-
Qeveria i kaloi Teatrin bashkisë, Meta çon vendimin në Kushtetuese: Tejkaluat kufirin! Mos provokoni, s'i harroj karagjozët që bëjnë prova force me mua
Presidenti Meta padit qeverinë në Gjykatë Kushtetuese për vendimin ndaj Teatrit Kombëtar. Kreu i shtetit kundërshton vendimin e qeverisë që i kaloi pronësinë e Teatrit Kombëtar bashkisë së Tiranës, e cila sot e futi në rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Bashkiak për ta shembur. Argumenti i Presidentit ishte se Teatri Kombëtar është pronë e të gjithëve dhe pikërisht për këtë arsye gëzon mbrojtje të drejtpërdrejtë nga Kushtetuta. Ai kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që ta pezullojë vendimin e qeverisë.
14 Maj 2020, 12:45 -
Laert Vasili lë trasmetimin në 'Repolitix' pas akuzave personale me aktivistin, Mërtiri me ironi: Ti bën zhurmuesin, unë jam ping pongist!
Ka vijuar debati për Teatrin në studion e emisionit ’Repolitix’. Kjo çështje ndezi sërish polemika duke bërë që aktori Laert Vasili, i cili është pro ndërtimin të një godine të re të lë transmetimin gjatë një lidhje me skype.
12 Maj 2020, 23:11 -
Veliaj në '5 pyetje nga Babaramo': Punimet për teatrin nisin në fund të vitit! Territori i teatrit do të 3-fishohet
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", tha se punimet për teatrin e ri nisi në fund të vitit dhe se po punohet me detajimin e projektit të krijuar nga Bjarke Ingels. Në lidhje me protestat kundër prishjes së teatrit, Veliaj tha se 95 % e aktorëve janë pro.
11 Maj 2020, 21:34 -
Teatraliteti i opozitës në sheshin para Teatrit
Deri para pak kohësh debati mbi teatrin kishte një dimension që I takonte dhe interesit publik. Ishte çështja e ndërtimit të tij, përmes një kontrate të partneritetit publik privat ku investitorit i ofrohej tokë në shkëmbim të pareve për tetarin. Pas shumë debatesh e mëdyshjesh dhe nga vet qeveria, por sidomos nga Bashkimi Evropian, kjo çështje u mbyll. Qeveria u tërhoq nga ideja që tetarin e ri ta ndërtonte pa lek, po përmes dhurimit të një pasurie publike që ishte toka rrotull tetarit.
9 Maj 2020, 18:57 -
Godina mbahet e bllokuar prej 3 vitesh, degradojnë materialet me vlerë të shfaqjeve në Teatrin Kombëtar
Gjatë kësaj kohe, institucioni i teatrit dhe aktorët e tij janë zhvendosur tek ArTurbina për vënien në skenë të shfaqjeve, por pa mundur të marrin në dorëzim inventarin e materialeve me vlerë historike për Teatrin Kombëtar.
9 Maj 2020, 17:13 -
Qeveria ia kaloi bashkisë, Meta: 'Teatri' ndodhet në Kushtetuese! Mos e prekni, po përdoret procedurë 'ekstra ligjore'
Presidenti Ilir Meta kundërshton vendimin e qeverisë për t'i kaluar bashkisë së Tiranës Teatrin Kombëtar me qëllim ndërtimin e një godine të re. Kreu i shtetit shprehet se ka ndjekur me shumë shqetësim veprimtarinë më të fundit të organeve shtetërore në lidhje me vullnetin për prishjen e objekteve të “Teatrit Kombëtar”.
9 Maj 2020, 10:27 -
Qeveria i kalon 'Teatrin Kombëtar' Bashkisë Tiranë! PD: Vendim kriminal, po luani me pasuritë kulturore
Qeveria me vendim të Këshillit të Ministrave i kaluar Bashkisë Tiranë truallin e Teatrit Kombëtar, për të krijuar një teatër të ri me standarde moderne dhe bashkëkohore. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike duke e cilësuar këtë vendim kriminal që tjetërson pasurinë kulturore.
8 Maj 2020, 20:48 -
TK, artistët përkujtojnë 1-vjetorin e vendosjes së germave, artistët: Europa Nostra do ta restaurojë teatrin!
Artistët edhe anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u bënë bashkë sot për të përkujtuar 1-vjetorin e rivendosjes së shkronjave, të cilat iu hoqën para një viti. Ata shprehin vendosmërinë e tyre për restaurimin e godinës nga Europanostra
7 Maj 2020, 16:17 -
COVID-19/Pezullimet në Teatrin Kombëtar, shtyhen dy shfaqjet e Altin Bashës dhe Erik Vinger
Edhe Teatri Kombëtar, që për shkak të COVID-19 shfaqjet i ka zëvendësuar me mbrëmje poetike, ka pezulluar dy shfaqje teatrore të programuara për këtë sezon, "Coriolanus" me regji të Altin Bashës dhe"Borgjezi Fisnik" Erik Vinger
5 Maj 2020, 15:48