-
E shtrinë dhe e dhunuan, lihet i lirë pas 2 orësh gazetari Alfred Lela: Policët m'u hodhën si të isha kriminel, solidaritet me operatorin e Report Tv (VIDEO)
Është shoqëruar në polici gazetari dhe analisti Alfred Lela, i cili është lënë i lirë pas dy orësh. Report Tv ka siguruar videon e momentit të shoqërimit të tij, ndaj të cilit u ushtruar një dhunë e tepruar nga efektivët e policisë duke e shtrirë përtokë dhe më pas kanë bërë shoqërimin e tij në polici.
17 Maj 2020, 08:51 -
Teatri u shemb! 12 orë tension, përplasje dhe gaz lotsjellës! Budina: Shihemi nesër në 16:30! PD-LSI: Do jemi dhe ne në shesh
Përplasje dhe tensione mes aktivistëve në mbrojtje të teatrit dhe policisë pas shembjes së godinës. Paradite për rreth 6 orë pati tension dhe përplasje te sheshi para Ministrisë së Brendshme, ndërkohë që pas një qetësie, në orën 16:00 rinisën tensionet sërish. Protestuesit me në krye Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin bllokuan rrugën mes Parkut Rinia dhe Ministrisë së Financave.
17 Maj 2020, 08:12 -
Shembet Teatri, Report TV siguron videon e nxjerrjes së gardërobës dhe rekuizitat nga godina! Dorëzohen tek ArtTurbina
Me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit, policia ka bërë edhe zbrazjen e sallave duke nxjerrë jashtë karriget, sistemin e ndriçimit, pajisjet elektronike dhe video e audio, gardërobën dhe çdo objekt tjetër që ndodhej brenda saj.
17 Maj 2020, 07:35 -
Neritan Liçaj me pranga në duar dhe në lot! Reagimet e artistëve për Teatrin, Budina: Meta të vijë këtu dhe të shpërndajë parlamentin
Regjisori Edmond Budina lëshoi akuza të forta në drejtim kundër qeverisë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai i bëri thirrje Presidentit që të shpërndajë parlamentin.
17 Maj 2020, 06:53 -
Shembet Teatri/ Basha shpall protesta 'por me higjenë'! Meta: Damkë e zezë! Kryemadhi: Mosbindje civile!
Shembja e Teatrit Kombëtar ka rinxjerrë opozitën sërish në protesta. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pas mbledhjes me aleatët vendosi që opozita t'u rikthehet protestave të menjëhershme por duke respektuar kushtet higjenike per shkak te Coronavirusit. Monika Kryemadhi bëri thirrje për mosbindje civile. I ashpër ishte edhe Presidenti Ilir Meta që e cilësoi një akt mafioz. Por pavarësisht akuzave të forta shumica është e vendosur për të ecur përpara. "Tiranën nuk e ndal dot kush" tha Edi Rama. Kryebashkiaku Erion Veliaj u shtriu dorën për bashkëpunim grupit të artistëve që kundërshtuan shembjen.
17 Maj 2020, 06:43 -
Artistët vijojnë qëndresën para teatrit, Kryemadhi e Basha bëhen bashkë në 'turnin' e natës
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit për të tretën natë radhazi vijon të qëndrojë e ngujuar në godinën e Teatrit Kombëtar për të mos lejuar shembjen e saj, ndërsa Monika Kryemadhi ka vendosur të kalojë sërish natën me artistët. Basha u bashkohet rreth mesnatës.
16 Maj 2020, 21:48 -
Pro Teatrit të Ri, artistët nga Maqedonia Veriut i bashkohen peticionit të artistëve shqiptarë
Artistet maqedonas Qendrim Rijani dhe Adem Karaga, si dhe kineasti shqiptar Vladimir Kasaj, i janë bashkuar peticionit pro Teatrit te Ri. Peticioni i bëhet thirrje politikës të qëndrojë larg kësaj çështjeje dhe përsërit edhe njëherë vullnetin e artisteve pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, në vendin ku ndodhet godina e vjetër.
16 Maj 2020, 19:26 -
A mendoni që teatrin, e do Monika më shumë se Robert Ndrenika?
Rreziku s’do jetë shumë i madh nga Pandemi-ja, por nga PD dhe LSI-ja. S’do guxojnë të pinë birra mbi 6-7 veta së bashku sepse do u bashkohet me kamera Basha dhe Monika t’ju vjedh “kauzën”. Ku të shohim grumbullime do e shesin si miting të tyre.
16 Maj 2020, 16:32 -
13 vite më parë e la pa status, sot në krye të KLSH-së Bujar Leskaj: Teatri ka vlera s'duhet të shembet, të flasë Kushtetuesja (VIDEO)
Në letrën që Report Tv ka siguruar, KLSH kërkon që të pezullohet cdo vendim për shembjen e Teatrit Kombëtar, pasi përpos kushteve që ndodhet vendi nga pandemia, Presidenti ka depozituar dy padi në Kushtetuese, njëra nga të cilat është pranuar që të shqyrtohet.
16 Maj 2020, 12:27 -
Teatri Kombëtar dhe e vërteta e kauzës
Prandaj sot është e qartë, se më e mira për Tiranën dhe Shqipërinë është të ndërtohet prej saj, një teatër dinjitoz, me kushte dhe parametra bashkëkohorë, duke përfshirë dhe një hapësirë sigurisht për të ruajtur atë fond të jashtzakonëshëm, që sot ndodhet në gjendje të mjeruar dhe pa përgjegjës momentalisht.
16 Maj 2020, 10:09 -
Kryemadhi: Bashkia kishte plan të hynte natën te Teatri, por qëndrova sy hapur dhe ata ikën, Rama kufomë politike
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se gjatë kohës që ishte dezhurn te Teatri Kombëtar, bashkia e Tiranës kishin në plan për të ndërhyrë në mesnatë, por shtoi se fakti që ajo dhe protestuesit qëndruan sy hapur u dështoi planin punonjësve të bashkisë. Kryemadhi tha se punonjësit e bashkisë qëndronin cepave të rrugëve.
16 Maj 2020, 08:49 -
Teatri 'përplas' 2 ish- drejtorët/ Karaiskaj: Në 2004 s'është folur për ta futur në listën e monumenteve! Baçe: Objekt i rrallë, ka vlera europiane
Gjerak Karaiskaj, drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës në vitin 2004, është shprehur se është një çështje e diskutueshme nëse teatri ka vlera historike, prandaj është ndezur debati nëse është i drejtë vendimi për shembjen e tij, e ndërsa sqaroi se gjatë kohës që ai drejtonte këtë institucion nuk është diskutuar për ta futur në listën e monumenteve të kulturës.
15 Maj 2020, 23:31 -
Topollaj në Report Tv: Shembja e teatrit u miratua me votim qarkullues me e- mail! E paligjshme, se s'pati diskutime
Këshilltari Bashkiak, Fabian Topollaj, i ftuar në studion e Report Tv ka deklaruar se vendimi për miratimin e shembjes së Teatrit Kombëtar është marrë në mënyrë elektronike, pra me votim qarkullues nëpërmjet e- mali nga anëtarët e Këshillit Bashkiak. Ai e quan të paligjshëm këtë vendim, por jo për mënyrën e votimit, por për faktin se nuk ka pasur diskutime mes anëtareve.
15 Maj 2020, 20:32