-
Kronikë
COVID/ Mbërrijnë 340 mijë doza Coronavac, Rama: Shkon në mbi 1 milion e gjysmë numri total i vaksinave! Manastirliu: Vijojmë me vaksinimin e hapur, ulim fashën e moshës
340 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac kanë mbërritur në Shqipëri mëngjesin e sotëm, ndërsa lajmi u bë me dije nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Sipas Ramës, kjo është sasia më e madhe e vaksinave e mbërritur njëherësh në vendin tonë, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani.
15 Korrik 2021, 07:25 -
Politikë
Topi në Report Tv: Berisha arkitekti i shkatërrimit të PD! Basha lider pa karakter, të tradhton rrugës, i ka gjetur gjërat gati dhe kështu mendon se do bëhet dhe kryeministër
Një nga figurat historike të PD-së, Bamir Topi, thotë se opozita aktuale është në diktaturë dhe fajtor për këtë bën Lulzim Bashën, që e quan një lider pa karakter jo vetëm politik, por edhe si njeri. Jo më pak fajtor bën Sali Berishën, të cilin e cilëson se arkitekt të shkatërrimit të PD-së që e bën përgjegjës, mes të tjerave edhe për emërimin në krye të partisë, Lulzim Bashën. Këtë të fundit e quan lider të dështimin, për të cilin thotë se i ka gjetur të gjitha gjërat gati dhe mendon se në këtë mënyrë do bëhet edhe kryeministër.
14 Korrik 2021, 21:58 -
Kronikë
Administratori i kunatit të Lulzim Bashës pas superportit turistik në Durrës të premtuar nga Rama. Fijet lidhëse mes kompanive dhe rrënjët në ishujt e sekreteve
Dokumentet ngenë dyshimte se kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi mund të ketë plane për t’u futur në biznesin e portit turistik të Durrësit që do ndërtohet mbi qindra hektarë tokë shtetërore falas. Oltjan Hoxholli, që është dora e Isufit në menaxhimin e kompanive, është administrator i kompanisë së regjistruar në maj 2021 në QKB si degë e kompanisë e miliarderit arab pjesë e plani të qeverisë shqiptare për ndërtimin e portit të jahteve në Durrës.
14 Korrik 2021, 20:44 -
Politikë
Komisioni statutor i rrëzoi propozimet, Harxhi: Jeni bashkëfajtorë sa Lulzim Basha për shkatërrimin e PD-së! Duhet rithemelim i partisë, jo arnim i statutit
Edith Harxhi ka reaguar pas vendimit të komisionit statutor që të mos pranojë asnjë nga propozimet e saj për ndryshimin e statutit të PD. Teksa ngre një së rë pyetjesh për mënyrën sesi u hodhën poshte propozimet për ndryshimin e statutit, Harxhi gjen fajtor veç Bashës edhe ato që votuan për t&am
14 Korrik 2021, 19:37 -
Kronikë
Pronarët e lokaleve në Lungomare protestë për masat anti-COVID, paralajmërojnë se do të ulin qepenët: Të vijë Rama të menaxhojë bizneset tona, i japim dyfishin e pagës që ka si kryeministër
Bizneset në Vlorë kanë dalë ditën e sotme në një protestë paqësore para drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës. Bizneset e Lungomares i kanë paraqitur policisë së qarkut kërkesat e tyre dhe këto kërkesa duan t’ja transmetojnë institucioneve vendore si dhe qeverisë së vendit
14 Korrik 2021, 15:48 -
Kronikë
Arrestimi i mjekëve në QSUT, Dollenberg nga Gjermania: Mënyra sesi po trajtohen bluzat e bardha në Shqipëri është e gabuar
Arrestimi i mjekëve në QSUT për korrupsion ka revoltuar bluzat e bardha të cilat protestuan në lidhje me këtë vendim. Në një lidhje telefonike për Report Tv, mjekja shqiptare nga Gjermania Aurora Meta Dollenberg u shpreh se mënyra sesi po trajtohen mjekët është e gabuar.
14 Korrik 2021, 15:43 -
Kronikë
Kryegjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani u pezullua nga detyra, zbardhet vendimi! KLGJ i kërkon ILD tekstet e këngëve që dëgjonte magjistratja
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur sot vendimin e plotë të pezullimit nga detyra të kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.Sipas vendimit, ILD duhet të caktojë një ekspert IT i cili duhet të verfikojë dhe të sjellë të dhëna për kohën kur janë realizuar videot nga kryegjyqtarja, si edhe nga kush janë publikuar. Ndërkaq, ILD duhet të dokumentojë tekstin e këngevë të përdorura nga magjistratja për sfondin muzikor të viedove.
14 Korrik 2021, 13:33 -
Politikë
Nishani në Report Tv: S’iki nga PD! Propozimet e Bashës për statutin, dashakeqe, po kthen partinë në zyrë personale e Këshillin Kombëtar nga vendimmarrës në organ këshillues
Joserioze e dashakeqe I cilëson Bujar Nishani propozimet e Bashës për ndryshimet në statut, që sipas tij synojnë të kthejnë këshillin kombëtar në organ këshillues. Për Report Tv Nishani thotë se nuk largohet nga PD edhe nëse Basha e shkarkon dhe thotë se ai jo vetëm që s’ka vullnet për reformimin e partisë, por po e kthen atë në zyrë personale.
14 Korrik 2021, 13:17 -
Sport
'Jam në formë të jashtëzakonshme', Calja premton historinë për Shqipërinë: Në Olimpiadë për medalje, për doping mos kini frikë
Briken Calja për Report TV premton se në Tokio do ti sjellë Shqipërisë medaljen e parë në Lojrat Olimpike. Ai thotë se gëzon një formë të jashtëzakonshme, ndërsa siguron se në rast triumfi nuk do të ketë frikë për doping.
