-
Lezhë, dalin nga ngujimi fëmijët e familjeve që vuajnë plagën e gjakmarrjes
Gjakmarrja në Lezhë mbetet një fenomen shqetësues pasi numërohen 36 familje të ngujuara, por këtë vit është arritur të dalin nga ngujimi fëmijët! Bashkia e Lezhës dhe misionari i pajtimit thanë se të gjithë femijët janë drejtuar në bankat e shkollës, duke e cilësuar si një fitore të vogël, të betejës së madhe.
10 Dhjetor 2024, 16:56 -
10 vite më parë i vdiq vëllai në aksident, 42-vjeçari në Shkodër kanos për gjakmarrje një person
Ervis Baba është arrestuar nga policia e pasi ka kanosur për gjakmarrje një 57-vjeçar. Sipas policisë dyshohet se 42 vjeçari ka kanosur 57-vjeçarin i cili rreth 10 vite më parë ka qenë i përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e vëllait të Ervis Babës
21 Shkurt 2024, 11:00 -
Analiza e 'The Guardian': Fëmijët shqiptarë vijnë në Britani për siguri, por përballen me mizoritë e Home Office, gjakmarrja çështje e dytë më e rrezikshme
Emigrantë shqiptarë kanë qenë në qendër në vëmendjes nga qeveria britanike. Qeveria e kryeministrit Rishi Sunak ka paralajmëruar masa të rrepta për azilkërkuesit shqiptarë. “The Guardian” i ka dedikuar një shkrim të gjatë retorikave kundër shqiptarëve nga figurat mediatike si edhe nga politikanët britanikë. Nga ana tjetër, në shkrimin e “The Guardian” theksohet edhe humbja e fëmijëve shqiptar.
8 Shkurt 2023, 21:27 -
Ekzekutoi vëllain e vrasësit të babait, mbyllen hetimet për 17-vjeçarin në Lezhë! Florian Pervathi akuzohet për dy vepra penale
Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim dosjen penale në ngarkim të 17-vjeçarit, Florian Përvathi i cili në muajin janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj.
9 Maj 2022, 08:42 -
U arrestua si i dyshuar për vrasjen e Prek Tonajt në Shkodër, Gjykata cakton 35 ditë arrest në burg për Eduard Kësollën
Arrest me burg me afat 35 ditë ka dhënë sot Gjykata e shkallës së parë Shkodër ndaj Eduart Kësollës i akuzuar për vrasjen e Prek Tonaj. Në seancën gjyqësore, i pandehuri Kësolla nuk ka folur, ndërsa avokati i tij ka kërkuar që të sillen prova që implikojnë 30 vjeçarin.
16 Shkurt 2022, 13:38 -
Ekzekutimi i Prek Tonajt në Shkodër për gjakmarrje, Eduart Ksolla mohon autorësinë e krimit: S'kam qenë në vendin ku ndodhi ngjarja! Hetuesit i gjejnë gjurmë baruti në duar
30 vjeçari Eduart Ksolla, i cili u arrestua nga Policia e Shkodrës për vrasjen e 47 vjeçarit Prek Tonaj, ka mohuar krimin para oficerëve të grupit hetimorë të bluve të Shkodrës. Burimet bëjnë me dije se 30 vjeçari, nuk ka pranuar akuzat për vrasjen e 47 vjecarit Prek Tonaj mbrëmjen e së dielës.
15 Shkurt 2022, 10:28 -
Ekzekutimi i Prek Tonajt në Shkodër për gjakmarrje, vihet në pranga 30-vjeçari! Në '96 një nga familja Tonaj i vrau babanë
Policia ka arrestuar si autor Eduart Ksollën, 30-vjeç lindur në Nicaj, Shosh dhe banues në fshatin Grudë e Re, i cili dyshohet se ka vrarë për gjakmarrje 47-vjeçarin, Prek Tonaj. Eduart Ksolla është i biri i Pal Ksollës, i cili është vrarë në vitin 1996 nga një nga anëtarët e familjes Tonaj.
14 Shkurt 2022, 17:07 -
Ekzekutohet me armë zjarri punonjësi i Ujësjellësit në Shkodër! 47-vjeçari u qëllua me kallashnikov brenda në lokal! Viktima 11 vite më parë tentoi të merrte hak për 2 vëllezërit e vrarë (VIDEO)
Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi 47-vjeçari Prek Tonaj në fshatin Grudë të Shkodrës. Punonjësi i ujësjellës kanalizimeve në Shkodër u qëllua për vdekje teksa ndodhej në lokal në qendër të fshatit nga një autor ende i paidentifikuar. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje pasi 11 vite më parë Tonaj është arrestuar pasi së bashku me 2 persona të tjerë, pasi tentuan të vrasin një person.
13 Shkurt 2022, 19:24 -
VIDEO/ I buzëqeshur, momenti kur Florian Përvathi qetëson familjarët, i përshëndet me dorë! Gjykata e lë në burg, avokati: Rasti i parë që kemi dy viktima
17-vjeçari, Florian Përvathi i cili vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj do të qëndrojë në burg pa afat. Ai u njoh këtë të enjte me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.
27 Janar 2022, 11:14 -
Speciale/ Kanuni i tjetërsuar që “vrau” edhe Florianin
Në emër të kanunit ka vrarë edhe Floriani 17 vjeçar në Manati të Lezhës. Ai u rrit me të vetmin qëllim: të marrë hakun e babait. Ky fenomen jo vetëm po merr jetë njerëzish por po ndëshkon edhe shumë të rinj me brumosjen se vetëgjyqësia është zgjidhja e vetme.
