-
Kim takon Bashën, mesazh indirekt Berishës: Takim i shkëlqyer me kryetarin e PD, opozita e fortë thelbësore për demokracinë dhe luftën ndaj korrupsionit
Përmes një mesazhi në twitter, Kim sigurohet që të bëjë të qartë që në fillim se kë njeh SHBA për kryetar të Partisë Demokratike, duke theksuar se është Lulzim Basha, ndërsa shpreh binden se një opozitë e fortë është thelbësore për demokracinë dhe luftën ndaj korrupsionit.
28 Janar 2022, 20:22 -
'Pak burra janë gati të shkojnë në burg', Noka zbardh qëndrimin e Berishës për djegien e mandateve: S’e di a do keni këllqe ta mbani
Deputeti demokrat Flamur Noka ka kthyer sërish vëmendjen tek djegia e mandateve nga opozita, duke u shprehur se Lulzim Basha e bëri fakt të kryer pa e diskutuar më parë me strukturat. Për ‘Kontrast’ në Report TV, Noka zbuloi edhe qëndrimin e Sali Berishës.“Unë kam qenë partizan i djegies së mandateve, ose
28 Janar 2022, 18:32 -
Noka në 'Kontrast': Basha më kërkonte mua e Palokës të drejtonim protestat, pastaj na ‘shiste’ nëpër ambasada! Më 6 mars koalicion me LSI, asnjë aleat nuk shkon te Brava
Flamur Noka ka hedhur akuza të rënda ndaj Lulzim Bashës mbrëmjen e së premtes në ‘Kontrast’ ku tha se Lulzim Basha gjatë protestave të dhunshme të vitit 2019 e ka future në kurth atë vetë dhe Edi Palokën. Flamur Noka tha se grupi i Berishës do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit në koalicion me LSI por është ne negociata dhe më të tjerë aleatë.
28 Janar 2022, 18:31 -
Gazment Bardhi publikon videon: Berisha-Rama-Meta kanë të njëjtin hall, mbajtjen peng të Shqipërisë! Ja si janë të lidhur me njëri-tjetrin
Bardhi shprehet se njëri koordinon sulmin mbi Partinë Demokratike, tjetri financon 'Foltoren' dhe tjetri zbaton skenarin për shkatërrimin e PD. Sekretari i Përgjithshëm i PD thekson se të tre, Berisha, Meta dhe Rama kanë të njëjtin hall, mbajtjen peng të Shqipërisë.
28 Janar 2022, 18:07 -
Basha-Berisha akuzuan njëri-tjetrin për 21 Janarin, dosja drejt SPAK! Përfshihen zyrtarë të lartë, duhen marrë dëshmitë! Prokuroria e Tiranës: S'kemi kompetencë
Prokuroria e Tiranës pritet të rikthejë në SPAK dosjen e 21 janarit. Kjo pas kërkesës së familjarëve të viktimave dhe deklaratave publike të bëra nga ish ministri Brendshëm Lulzim Basha dhe ish kryeministri Berisha.
28 Janar 2022, 13:36 -
I përfshirë në zgjedhjet e 6 marsit? Meta për Bashën e Ramën: Koha e ndeshjeve të shitura pa përfunduar do përfundojnë
Presidenti Ilir Meta u ka kthyer një përgjigje kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratiti Lulzim Basha.“Shoh një dëshirë për të më përfshirë në një garë apo për të më paraqitur si të përfshirë në garat e mëparshme, unë
28 Janar 2022, 10:47 -
PD: Rama dhe Berisha janë njësoj dhe mbrojnë të njëjtat interesa, mbrëmë në ekrane na u shfaqën 2 haluçinantë
2 haluçinantë që mendojnë njësoj dhe për të njëjtat interesa i quan Partia Demokratike Edi Ramën dhe Sali Berishën. Përmes nëj postimi në Facebook sot, PD i referohet 2 intervistave të mbrëmshme të Kryeministrit Edi Rama dhe paraardhësit të tij, Sali Berisha.
28 Janar 2022, 10:44 -
Meta: Qeveria fsheh borxhin publik! T'i lëmë gallatat me ekonominë se do falimentojmë, opozita të mos bëjë sikur nuk sheh! Do i vijë fundi koalicionit 'bravo-brava'
Sot, presidenti Ilir Meta i është dedikuar krejtësisht ekonomisë së vendit ku iu bëri thirrje të gjithë qeverisë që të përqendrojë vëmendjen te rritja e borxhit publik, që sipas tij, është një kambanë alarmi për vendin. Një mesazh e pati edhe për opozitën, për të cilët tha se nuk duhet të bëjë sikur nuk sheh. Për kreun e shtetit nëse nuk merren masa, vendi rrezikon të shkojë deri në falimentim.