14 Korrik 2021, 13:14 - Kronikë
-
Kronikë
Ekskluzive/ Konfirmohet blofi i Aleancës për Teatrin, edhe pse e shpërndau për mediat para 3 ditëve ende nuk ka asnjë padi në SPAK për ambasadorin Soreca
Edhe pse 3 ditë më parë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit tha se dorëzoi në SPASK një kallëzim për ambasadorin e BE, Luigi Soreca, ky kallëzim nuk është dorëzuar ende në këtë institucion. Burime ekskluzive nga SPAK për Report Tv bëjnë më dije nuk ka padi kundër Sorecës. Blofi i përfaqësuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u paralajmërua nga shqiptarja.com që të hënën. Soreca nuk mund të hetohet se mbrohet nga imuniteti diplomatik.
14 Korrik 2021, 11:46 -
Kronikë
4 të arrestuar në Durrës, juristi i Kadastrës dhe 3 të tjerë, falsifikuan dokumentet e regjistruan një pronë 2000m2 dhe një godinë 550m2 mbi të! Përdorën fotoshopin
Duke përdorur fotoshopin 1 biznesmen i ndihmuar nga një jurist i Kadastrës së Durrësit kanë falsifikuar dokumentat dhe kanë regjistruar një pronë 2000m2 dhe një ndërtesë 550 m2 mbi të. Së bashku me 2 punonjës të biznesmenit ata janë arrestuar të katërt sot.
14 Korrik 2021, 11:09 -
Kronikë
Doni të punoni me SPAK? Ambasada e SHBA: Tani është mundësia juaj, ja si mund të aplikoni
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka hapur pozicionin vakant 'Koordinator për Marrëdhëniet me Median'. Nisur nga kjo thirrje e SPAK, ka reaguar edhe ambasada e SHBA në Tiranë e cila shkruan se kjo është një mundësi e mirë për tu bashkuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
14 Korrik 2021, 11:03 -
Kronikë
Situata me plehrat në Spille, Landfilli i Sharrës: Përgjegjësi e kreut të Bashkisë Kavajë, refuzoi të jepte sasinë e mbetjeve
Pas deklaratës së Kreut të Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, i cili bëri fajtor Landfillin e Sharrës për situatën e rëndë që është krijuar nga depozitimi i mbetjeve në zonën turistike midis Spillesë dhe plazhit të gjeneralit, ka reaguar 'Integrated Energy'. Landfilli i Sharrës përgënjeshtron kryetarin e Bashkisë Kavajë. Sipas tyre kreu i Bashkisë ka refuzuar të jepte sasinë e mbetjeve dhe situata e krijuar është përgjegjësi e tij.
13 Korrik 2021, 21:08 -
Kronikë
Mori 2000 euro nga 2 gra për të futur njërën në punë, GJKKO 'arrest shtëpie' për ish zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda dhe dy të përfshirat! Avokatja nga Durrësi që bëri ndërmjetësen
Gjykata e Posaçme ndaj Korrupsionit, me kërkesë të SPAK, ka vendosur ‘arrest shtëpie’ për ish zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila akuzohet se ka përfituar para dhe të mira materiale të padrejta nga dy gra Majlinda Hasani dhe Florida Beu, për punësimin e kësaj të fundit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.
13 Korrik 2021, 20:48 -
Kronikë
E lidhën gabimisht me kontejnerin në Durrës, reagon BANA KING: S'kemi asnjë lidhje me shkeljen e ligjit, garantojmë cilësinë dhe besueshmërinë
Duke marrë shkas nga disa lajme të botuara nga disa media por edhe të publikuara në rrjetet sociale, që e lidhin me kontejnerin që u ndalua me 12 kg kokainë sot në Durrës ka reaguar përmes një deklarate sqaruese kompania BANA KING.
13 Korrik 2021, 18:39 - Bota
-
Kronikë
'Venecia' shqyrton 30 qershorin në 14 tetor! Shqipëria e vetmja me kërkesë nga Gjykata Kushtetuese, shtetet e tjera nga ministra e deputet
Me datën 14 tetor, Komisioni i Venecias pritet që të shqyrtojë kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për një opinion për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
13 Korrik 2021, 11:23 -
Kronikë
Kanabis brenda serës ku ishte Ekonomi, drejtori i Qendrës Bujqësore në Lushnje: Mbillet me urdhër të prokurorisë, mbahet 45 ditë dhe më pas çohet për analiza në laboratorin e kriminalistikës
Drejtori i Qendrës Bujqësore në Lushnje, Andrea Muça ka pohuar se aktualisht në serat e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, ndodhen disa kubike të mbjella me fara që dyshohet të jenë kanabis sativa (hashash). Këto bimë dhe fara të porsambjella janë mbjellë në serat eksperimentale të qendrës me urdhër të prokurorisë dhe qendrojnë aty për 45 ditë deri dhe në zhvillimin e plotë
13 Korrik 2021, 10:55 -
Kronikë
Emërimi i Armela Krasniqit në krye të AMA-s, Reporterët Pa Kufij: Rama nuk priti parlamentin e ri me opozitën, kërcënohet liria e medias
Reporterët pa Kufij ka dalë kundër emërimit të Armela Krasniqit në krye të AMA-s, pa pritur parlamentin e ri në shtator ku do të jetë pjesë edhe opozita. Në reagimin e tyre, ato kanë dënuar emërimin e saj, duke e cilësuar si një kërcënim për lirinë e fjalës në media.
13 Korrik 2021, 10:32