27 Janar 2022, 10:23 -
Vrasja për gjakmarrje në Lezhë, sociologu Tushi për Report Tv: Pushteti vendor të identifikojë këto familje dhe të bëjë ndërmjetësimin, mos të mendojë vetëm për tendera
Sociologu Gëzim Tushi i ftuar në studion e “Sot Live me Shqipërinë” me gazetarin Andi Kapxhiu, ku foli rreth vrasjes për gjakmarrje me autor një 17-vjeçar në Lezhë, tha se ngjarja është përgjegjësi e edukimit familjar, shkollor dhe institucionit të ndëshkimit.
26 Janar 2022, 12:33 -
17-vjeçari në Lezhë u bë vrasës, pajtuesi i gjaqeve: Fokusi janë gjithnjë fëmijët e ngujuar, neglizhohen të miturit e dëmtuar! Kemi pajtuar 40 familje, 30 të tjera ende në gjak
Historia e 17-vjeçarit, Florian Pervathit që u shndërrua në vrasës për të marrë gjakun e babait, nxjerr në pah një tjetër problematikë, faktin që shumë pak merren psikologjinë e një fëmije të dëmtuar, pjesa më e madhe e vëmendjes i kushtohet të ngujuarit.
25 Janar 2022, 20:50 -
Gjakmarrja në Lezhë/ Prokurori i shkarkuar nga vetingu kërkoi dënim minimal për vrasësin e të atit të 17-vjeçarit para 13 viteve! Vrasësi ia hodhi me 7 vite burg
Rritja e Florian Pervathit me ‘këshillat’ se ‘gjaku nuk falet’ ku gjakmarrja është një fenomen ende prezent në fshatin Manati të Lezhës, duket se i ka pasur rrënjët edhe tek drejtësia e cunguar që u bë për vrasësin e babait të tij. Prokurori Agim Dalipi, i cili sot është i shkarkuar nga vetingu, në 2009 kërkoi një dënim minimal për vrasësin Ndue Lekgjonaj. Aktualisht i mituri është në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk është marrë ende në pyetje.
25 Janar 2022, 11:58 -
17-vjeçari ekzekutoi vëllanë e vrasësit të babait, kryetari i pajtimit të gjaqeve në Lezhë: Gjakmarrja nga drejtësia e munguar, vrasesi bëri vetëm 7 vite burg! S'negociuam 13 vite më parë, djali ishte i vogël
Gjoka thotë se dy familjet nuk ishin pajtuar, por mes tyre nuk kishte pasur përplasje gjatë kohëve të fundit, ndaj edhe ngjarja e sotme i ka habitur të gjithë. Ai tregoi edhe një episod kur viktima Lek Lekëgjonaj i kishte shkuar në shtëpi pak ditë pasi i vëllai, Ndue Lekgjonaj, kreu krimin.
24 Janar 2022, 19:23 -
Drejtësia e cunguar që solli gjakmarrjen në Lezhë, vrasësi i babait të 17-vjeçarit bëri vetëm 7 vite burg
13 vjet më parë, vëllai i viktimës, Ndue Lekgjonaj kishte vrarë babanë e Florianit pas një sherri për motive të dobëta mes fqinjëve. Dhënia e minimumit të dënimit nga gjyqtarja Gentiana Muçaj dhe aplikimi i dënimit të shkurtuar bëri që ai të lërë qelinë brenda 7 vitesh dhe të largohet jashtë vendit.
24 Janar 2022, 16:41 -
Nga fëmijë në adoleshent, plani në heshtje i një gjakmarrjeje
Florian Përvathi, i cili mori gjakun e babait të tij, Gjon Përvathi, ishte 4 vjeç kur humbi të atin. Ai nuk e pa kur fqinji i tyre Ndue Lekgjonaj e qëlloi me pushkë dhe la të vrarë brenda në zetor. As kur autori duke u larguar me shpejtësi për të mos u kapur nga policia, i aksidentoi vëllanë e madh. Por ishte në shtëpi kur nëna e tij Martine Përvathi, 40 vjeçe piu helmin në prani të motrës së saj, dhe vdiq menjëherë pasi i vranë të shoqin dhe i aksidentuan djalin, pasi mendoi se i vdiq edhe ai.
24 Janar 2022, 14:13 -
Gjakmarrje në Lezhë/ Ishte vetëm 4-vjeç kur i vranë babanë, drejtësia e cunguar 'detyron' 17-vjeçarin të ekzekutojë në oborrin e shtëpisë vëllanë e vrasësit të të atit! (VIDEO)
Një vrasje për gjakmarrje ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë, në fshatin Manati. Autor i vrasjes është 17-vjeçari Florian Pervathi, i arrestuar tashmë nga policia, vrau në oborrin e shtëpisë Lek Lekgjonajn, 65-vjeç. Vëllai i 65-vjeçarit, Ndue Lekgjonaj ka vrarë në vitin 2009, babain e të miturit, Gjon Pervathin.
24 Janar 2022, 12:33 -
Sociale
35 familje të ngujuara në Lezhë, pajtuesi i gjaqeve Pjetër Gjoka tregon për Report Tv historitë e errëta të gjakmarrjes
Gjakmarrja është një fenomen që ndeshet gjithnjë e më rrallë, por ende prezente. Në një intervistë për Report Tv, pajtuesi i gjaqeve, Pjetër Gjoka tha se në Lezhë janë 35 familje të ngujuara, kryesisht të ardhur nga zonat verilindore.
20 Nëntor 2021, 20:56