28 Janar 2022, 10:22 -
Malko në ‘Repolitix’: Berisha ka dy opsione për të garuar në zgjedhjet e 6 marsit! Hajdari: Nëse Basha dhe ish-kryeministri gjejnë konsensus, do ketë garë të vërtetë! Haklaj: PD fiton 4 bashki
Ish-kryetari i shoqatës së prokurorëve, Shkëlqim Hajdari, teksa komentoi zgjedhjet e pjesshme vendore tha se nëse dy kampet e selisë blu e shtyjnë 'luftën' përtej 6 marsit, do të ketë një garë të vërtetë në zgjedhje.
27 Janar 2022, 22:13 -
PD, e kthyer si 'konvikt' pa kujdestar
Partia Demokratike, u katandis si mos më keq, dhe kjo për një vendim i marrë papritmas, me “kokën e tij”, nga Lulzim Basha. Kështu thonë sot ata që justifikojnë ndarjen, përçarjen, abuzimin dhe allishverishet, ambicjet për ta patur partinë nën hyqëm.
27 Janar 2022, 14:50 -
Retorika antishtet si promovim i vetëgjyqësisë dhe pandëshkueshmërisë
Tek ishte ngulur në oborrin e PD-së në datën tetë janar, Sali Berisha ka parë t’i kalojnë përanash dhe para syve sulmet e militantëve të tij të ndërkryer kundër selisë së asaj partie; ka parë qysqitë, varetë, shkallët, dashin goditës; ka parë thyerjen e xhamave, shqyerjen e dritareve.
27 Janar 2022, 14:41 -
Plator Nesturi: 6 marsi; as fitore por as prezantim dinjitoz opozitar
Zgjedhjet e pjesshme vendore më së shumti kanë interes në përballjen që do të ndodhë mes palëve të opozitës. Parë në këtë kontekst, përzgjedhja e kryebashkiakëve të rinj, në kontekstin politik nuk do të sjellë asnjë risi, përderisa kandidatët e maxhorancës do të jenë të pa rivalizuar përderisa palët e opozitës garën do e kenë mes tyre
27 Janar 2022, 13:52 -
Lokalet/ Qesëndia e Ramës, testi për 'Foltoren' Berisha dhe 'Podiumin' Basha!
Ka mbetur si një parabolë politike, ndodhia me dikur kryetarin e bashkisë së Bajram Currit. U shfaq një mëngjes në derën e kryeministrit të atëhershëm Meta dhe i kërkoi të ishte më i ndershëm me fondet për bashkinë e tij, një nga më të varfrat në vend.
27 Janar 2022, 11:28 -
Bejko: S'ka kandidat konsensual me Berishën më 6 mars, sulmet ndaj Kim për negociata me SHBA! Drejtësia të veprojë, politikanët e korruptuar harxhojnë paratë me dashnoret në vende ekzotike
Mes Bashës dhe Berishës nuk do të ketë asnjë bashkëpunim për kandidatë konsensual në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Lidhur me sulmet që Berisha u bën ambasadores Yuri Kim, për Bejkon është thjeshtë një mënyrë e tij për të tërhequr vëmendjen e Washingtonit dhe negociuar për statusin 'non grata'.
26 Janar 2022, 22:36 -
Meta: Po të më shkruajë Rama për takim, lë studion dhe iki! Më ka marrë malli për Sali Berishën
Presidenti Ilir Meta, deklaroi këtë mbrëmje se e ka marrë malli për Sali Berishën pasi ka disa muaj që nuk e takon, ndërsa për Ramën nuk ka. Por e papritur ishte kur Presidenti tha se nëse i shkruan Rama në këto mome
26 Janar 2022, 22:35 -
Meta: Rama e Basha vranë 4 protestues më '21 janar'! Vrasjet ishin planifikuar, më njoftuan miqtë përtej Oqeanit! Nëse shkarkohem, do ankimoj vendimin e 'Kushtetueses'
Kreu i shtetit theksoi se disa miq të huaj e kanë telefonuar dhe i kanë thënë se në atë protestë ishte planifikuar të vriteshin njerëz. Ndër të tjera kreu i shtetit tha se pasi mori këtë telefonatë, njoftoi Berishën i cili asokohe ishte kryeministër, se Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë planifikuar të vrasin njerëz në protestë.
26 Janar 2022, 22:02 -
6 marsi/ Basha takime, Berisha kërkon ‘ndihmë’ nga anëtarësia, të premten PS mbledh kryesinë, priten kandidatët
Të premten, kryesocialisti Edi Rama pritet të publikojë emrat e kandidatëve për zgjedhjet në 6 bashki. Por edhe pse takimet kanë nisur në kampin djathtë situata duket më e vështirë, me Lulzim Bashën që nuk ka nxjerrë asnjë emër dhe me Berishën që po përpiqet të nxjerrë nga baza emrat e kandidatëve të tij por me siglën e PD-së.
