".
7 Maj 2021, 14:05 -
Opinion
Beteja e afateve për shkarkimin e Presidentit
Procesi i hapur nga parlamenti shqiptar për shkarkimin e Presidentit Meta duket se do të kalojë në një kalvar jo të lehtë ligjor. Dhe çështja kryesore janë afatet mbi të cilat mund të luajë ky parlament që e mbyll mandatin e tij në 9 shtator.
7 Maj 2021, 11:30 -
Politikë
98 deputetë i hapin rrugën shkarkimit të Metës, miratohet Komisioni Hetimor! Balla: Koha t'ia heqim këtë turp vendit! Murrizi: Një hajdut më pak, i dha shtetësi kriminelëve e dekorata xhelatëve
I hapet rruga për herë të dytë shkarkimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Raporti i 'Ligjeve' për ngritjen e Komisionit Hetimor që do të shqyrtojë kërkesën e 49 deputetëve të mazhorancës është miratuar me votën pro të 98 deputetëve. Kuvendi miratoi gjithashtu edhe përbërjen e Komisionit Hetimor, me kryetar Alket Hysenin dhe nënkryetar Myslim Murrizin.
7 Maj 2021, 07:51 -
Kronikë
'Ligjet' miratojnë raportin: Të ngrihet Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit! Meta i refuzon sërish: Kam axhendë, shihemi me 10 maj! Manja: Tentativë të djegë afatet!
Për herë të dytë presidenti Ilir Meta refuzoi pjesëmarrjen në Komisionin e Ligjeve për shkak të axhendës ndërsa shtoi se ka kohë më 10 maj. Një deklaratë e tillë, cilësua nga kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja si tenativë e tij për të djegur afatet e ngritjes së komisionit hetimor, pasi data përfundimtare është 9 maji, 4 muaj para përfundimit të legjislaturës më 9 shtator.
6 Maj 2021, 09:42 -
Politikë
Shkarkimi i Metës, mblidhet Komisioni i Ligjeve! Hysi: Presidenti ka bërë thirrje për dhunë! Meta refuzon pjesëmarrjen! Nesër seanca e radhës (VIDEO)
Pas propozimit të 49 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për shkarkim të Presidentit Meta është mbledhur sot Komisioni Parlamentar i Ligjeve. Komisioni ka marrë në shqyrtim kërkesën dhe mundësinë e ngritjes së një komisioni hetimor. Në fund është vendosur shtyrja e mbledhjes për nesër.
5 Maj 2021, 12:38 -
Politikë
Komisioni i Ligjeve e njoftoi për nismën për shkarkim, Meta: Nuk ka asnjë sqarim! Takohemi me 10 maj, 'Ditën Kombëtare të Drejtësisë'
Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje Komisionit të Ligjeve të cilët e kanë njoftuar për hetimin për shkarkimin. Në përgjigjen e tij 13 faqe, Meta ka thënë se nuk ka asnjë kërkesë apo sqarim se përse po thirret, duke e mbyllur letrën e tij duke thënë se është gati të vijë në datë 10 maj, e cila përkon dhe me 'Ditën Kombëtare të Drejtësisë'.
5 Maj 2021, 12:06 -
Politikë
Kuvendi akuzon Ilir Metën për nxitjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, do thirret nga komisioni hetimor për të dhënë shpjegime, lëvizjet e dyshimta para ngjarjes
50 deputetë akuzojnë dhe kërkojnë shkarkimin e Metës edhe për nxitjen e strukturave paramilitare të PD për vrasje, patrullime të paligjshme, ndalime, kontrolle dhe heqje të lirisë së qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore.
4 Maj 2021, 15:55 -
Politikë
I treti në listën e Tiranës por nuk hyri në Kuvend, Ervin Bushati: Fitorja e Partisë Socialiste është fitorja ime
I renditur në pozicionin e konsideruar të sigurt, i treti në listën e Tiranës, Kryetari i Partisë Socialiste për Kryeqytetin Ervin Bushati nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm, pasi është spostuar nga Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi për shkak të votave preferenciale të kandidatëve.
4 Maj 2021, 13:16 -
Politikë
Kuvend pas 25 prillit! Denaj: Shtojmë 2 miliard lekë për vaksinat! Balla: Meta të shkarkohet, duam president mbi palët për çuarjen e Shqipërisë në BE! Për vrasjen në Elbasan të hetohet PD
Në seancën e parë plenare pas zgjedhjeve të 25 prillit kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duke folur për nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta tha se kjo nuk është një "kapriço" e mazhorancës për të kapur institucionin e presidentit, por sepse vendit i duhet një president mbi palët politike që ndihmon në çuarjen e vendit në BE
4 Maj 2021, 07:25 -
Politikë
Nesër Kuvend pas zgjedhjeve të 25 prillit, PS synon shkarkimin e Metës! Deputetët që ulen për herë të fundit në parlament
Ditën e nesërme në orën 10:00 do të mblidhet Kuvendi, për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Kuvendi do të mblidhet me deputetët aktual ku shumicë prej tyre do të ulen për herë të fundit në parlament, ndërsa 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të betohen në shtator. Nesër disa nga deputetë do të ulen për herë të fundit, ku mes tyre janë dhe emra të rëndësishëm si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Ilir Beqaj, Vasilika Hysi apo Eglantina Gjermeni dhe pothuajse të gjithë deputetët e opozitës së re.
3 Maj 2021, 23:07 -
Politikë
"T'ia kthejmë Edin Lindës dhe Zahos', mesazhet politike të Metës që e çojnë drejt shkarkimit
Në dokumentin e firmosur nga 50 deputetë të Kuvendit për të nisur procedurat për shkarkimin e Ilir Metës janë bashkëngjitur një sërë provash që sipas firmëtarëve vërtetojnë se Presidenti ka shkelur Kushtetutën me deklaratat e tij politike.
3 Maj 2021, 11:47