26 Janar 2022, 19:51 -
Ronald Bejko i përgjigjet Tritan Shehut: Sanço Panço që dje akuzonte Berishën e sot e mbron
Roland Bejko, i cili është emëruar në krye të PD-së së Gjirokastrës, i është përgjigjur Tritan Shehut, që e ka sulmuar atë. Me një postim në Facebook, Bejko i drejtohet Tritan Shehut si 'Sanço Panço', teksa thekson se ai që sot mbron Berishën, dikur nuk hezitonte ta akuzonte atë.&
26 Janar 2022, 20:13 -
Ikin dritat, Bashës i 'dështon' shëtitja në pedonalen e Korçës (VIDEO)
Pas takimit me demokratët në Korçë, Kreu i PD-së Lulzim Basha, bashkë me disa mbështetës të tij, lëvizin në këmbë në pedonalen e qytetit. E megjithatë shëtitja e Bashës nuk zgjati shumë, pasi momenti u 'prish' nga ikja e dritave.
26 Janar 2022, 19:03 -
Basha takim me demokratët në Korçë: Presidenti, Kryeministri e Kreu i Kuvendit të justifikojnë pasurinë! Burg për ata që kanë marrë pushtetin me ndihmën e krimit
Për Sali Berishën, Edi Ramën e Ilir Metën, Basha tha se janë kthyer në '3 aktorë' të një drame që po rëndon mbi kurrizin e shqiptarëve. Ndalur te akuzat e Berishës, Basha tha se qëllimi i tij është të çojë hapa pas Shqipërinë, por shprehu me forcë se ai nuk do të ndalet përballë këtyre sulmeve e ofendimeve.
26 Janar 2022, 18:26 -
Modeli italian edhe për kryetarët e partive, apo jo?
Edhe pse në statutin e Partisë Demokratike, është kërkuar me ngulm futja e një neni të tillë që kufizon vazhdimin e mandatit të kryetarit në rast se humbet zgjedhjet, ajo nuk është pranuar pikërisht nga Basha. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se Sali Berisha ishte i pari në atë parti, që u dorëhoq pa kthim, kur humbi zgjedhjet e vitit 2013, dhe kjo u vlerësua edhe nga anëtarësia, edhe pse shumica e tyre nuk e pranonte një gjë të tillë
26 Janar 2022, 17:50 -
Militantët e Berishës presin me protesta Bashën në Korçë, përplasen me mbështetësit e kryedemokratit (VIDEO)
Mbështetësit e Berishës nuk i kursyen as sharjet, duke bërë që të përplasen me simpatizantët e Bashës. E pranishme ishte edhe policia, duke shmangur që përplasja mes tyre të shkonte deri në përplasje fizike.
26 Janar 2022, 17:24 -
Lorenc Vangjeli: Lulëzim Basha, kryetar për dyqind lekë
Në një ambient normal politik duhet të ishte tërësisht ndryshe. Lulzim Basha, i cënuar në legjitimitetin e tij moral, por edhe institucional, duhet të kishte dalë prej kohësh nga bunkeri i zgjedhjeve të verës së vjetshme që e mbajtën në krye të partisë dhe duhej të ishte votëbesuar sërish ndër demokratë. Jo sepse ja kërkon i ngjashmi i tij, një tjetër humbës serial si Berisha, të cilit amerikanët i noterizuan në anglisht atë që një milion shqiptarë ja thanë shqip njëri pas tjetrit në vitin e largët 2013: ik se je minues i demokracisë dhe i korruptuar!
26 Janar 2022, 17:23 -
Basha caktoi Bejkon si drejtues politik të qarkut të Gjirokastrës, reagon Tritan Shehu: Qesharake
Tritan Shehu ka reaguar pasi Lulzim Basha caktoi sot si drejtues politik të PD në qarkun e Gjirokastrës Roland Bejkon. Shehu, i cili u shkarkua nga ky post pasi iu bashkua grupimit të Sali Berishës, e konsideron qesharak këtë vendim të Bashës për zëvendësimin e tij me Bejkon.Reagimi i plotë:Deputeti i nguj
26 Janar 2022, 16:52 -
Pas emërimit të Alibeajt si drejtues politik i qarkut Shkodër, Basha emëron Roland Bejkon në Gjirokastër
Roland Bejko është emëruar drejtuesi politik i PD në qarkun e Gjirokastrës. Bejko zëvendëson në këtë post Tritan Shehun, i cili i është bashkëuas Sali Berishës. Emërimi i Bejkos vjen vetëm pas emërimit të Enkelejd Alibeajt si drejtues politik i qarkut të Shkodrës, pas dorëheqjes nga ky post të
26 Janar 2022, 15:14 -
Helidon Bushati jep dorëheqjen si drejtues politik i PD në Shkodër: Duhet një figurë që bashkon demokratët! Basha emëron Alibeajn! Pas Tritan Shehut në Gjirokastër caktohet Roland Bejko
Vetëm 40 ditë nga zgjedhjet e pjesshme vendore, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun Shkodër ka dhënë dorëheqjen nga ky pozicion. Një prej 6 bashkive që do të ketë zgjedhje më 6 mars është pikërisht ajo e Shkodër.
26 Janar 2022, 13:53